E hene, 14.06.2021, 08:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (2)

E hene, 16.11.2020, 10:55 PM


Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme

(2)

NGA DR. NUHI VESELAJ

II. nga shqija e “përzier” E rilindësve deri te standardizimi

gjatë periudhës së pavarësisë mbi bazë të

gegnishtes me paskajore TË mirëfilltë në themel

Me pa më larg nuk mjaftojnë sall sytë e ballit.

Sihyrje

Rilindësit tanë idealistë që nga fillet e shekullit XIX trashëguan vetëm disa nga veprat e shkrimtarëve tanë të vjetër, ngase ato u zbuluan, u studiuan e u vlerësuan më vonë, por ata mbi të gjitha u mbështetën në gjuhën e folur popullore dhe, pasi ishte gjuhë e veçantë, nuk ishte me prejardhje as romane, as kjo mëvetësllave, atëherë kjo mëvetësi që ngjalli interes tek studiusit europian të kohës motivoi edhe rilindësit tanë të interesohen për historinë e saj të lashtë autoktone

Në realitet në këtë periudhë, shqipja identifikohej në dy koine atavikisht të përpunuara, në Veri gegnishtja që dallohej me terminologji pleqnish kanunore, ku mbizotëronte paskajorja me+pjesore si dhe hundorzimi i disa zanoreve dhe në Jug, toskërishtja, ku dukuria e rotacizmit, përveç shndërrimi i N-së ndrvokalike në R, kishte prekur edhe ndryshime të tjera, qoftë në zbutjen timbrit të zanoreve hundorëzuese, qoftë në zbutjen e theksit të disa bashkëtingëlloreve sonore fundfjalëshe në sorde, po kishin ndodhur edhe ndryshime edhe në natyrën e formave foljore e emërore të togut diftongor -UE ndaj -UA edhe të pjesores së paskajores në zgjedhim foljesh, por megjithatë këto ndryshime gjuhësore nuk paraqitnin pengesa aq të mëdha sa mos të përqafohej gjuha shqipe si një  kauzë e përlindjes dhe bashkimit të kombit shqiptar. Sidoqoftë, kur kemi parasysh shfrytëzimin e gjuhës poetike e publicistike si propagandë të bardhë kombëtare, ndonëse lidhshmëria e shkodranëve katolikë me krijuesit rilindës toskë të jugut e gjithandej nuk mund të mohohej,por ajo ishte e kufizuar, megjithatë veprimtaria e jugorëve jo vetëm e frashërjotëve, por edhe disa veprimtarëve të tjerë atdhetaro-propagandisht dilte më gjallëruese. Këtu kemi parasysh edhe ndërlidhjet diasporë/vendlidje nga mergimtarët si nga Rumania, Egjypti, madje individët nga Europa e Amerika. Gjithashtu, assesi s’bën me harrue ndrëlidhjet veri e jug me arbëreshët e Italisë. Por sido që të ketë qenë, edhe pse gjuha shqipe në përgjithësi si dhe ajo popullore ishte e palëvruar, rilindësit ngulmonin që sa më tepër të dilte në shesh shqipja vëndëse burimore, si në të folur e mundësisht edhe në të shkruar.  Në këtë vazhdë ndihmuan edhe dy fjalorë të rëndësishëm ai i k/ Kristoforidhit, ku u përfshinë fjal nga të gjitha trevat, por më fort nga Jugu dhe Fjalori i Bashkimit, ku u volën  fjalë nga Veriu.

Sido që të ketë qenë, nga rilindësit kërkohej të shkruhej sa më shqip, jo e përzier me turqizma, greqizma, sllavizma e gjuhë të tjera. Për ta, aspak nuk prishte pune të kishte sa më shumë fjalë vendëse, qoftë edhe variantesh të ndryshme me sinonimi laramane. Natyrisht në të folmet e shqipes edhe në gegnishte në Veri dhe në tosknishte në Jug në të dyja koinetë ishte e pranishme edhe paskajorja në versionet përkatëse: paskajorja gege shumë frekuentuese në dy trajta të natyrshme, edhe në trajtën me + pjesore e shkurtë, edhe në trajtën e pjesores së zgjeruar, ndërsa ajo e toskërishtes dilte jo aq frekuentuese, edhe pse idemtifikohej edhe gjithandej në të dyja trajtat.

Së këtejmi, për të kuptuar më mirë këtë gjendje komplekse lidhur me paskajoren, në këtë krye do të sjellim në trajtim shkurt fare:

së pari,  gjuhën  e Kanonizmës së Stambollit, ku edhe trajtat e paskajores me+pjesore dilnin të përziera, sipas identitetit dialektor.

së dyti, do të përmendim raste që përdorimi i paskajores së toskëzuar rrallohej në përdorim, ndërsa me+pjesorja e gegrishtes, gjithnjë e më shpesh përdorej në shkrimet e tyre edhe nga disa shkrimtarë e publicistë të dalluar toskë,  pa u shkëputur nga e folmja e tyre e  natyrshme – toskërishtja.

së treti, do ta analizojmë në hollësi kodin  e hartuar si gjuhë letrare nga Komisia Letrare e Shkodrës (1917), e sajuar mbi bazë të gegnishtes, pa e përçmuar toskërishten.

Meqë këto tri tema (gjuha e kanonzmës, paskajojra gege e përdorur nga krijues toskë dhe  kodi letrar i sajua nga Komisia e Shkodres) kapin një gamë të gjerë çështjesh, të cilat nuk janë të parrahura në gjuhësinë e kulturologjinë tonë, ne, do përpiqemi të vëmë në spikamë vetëm disa nga ato pika, të cilat edhe aktualisht zgjojnë interes, sepse trajtimi si duhet i temave të tilla do të kontribuojë jo vetëm në të kuptuarit e realitetit, por edhe në zgjidhjen e çështjeve të hapura të standardit të sotëm, siç është çështja e temës sonë që ka të bëjë me riintegrimin e paskajores së mirëfilltë në standardin e shqipes së natyrshme.

1) Paskajorja në Kanonizmën e Stambollit (1879)

Ne pa u zgjeruar në kërkime faktesh të tjera si shembull brendapërbrenda gjuhës së përzier të rilindësve, konkretisht po përqendrohemi rreth përdorimit të paskajores në të dyja trajtat dialektore koenizuese ashtu si i ndeshëm në Kanonizmën e Stambollit (1879).

Në këtë dokument 2-3 faqesh, shkruar parësorisht toskërisht, veç gegizmave të tjerë në mbi 20 raste është përdorur paskajorja me+pjesore  në trajta të pëziera sipas varianteve dialektore, që sipas fundore-prapashtesave përkatëse paralele gege/toske, do shembuj po i paraqitim    4 rubrika të skemuara:

1) numri rendor, sipas llojit paralel të shembullit,

2) shembuj gegnisht

3) shembujt toskërisht

4) theksimi i fundore-prapashtesës paralele gege/toske.

Skema, paskajorja sipas varianteve të përziera

1                                  2                                        3                                                               4

a)    ka me shkruem, për me shikuem /       me shkruar, me shumuarë:                     -uem /-uar;

b)   me bam,                                   /            me bërë,  kam me bërë;                          -m(ë) /-rë:

c)   me përdorunë, ka me u quejtunë,  me ngritunë/ me diturë, me hapurë. me shiturë/

-  ka me përdorurë; tue me mos pasurë(!):      -unë /-urë

ç)   kanë me u ba, me qenë.                                                                                    zerofundore.

Po këso përzierjesh ndeshim edhe në ndonjë shkrim tjetër, por siç do të shohim, ndërkohë, trajtat e paskajoreve të toskëzuara nga vetë toskërishtshkruesit do të përdorën gjthnjë e më rrallë, ndërsa këto të gegërishtes, duke ua lënë në shërbim pjesoren e zgjeruat mbiemrave e emrave të paranyjëzuar, do të kalojnë rëndomtë në formën e koduar: paskajore e mirëfilltë me+pjesore e shkurtë.

2) Paskajorja e mirëfilltë (gege) e përdorur nga  publicistë e shkrimtarë toskë

Është e vërtetë, se gjatë fazave të fundit të shek. XIX, dhe në fillim të XX-shit u rrit vëllimi i botimeve në toskërishte, por gëzon fakti se shumë autorë gjuhën e tyre e përzijinin me trajta e fjalë gege e në këtë kontekst dallohet përdorimi i paskajores me+pjesore në formë të shkurtë, ndërsa pjesorja e zgjeruar e paskajores gege si edhe ajo e toskëzuara e zgjeruar vinte gjithnjë duke dalë nga përdorimi si paskajore, por mbetej  e përforcuar, siç u tha, si trajtë kryesish në formim mbiemrash.

Nuk e shohim të arsyeshme të ndalemi gjatë rreth përdorimit të paskajores me+pjesore të toskëzuar nga disa shkrimtarë e publicistë toskë, duke filluar nga N. Frakulla, J. Vreto,  Th. Mitko, madje edhe Naim e Sami Frashëri, A. Z. Çajupi, si dhe vazhdues të tyre, të cilët, siç e kemi cekur më lart, e përdornin paskajoren e toskëzuar, ngase, siç na mori mendja, atë mund ta kishin të si shenjë gjurme (fosil) nga trashëgimia, por ndonjë rast mund të ishte edhe përftim vetjak, reflektuar asociacionisht nga formimi i  mbiemrave, por në gjuhën e disave prej tyre, sigurisht nën ndikimin e të folmeve ose edhe të shkruesve gegë, andaj paskajoren e mirëfilltë e ndeshim të futur në shkrimet e tyre pikërisht në formën e tipit me + pjesore e shkurtë (gege). Së këndejmi, po në këtë kontekst ne do të përmendim dy figura të shquara intelektuale toskërishshkruesish: Faik Konica  dhe Aleksandër  S. Drenova, të cilët me vetëdije e futën në përdorim paskajoren me +pjesore të gegnishtes.

a) Shembuj nga Faik Konica

Faik Konica i njohur për “toskërishten e tij elegante” vetën në tregimin “Dr Gjilpera”, e ka përdorur afro 30 herë paskajoren e mirëfilltë, ndërsa këtu me qëllim po e paraqitim një tekst të shkurtë të tij shkruar gegnisht, ku janë pëfshirë tri paskajore:

Nuk mundena me pushue së foluni kundër koineve (politikave) qi duen me e tretë e me  përpi këtë komb të dashun.

Siç mund të vërehet që të tri paskajoret: me pushue, me tretë dhe me  përpi, janë përdorur si  paskajore të  mirëfillta:  me + plus pjesore e shkurtë.

b) Shembuj nga Asdreni

Ndërkaq, Asdreni, në gjuhën e tij poetike kryesisht toskërishte inkorporoi 116 raste paskajoresh me + pjesore, të cilat sipas tipave të pjesores, në një punim shkencor, i kemi seleksionuar kështu:

1) Paskajore të mirëfillta  me+pjesore e shkurtë 73 raste (tipi: me ardhë,  me dhanë, me pa, me pru, me përtri,  me luftue, me kthye etj.)

2) Paskajore me +pjesore të cunguar (vetëm në diftong të foljeve) 16 raste (tipi: me coptu,  me shkëlzy etj.) ,

3) Paskajore me pjesore të zgjeruar tri variantesh me –UN 9, me -NUN- 1 dhe –MUN fundore, gjithsej 13 raste (si:  me qitun, me ranun, me shpëtumun etj.)

4) Paskajore të toskëzuara 14 raste, më –UR 7 dhe me –UAR/-YER 7 raste (si: me ditur, me gjetur, me shkëlqyer, me kërkuar etj.

Siç  po shihet Asdreni futi në përdorim në përqindje më të madhe paskajoren në trajtën e mirëfilltë me+pjesore të shkurtë.

Së këndejmi,  po due me thënë, se edhe nga ky këndvështrim kuptohet se sa e afërme për shkruesit toskë ishte forma e paskajores (gege) me+pjesore e shkurtë, ngase shkrimtarët e tillë toskë kishin synim të përbashkët me gegët me modifikue një gjuhë të përbashkët shkrimime vlerat e dëshmuara, siç ishte edhe paskajorja, tipar themelor i gegnishtes, por edhe shqipes globale..

E shohim të nevojshme që edhe njëherë ta kthejmë vëmendjen te format e pjesores në trajtat e verifikuara ose të mundshme të paskajores nga krahasimi gegnisht /tosknisht i foljeve të më poshtme të trashëguara para kanonizmës:

g. me ba, me bam, me bamun, me banën     /     t. me bënë, me bërë, me bë!

g. me ra,  me ramun, me ranën                    /      t. me rarë, me ranë , me rënë,   me ra!

g. me nda, me ndam , me ndamun me ndanen  / t. me ndarë, me nda,

g. me punue  me punuem , me punuen        /      t. me punuarë, me punuar, me punua!  -

Sido që qëka qenë, këtë gjendje për këtë pikë e kemi të trashëguar edhe nga rilindësit dhe që në atë kohë trajtat e tilla do të mbesin të hapura në konkurrencë paskajore gege / paskajore toske, ose më konkretisht dy pjesoret gege (e shkurtë dhe e zgjeruar) ndaj pjesoren shkurtë e të zgjeruar toske, të cilat këto të toskërishtes nuk e kishin vitalitetin fjalëformues të trashëguar që tregonte se  pjesorja e shkurtë e paskajores gege ishte më e hershme. Me fjalë të tjera është e vërtetë se në këtë periudhë të Rilindjes, të shkruarit e shqipes kishte probleme të shumta e të llojllojshme. I mungonte abeceja shqipe. Për këtë qëllim ishin  hartuar nga nevoja alfabete nga individë të caktuar, por më të sukseshëm në këtë punë u treguan  grupet e organizuara, siç ishte  Shoqata e Stambollit e Shoqnitë Bashkimi e Agimi në Shkodër. Ndërkohë, sidomos, nga gjysma e shekukullit XIX dhe fillimi i hekullit XX u shtuan edhe kërkesa për hapjen e shkollave me shqipen si gjuhë mësimi, Pas Shoqërisë së Stambollit si ngjarje tejet e rëndësishme për kohën ishte Kongresi i Manastirit 1908, edhe pse aty u lejuan dy alfabete.

Ndërkaq si propozim konkret mbështetur në gjeografinë gjuhësore ishte propozuar që  elbasanishtja të merrej si gjuhë e përbashkët letrare. Kjo ishte përmendur më herët nga studiues vendës e të huaj, por edhe nga vetë elbasanasit para e në Kongresin e Manastirit (1908), por të shtruarit dhe të miratuarit e saj u bë një vit më vonë, në Kongresin e Elbasanit 1909, por pa u bërë grumbullime materiali dhe pa u përcaktuar e bërë formulime të caktuara kodifikuese në këtët Kongres.

Në këtë situatë sprovuese u gjenden mirë mësuesit e Normales së Elbasanit, të cilët pa mohuar elbasanishten përdornin të folmet e kuptueshme për mësimmarrësit. Kështu vepronin  edhe mësuesit e tjerë në shkollat e kurset e sapohapura në klube vendi  edhe në diaspora dhe kudo ku ekzistonin sadopak kushte. Tani, nga fundi i sundimit të Turqisë anembanë trojeve shqiptare filluan të hapeshin kurse-shkolla të tilla, të cilat vende –vende  u mbyllën gjatë luftave ballkanike, por vende-vende edhe u gjalluan gjatë Luftës I Botërore. Ky gjallim ndodhi, nën pushtimin e Austrohungarisë (1916-1918), ngjarje kjo shumë fatlume për shkollën, kulturën e arsimimin  shqiptar, për të cilën do të flasim më poshtë.

3. Komisia Letrare  Shqipe -Shkodër (1916-1918) dhe Rregullat mbi

ortografinë e gjuhë shqipe të shkrueme (1917)

Siç na është e njohur, për shqiptarët e trojet e tyre më e keqja ndodhi pak para, e sidomos pas shpalljes së pavarësisë, më 28 Nëntor 1912, ngase gjatë kësaj kohe kishte plasur Lufta I Ballkanike, ku tokat shqiptare që ishin nën sovranitetin formal të Turqisë, ngjashëm si para 30-40 vitesh (nga koha e Kongresit të Berlinit (1877-1878) vazhdonin edhe më me furi të pushtoheshin nga qeveritë shoviniste fqinje. Këta pushtues vazhdues mbyllnin shkollat e sapohapura dhe asgjë nuk lejonin të frymonte shqip, madje ndodhi edhe Lufta II Ballkanike dhe pandaras vazhdoi Lufta e Parë Botërore, përsëri pësonin shqiptarët dhe tokat e tyre. Kështu shqiptarët vazhdonin të zhgrryheshin e vriteshin, sidomos nga ushtritë pushtuese serbe, malazeze, bullgare e greke. Por, si me thënë, aso kohe  ndodhi, siç thuhet, fat në fatkeqësi, sepse rasti e desh  që Austrohungaria, aleate me Bullgarinë, duke ndjekur ushtrinë serbe e maleleze nga tokat e pushtuara shqiptare, sidomos këndej nga Veriu, në krahasim me robërinë primitive shtazarake serbo-malazeze taktikisht e faktikisht ky shtet u soll më ndryshe ndaj shqiptarëve. Ndodhi ajo që thuhet anmiku i anmikut tim u bë miku im, ngase vërtet Austrohungaria në krahasim me ripushtuesit e mëparshëm zaptues të egër, përgjithësisht u soll si mik me shqiptarët.

Siç dihet, Austrohungaria si fuqi shtetërore ushtarake politike edhe më përpara, e në veçanti nga Kongresi i Bërlinit e këndej, kishte patronat përkujdesjeje ndaj katolikëve të Arnautistanit të Turqisë, me qendër Shkodrën, mirëpo tani pas kësaj fitoreje kundër serbëve, pasi ndau sundimin e viseve shqiptare me bullgarët aleatë, duke e shtrirë administratën mbi trojet shqiptare kryesisht bregdetare deri nën Vjosë dhe në përputhje me interesa të ndërsjella e riaktivizoi këtë përkujdesje.Taktikisht shqiptarëve u dha njëfarë vetadministrimi. Faktikisht u lejoi t’i gëzonin simbolet kombëtare, administratën e shkollën shqipe. Ndër të tjera njihet ndihma në fushë kulturo-gjuhësore.

Që në fillim në vitin 1916, me urdhër të atij pushteti ushtarak autriak u formua Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës, e cila u ngarkua me detyrë të formulonte “Rregullat mbi orthografin e gjuhës shqipe të shkrueme”, punë kjo që u kuptua dhe u ndërmor seriozisht edhe nga vetë misët (anëtarët e asaj Komisie). Në këtë kontekst misët me një pune intensive dyvjeçare arritën të rezultonin me kodin e shkruar që në parim do të mbetet vepër me rëndësi historike për standardin e gjuhës shqipe.

Meqë kjo vepër e kësaj Komisie, nga të tjetër dhe nga ne është trajtuar sadokudo si temë e veçantë, ne këtu, pasi e rikonsultuam tekstin do të përpiqemi që sa më me korrektësi  të shprehim vetëm disa konstatimvlerësime vetjake në të cilat arritëm pas rishqyrtimit të këtij tekst-kodi fillestar të rëndësishëm për gjuhën tonë. Në këtë kontekst na ra në sy se vlerësimet e deritashme nuk rrahin në një vend, disa e ngrejnë tepër lart rëndësinë e saj e disa e nënvlerësojnë edhe qëllimshëm.

Sidoqoftë, ne për të qenë sa më kontruktiv pasi rilexuam tekstin me vëmendje, po japim vlerësimet tona në katër pika:

së pari, bëjmë fjalë për: Parime e rregulla mbi ortografin i gjuhës shqipe të shkrueme të vendosuna prej Komisis Letrare”,

së dyti, për sistemin foljor të përfshirë në Rregulla,

së treti, rreth përfshirjes së foljeve në shtojcën Rradhue fjalësh, me theks paskajoret e  mirëfillta dhe

së katërti, rreth shtrirje-zbatimit të këtij kodi si gjuhë zyrtare gjatë periudhës së Pavarësisë,  por që ende sfidon suksesshëm për ndonjë vlerë, siç është paskajorja.

1. Vlerësim rreth parimeve e rregullave ortografike nga teksti

Gjatë rikonsultimit të tekstit shoqërues dhe  sidomos të tekstit të paragrafëve nën titullin  Parime  e rregulla mbi ortografin e gjuhës shqipe të shkrueme të vendosuna prej Komisis Letrare” morëm përshtypjet tona, ndër të cilat si më të imponueshme po i përmendim këto konstatim-vlerësime:

E para, ndonëse misët nuk e kishin lehtë të ballafaqoheshin me zbatimin e një detyrë të tillë shkencore-arsimore e patriotike kaq me përgjegjësi, ata pasi e kuptuan si të tillë, andaj dhe vepruan me korrektësi drejt synimit për një kauzë të shenjtë kombëtare. Është e vërtetë se shqiptarët, mjerisht, patën fatin e tillë që viset e tyre më parë nuk ishin të bashkuara në një qendër  politike zyrtare e kulturore brenda atdheut të tyre ku do të kultivohej gjuha mbi një burim ngrohtësie prej nga do të rrezatonte tërësinë e viseve shqipfolëse, ngase Stambolli ishte larg  mundësive të një rrezatimi të tillë ashtu si edhe Shkodra., në anë tjetër skajore ishte jo e lirë për veprime të tilla madhore. Madje edhe momentalisht vendi ishte nën okupim dhe jo nga një pushtues. Megjithatë dihet se gjithandej nga Shkodra ka pasur shkolla fetare me ngjyresë kombëtare, ku veç tjerash mësohej shqipja. Kuptohet, mësimi jepej në të folmen shkodranisht. Andej  nga Jugu ku si shkollë e parë njihet Mësonjtorja e  Korçes (7 mars 1887 përdorej si gjuhë shkolle korçarishtja. Madje edhe Normalja e Elbasanit  (1 dhjetor 1909) si gjuhë mësimi e kishte të shpallur gego-elbasanishten, ku në të vërtetë pikërisht aty në Elbasan fillon sprova e ligjërimit si gjuhë e përbashkët mësimore shqipe, ku synohej edhe njësimi i gjuhës ligjërimore shkollore shqipe të njëzuar së paku kjo të arrihej në shqipshkrim, në mësimdhënie e mësimnxënie. Prandaj është meritë e kësaj Komisie me shumicë shkodrane që, siç shihet nga 11 paragrafët e këtyre “parimeve dhe rregullave”, gjuha nuk ndërlidhet me gjuhën shkollore me traditë të këtij qyteti, por me parapëlqimin e dialektit të Elbasanit si orientim themelor me drejtim nga toskërishtja, të cilit domosdo i duheshin disa përmirsime, duke pasur si bazë etimologjinë e disa fjalëve të ruajtura në toskërishte dhe nga disa të folme të gegnishtes nga Veriu.

E dyta, ndonëse në paragrafin 3  pranohet se fonetiko-fonologjia e shqipes kishte tri lloje zanoresh që nuk përputheshishin sipas të folmeve misët u pajtuan që derisa kjo çështje të studiohej kjo çështje lihej e haptë alternativisht sipas përzgjedhjes “fjalë-për fjalë”, siç thuhet në paragrafin 4.

E treta, në paragrafin 5 ceken konkretisht tufat e  bashkëzanoreve  mb, nd, ngj që ishin të zbrujtuna  në elbasanishte, ato në të shkruar duhen ruajtur të plota, siç ishin  në toskërishte dhe në disa të folme të gegnishtes. Me qëllim po e nëvizojmë këtë kriter, ngase do të ketë ndikuar subjektivisht edhe në raste rotacizimi,  disa raste si veçori e toskërishtes  e lidhur me të që dallohej vetëm në toskërishte nuk u morën parasysh, apo jo?!

E katërta, sido që të ketë qenë, në paragrafin pasues 6, kërkohet që si në toskërishte dyzanoret IE, UE, YE, të ruhen të plota, të cilat në elbasanishte ishin të përmbledhuna në zanore të gjata. Në të vërtetë, këto grupe zanoresh dilnin të monoftongëzuara, ashtu si edhe tufat e bashkëtingëlloreve të zbrujtuna edhe në të folme të tjera zakonisht në qytete, pra edhe në Shkodër,  mirëpo misët respektonin interesin e përgjithshëm me synim formimi të një gjuhe të përbashkët shkrimi për shumicën, pra edhe për tosknishten, e cila përmendet me respekt në shumicën e paragrafëve. Megjithatë, siç vihet re konkretisht në paragrafin 6, lidhur me tosknishten, bëhet lëshim, nuk dihet, me hir e me pahir, ceket tosknishtja e në tekst shënohen shembuj si të paqënë në tosknisht. Është fjala për trajtën –UE, te fjalët: thue, ftue, mue, pastaj pjesoret: shkue, punue, rrëfye, pa u shënuara fare trajta paralele të tosknishtes: thua, ftua, mua; shkua/r, punua/r, rrëfye/r. Ishte kjo lajthitje a gabim shtypi, nuk mund ta dimë, por gjithsesi ishte lëshim i rëndë, të cilin, do ta përpushim paksa në nëntitullin vijues.

E pesta, në paragrafit 7: Mbi tingullin e zvogluem -Ë , të katër pikat e përmbajtes janë në favor të toskërishtes dhe njëherazi e shpëtojnë gegnishten aktuale nga erozioni i mëtejshëm i fjalëve të tilla, në krahasim me standardin e synuar, si:

nËn a.: shËndet (shnet), rrËfye (rrfy),  kËndue (knu),

nën  b1.: punË, mollË,, luginË, pëlhurË,  parmendË, por ShkodËr,  vegËl, lakËn; burrË,  djalË etj.

nën b2 adjektivat: i  mirë e mirë,  i shpejtë e shpejtë etj., por i bukur e bukur,  i vogël e vogël etj.

nën b3:  folë, shkojmë, bajmë, (dhe shumësi) punëtorË, kryetarË.

Këtu ka vend për dikutim e sqarim, por sidoqoftë zgjidhjet e rekomanduara janë të drejta, largpamëse. Sidomos është vepruar drejt në pikën  nën b), sepse hiqet dorë nga ortografia e vjetër e praktikuar me –Ë fundore, si te rasti: i bukurË, i vogëlË.

E gjashta, në paragrafin 8. flitet për rregullat e përdorimit të apostrofit, ndërsa në paragrafin 9 në tri pika jepen rregulla për përdorimin e theksit të mprehtë, që për ne vështruar nga këndvështrimi i sotëm, nuk zgjojnë ndonjë interes, ashtu si edhe  përmbajtja e paragrafit 10, në të cilin rekomandohet që emrat femërorë në trajtën e shquar më -A ose –E të marrin një-J- epentetike si grue-j-a, shpi-j-a, përkatësisht bukuri –j-e,  dituni –j-e. Sot rregull i pranuar selektivisht:  grua gruaja (grue grueja), bukuri bukurie.

E shtata, në pragrafin 11, në dy pika shpjegohen dy dukuri me interes:

së pari,  nën 11/1. mbi të gjithë fjalët me A hundore të gegnishtes në toskërishte përgjgjet një –Ë,  si za (zë), gja  (gjë) asht (ësht) dhe

së dyti, nën 11/2. përmendet çështja e shenjimit të hundorzimit në gegnishte të shembujve të pësuar nga rotacizmi në tosknishte, ku N-ja ndëtvokalike shndërrohet në R, si: pe peni/peri,  fre freni freri, hi hini hiri, hu huni  huri, sy syni syri. Siç dihet, ai theks për drejtshqiptimin dhe drejtshkrimin tonë aktual del  fare i panevojshëm.

Sido që të ketë qenë, kur kemi parasysh kohë-hapësirën e punës dyvjeçare të Komisisë, kur shqipja nuk ishte e lëvruar, kur mbretëronte kohë lufte, kur pos Gjergj Pekmezit, të tjerët edhe pse nuk, ishin pa përvojë, megjithatë pothuajse askush prej tyre nuk kishte pasur mundësi të  kishte përvojë standardologjie apo profilizim të tillë filologjik, atëherë formulimi i përmbajtjes së 11 paragrafëve mund të cilësohet si një punë me vlerë për admirim, ngase qëllimi nuk ishte vetëm ai orientues që të kihej parasysh përafrimi toskërishte/gegnishte, por, kishte edhe karaktar udhëzimi dhe për veprime praktike unifikuese.

Natyrisht, mesa pamë kishte edhe paqartësi formulimi në këto Rregulla rreth sistemit foljor të shqipes, edhe të gegnishtes, por sidomos ndaj sistemit foljor të tosknishtes, i cili del i anashkaluar.

2. Vërejtje e konstatime rreth sistemit foljor trajtuar në Rregulla

Sipas procesverbalit anëtarët e kësaj Komisie si intelektualë të njohur kanë përdorur gjuhë të përpunuar të përzier sipas koineve (gege-toske). Kështu, mesa kemi vënë re, Gjergj Pekmezi toskë i lindur nga Ohri me paskajoren me + pjesore kishte hapur seancën e parë të përbashkët me misët, madje gjatë konsultimit të tekstit në shqyrtim, ku ai nuk ishte i pranishëm vumë re se në atë tekst janë përdorur mbi 10 raste të lidhore-kushtores ose të ardhmes së dëftores, si:

do të ketë fuqi,  do të shihet përdorimi,  të formohet nji gjuhë shkrimi, t’i japë nji trajtë të përbashkme, do të paraqiten, do të shkruhen e shqyptohen, do të parafytyrohet, do të shenjohet (3 herë),

por njëherazi janë përdorur edhe afro 10  paskajore të mirëfillta si:

me u dhanë,  me  përmirësuem,  me u përpjekë,  me bamë  kërkime, ka me dalë,  kanë me  bamun, për me shtypë, duhet  me u shkrue (2 herë).

Është përdorur edhe në një rast edhe paskajorja e dytë (gegnisht): Ka për ta gjetë vetë rrugën e mesme.

Me fjalë të tjera, kjo praktikë e përdorimit të lidhores dhe të paskajores, por edhe të pjesores së shkurtë, sipas specifikimit të nënfushave përkatëse semantike ishte shumë punë e mirë ndaj respektimit të natyrës së gjuhës shqipe. Kjo është arsyeja që ne vazhdimisht po ngulmojmë që edhe në të tashmen e në të ardhmen (në cilëndo baze standarde gegnisht e tosknisht) lidhorja dhe paskajorja duhet të veprojnë në një front të përbashkët drejt konsolidimit e zhvillimit të shqipes standarde, duke specifikuar më mirë secila trajtë nënfushën  e vet stilistike e  semantike dhe së bashku të konsolidojnë të tërën e shqipes së natyrshme, apo jo?

Sidoqoftë, ne këtu po në kuadër të sistemit foljor të manipuluar nga Komisia, ngase na duket se në trajtimet e deritashme kjo temë nuk është rrahur mjaftueshëm e si duhet, në vijim do të përpiqemi të përmbledhim shembujt e trajtave foljore si lëndë konkrete të përfshira në këto Rregulla. Në të vërtetë, në paragrafët e Rregullave, veç paskajoreve që shënuam më lart, ndeshëm  të shënuara këto trajta foljesh:

a) në pjesore:  mbathë, mbushë,  shkue, punue,  këndue; lye, rrëfye, folë,

b) në veta: shkojmë, bajmë;

c) në shumës (zgjedhim): pam pat pan, lam lat lan; pim, pit pin; blem, blet blen;

ç) në shprehje:  nd’ardhtë, nd’iktë  dhe

d) si trajtë e veçantë: shkërbas, shkërban  shkërbash, fjalë kjo, që sot shpjegohet ose si përbindësh ose me konceptin e trajtës shkërbej.

Sidoqoftë, me siguri, si edhe të tjerat, çdo trajtë foljore e shënuar do ta ketë pasur destinimin e caktuar ortografik e kuptimor gjuhësor, por për ne sot na shtojnë kërshërinë vetëm sa për t’i krahasuar zgjidhjet e atëhershme me këto të sotmet, ndonëse edhe sot, në këtë kontekst, kemi gjëra të diskutueshme.

Së këndejmi, te ne zgjojnë interes tri çështje tejet të rëndësishme të ndërlikuara  që lypsen sqaruar:

E para ka të bëjë me paraqitjen e trajtës së pjesores si trajtë përfaqësuese e foljes pika a)  mbathë. shkue, lye, folë, për mendimin tim më me vend  do të kishte qenë që trajtat e tilla të  ishin shënuar në paskajore me mbathë, me shkue, me lye, me folë e kështu me radhë. Me thënë  të drejtën nuk dimë se çfarë roli përfaqësues ka pjesorja në gjuhë të tjera, por në gjuhën tonë një trajtë e tillë sa i përket përfaqësimit (sidomos në gegmisht) assesi nuk mund të krahasohet me trajtën e paskajores së mirëfilltë me+pjesore të shkurtë. Po ashtu si trajta përfaqësuese që po praktikohen madje as  në letrarishten sotme me njëjësin e vetës së parë të dëftores: mbath shkoj, lyej, flas ose me pjesoren e zgjeruar të standardit: mbathur, shkuar, lyer, folur  assesi nuk mund të krahasohen me trajtën e paskajores së mirëfilltë: me + pjesore e shkurt, sepse pjesores në përgjithësi  e sidomos sidomos asaj gege) në gjuhën tonë, i mungon kuptimi themelor përfaqësues, ngase, pa marrë parasysh të kaluaren sot atë përfaqësim e ka nën zotërim paskajorja: me mbathë, me shkue, me lye, me fo  e cila në të vetvete  një veprim të tillë e kryen konsceptualisht në të tashmen gjithëkohore, në të kaluarën e përgjithshme besa edhe në të ardhmen të së shkuar, koncepte këto që në të gjitha rastet shprehet një veprim a një gjendje në mënyrë të përgjithshme që bart në vetvete të gjtha kohët të ngjyera me koncept abstraksioni, si  të tashmen mbarëkohore, të kaluarën e papërcaktuar limitisht dhe të ardhmen e të së shkuarës, koncepte këto që përbëjnë në njëfarë mënyre një autonomi të veçantë semantike, e cila nuk mund të shfaqë dot  me asnjë formë tjetër, madje assesi jo se jo, as me të tashmen e dëftores. Me fjalë të tjera  “kategoria  gramatikore e kohës  së paskajores shqipe  ka vlerë fiktive  dhe reale  (Ana Arapi). Krahaso edhe edhe njëherë: trajtat përfaqësuese të shqipes së sotme njëjësi i dëftores: mbath, shkoj,  lyej, flas si dhe ato me pjesore në dy vaiantet dialektore: mbathë/mbathur, shkue /shkuar, lyej /lyer folë/ folur, me trajtat e  paskajores së mirëfilltë: me mbathë, me shkue, me lye, me folë. Gjithsesi  trajtat e dëftores dhe pjesorja  kjuptimisht qëndrojnë në erë, sepse kuptimin mbarëkohor të abstraktuar  ontologjik  e shpreh me kompetencë vetëm paskajorja si trajtë përfaqësuese foljes.

E dyta, ç’është e vërteta, përveç çështjes së pjesores si trajtë përfaqësuese, siç u trajtua më sipër,  që në Rregulla në vend të paskajores si formë përfaqësuese misët e Komisisë u mjaftuan me të shënuarit e pjesores si trajtë përfaqësuese, pra ky veprim është për kritikë, ngase ndaj mjaftueshmërisë së pjesores si trajtë përfaqësuese, edhe atëherë, me të drejtë mund të shprehej rezervë, ashtu siç bëhet  edhe sot, por për mendimin tonë është edhe një rast tjetër problematik që tani po e paraqitim. Konketisht në paragrafin 6 të Rregullave thuhet se  “dyzanoret ie ue, ye, te emrat:  qiell, miell, diell; ftue, thue ashtu si edhe foljet: shkue, punue, lye, rrëfye, shkruhen të plota, ashtu si janë në dialekt tosknisht (?!), ku në të vërtetë, vetëm tre shembujt e parë  në tosknisht e gegnisht shkruhen ashtu, siç u cek më sipër (qiell, diell, miell), ndërsa dy emrat e fundit (nënvizuar prej nesh) në tosknishte shqiptohen, jo me UE, po me dynorshin  –UA: ftua,thua, që te pjesoret më UA dhe YE për dallim mund t’u shtohej –R-ja e toskërishtes: kam punua kam punuar, lam lye kam lyer, pata  rrëfye pata rrëfyer. Pra –UE- e gegnishtes  te shembujt: ftue, thue¸ shkue, punue, në toskërishte dilte  togu –UA-, që foljeve mund t’u shtohej plus –R-ja, si element mbiemri, përkatësisht i pjesores toske të zgjeruar.  Kjo që u tha  ia vlen të dihet, por ne kemi vërtejtur edhe diçka tjetër. Përveç kësaj mungese në Rregulla del edhe një paqartësi  që nuk është vërejtur deri më sot që tash fill  po e paraqit si pikë të tretë.

E treta, në tekstin e kryerreshtit të tretë të urdhër-vendimit të Komandës së Lartë Austriake dorëzuar Komisisë Letrare, më 24 II.1917, lidhur me paragrafin 6, theksohet se “u pëlqye që tash për tash të mbajtunit e të dy mënyrave ortografie të disa formave si t’emnavet ashtu edhe të verbavet..., Urdhër ky, nga i cili kuptojmë se kemi të bëjmë me “dy ortografi”, apo jo? Kërkohet qartësim: së pari  kemi të bëjmë, vërtet,  me  drejtshkrimin gegnisht, siç qëndron e shënuar aty në paragrafin 6, apo, kemi të bëjmë me diçka tjetër, siç lexohet qartë tek urdhëri në fjalë: të shkruhen të plota në djalektin tosknisht?!

Pra kjo është çështja që kërkon sqarim, sepse në rregulla mungon alternativa, siç e sqaruam më lart. Me fjalë të tjera, mos vallë, Komisia i bëri bisht urdhërit rreth aplikimit të dy ortografive, duke e parapëlqye vetëm zgjidhjen në gegnisht, apo jo?! Sido që të ketë qenë, është e vërtetë, siç e kemi vënë re në vlerësimin e publikuar më herët se nga rregullat e publikuara të Komisisë del se është  anashkaluar: sistemi foljor i tosknishtes. Ndoshta ky anashkalim është bërë me qëllim, duke menduar se fenomeni i rotacizmit si ndikim i greqishtes duhej zhbërë, apo jo?!! Madje, ndoshta për këtë çështje është shfrytëzuar kriteri i thjeshtëzimit, i cili  theksohet në rregulla se Komisia pati parasysh vetëm elementet e shtrirjes së fakteve në dy dialektet,  ndërsa rotacizmi shihej si veçori e një dialekti, apo jo?!

Gjithsesi, mund të thuhet se synimi i Komisisë ishte formimi i një gjuhe unike zyrtare të përbashkët, pa rotacizëm të sforcuar në sistemin emëror, ndërsa pa të në sistemin foljor. Ndoshta ky kriter ishte shkak që në njëfarë mënyre u arsyetua më vonë një “hakmarrje primitive” kur pas  LDB  me “shenjim pushteti” u përjashtua nga kodi i letrarishtes komplet sistemin foljor i gegnishtes, me ç’rast ra viktimë edhe paskajorja e mirëfilltë, apo jo?!

Nga sa u tha, si dy të parat, edhe kjo çështje  e tretë del e përmjegullt, qoftë nga vendimet e asaj komande, qoftë nga formulimet e Rregullave të ortografisë nga Komisia, qoftë edhe nga interprertimet e ndërkohshme të paqarta të studiuesve e standardologëve lidhur me këtë. Në të vërtetë, duke e parë paskajoren e mirëfilltë feniks të ringjallur në standardin e sotëm, që bazat e vlerës së vërtetë kjo paskajore i mori nga vlerësimi i Komisisë letrare të Shkodrës, siç do të shohim në vijim, atëherë besojmë se edhe kjo çështje si shumë të tjera do të kthjellet më mirë gjatë  trajtimit të raportit ndërkoenizues të shqipes së natyrshme.

3. Rreth përfshirjes së lëndës në shtojcën “Rradhue fjalësh”,

me theks paskajoret e mirëfilklta

Në librin “Drejtshkrimet e  shqipes”, përgatitur nga ak. Rexhep Ismajli, botim i ASHAK, Prishtinë, 2005, si shtojcë Rregullave mbi orthografinë... e Komisis Letrare, Shkodër 1917, f. 231, është botuar një listë fjalës e titulluar  Rradhue fjalësh, në të cilën janë përfshirë  268 fjalë, prej të cilave 149 emra, 92 folje (që të gjitha paskajore të mirëfillta), 6 mbiemra të paranyjëzuar dhe 21 pjesë të tjera të ligjeratës. Çdo shembull si rast i shënuar mund të zgjojë enteres, si b.f. dallimi i shquarsisë dhe i gjinisë së emrave,  mbiemrat me nyjet në kllapa, parafjalët paralele: mbë e më, ndë e në, pjesëzat: ndo e do, ndoshta e ndofta, ndafolja sonde e sonte etj., por për ne, për temën tonë në trajtim konkretisht zgjojnë shumë interes mbi 90 foljet që të gjitha të shënuara vetëm në paskajoren e mirëfilltë: pjesore  e shkurtë, me pjesëzën me në kllapa dhe dy raste me me + pjesore të zgjeruar me duplim prapashtese, për të cilat (paskajoret) do të bëjmë fjalë më në hollësi pak më poshtë, pasi të japim ndonjë vlerësim të përgjithshëm ndërlidhur me të dhënat që na i mponohen si dijeni nga ky dokument, si p.sh.:

E para,  vetë emri i titullit  rradhue  fjalësh  imponohet si sinonim i termave  të përvetësuar nga gjuha e huaj  listë ose regjistër fjalësh e jo notes apo fletore shënimesh siç është reflektuar në FGJSSH 1980 në trajtën e toskëzuar fjala:  radhua radhoi  -radhor, f. 1631, sepse me fjalën rradhue ose radhua radhoi  kemi të bëjmë me radhitje  fjalësh/ Pra kemi të bëjmë me listë apo regjistër fjalësh apo jo?!

E dyta,  si duket ky Rradhue është një fragment i një dokumantacioni më të gjerë punues i kësaj natyre i përgatitur nga referuesi përkatës në të mirë të zbatimit të Rregullave, i ruajtur rastësisht. Kështu supozojmë, sepse materiali i përfshirë në këtë Rradhue (listë) fjalësh ka të bëjë me parafrafin 5 të Rregullave ku thuhet:“Tufat e bashkëtingulloreve  mb, nd e ngj  shkruhen e shqiptohet të plota...” rregull ky i cili ilustrohet  me  2- 3 shembuj përkatësisht: mbret, mbathë, mbushë; nder ndrikull, rend; ungjill, engjëll, ndërsa në Rradhue, nga referuesi si trajta shoqëruese përfaqësuese vetëm për grupin mb, janë shënuar 97 fjalë-shembuj, ndërsa për  nd 171 shembuj. E thamë se është fragment, sepse domosodo do të kenë ekzistuar edhe shembuj me ngj, si ungjill, engjëll etj. por do të jenë tretur rastësisht, apo jo?! Sido qët të ketë qenë, edhe nga ky fakt shihet qartë se sa rëndësi i kishin kushtuar, misët, anëtarë të asaj Komisie,  grumbullimit  të materialit dhe përgatitjes deri në akribi, çështjeve të normëzimit të gjuhës shqipe.

E treta, ndërlidhur me pikën e mësipërme, gjithashtu kuptohet se për secilën pikë të Rregullave në tryezë shqyrtimi do të ketë pasur material të tillë të parapërgatitur dhe, sa ishin të angazhuar që zbatimi i kodit të ishte sa më i plotë dhe i realisht i dokumentueshëm. Që me të vërtetë është trajtuar një material i tillë pikërisht rreth opusit të gjerë të foljeve jo vetëm nga Gropa e Shkodrës e Elbasani, po nga mbarë shqipja, tregon kjo episodë shumë interesante, e cila mund të shfrytëzohet si vlerë  edhe për situatën që ndodhemi sot. Komisioni gjatë trajtimit të drejtshkrimit të trajtës së pjesores së paskajores të foljeve më -O, duke u bazuar në gjuhën e qytetit të Shkodrës, ndoshta edhe të Elbasanit, të gjithë shembujt e tipit në trajtën përfaqësuese të paskajores i kishte shënuar fillimisht me fundoren –U të pjesores së shkurtë: punu (me punu), shku (me shku), pushu (me pushu) e kështu me radhë, dhe pa e proceduar mirë në të ngrysur  ndëprejnë punën për të vazhduar të nesërmen.Të nesërmen, njëri nga misët, mbase studiuesi më i ri dhe më i papritueshmi,Vinçenc Prennushi, i cili tëërheq vërejtje dhe argumenton se duhet ta kthejmë togun UE, ngase fundorja -U- vërtet dëgjohet në qytet, por krejt rrethina, fshatrat e më gjerë e kanë në përdorim diftongun –UE, atëherë misët pajtohen njëzëri dhe bëhet korrigjimi, Kështu fundorja e pjesores së foljeve të atij tipi kodohet me –UE fundore:  me  punue, me shkue, me pushue etj. siç edhe i ndeshim  shembujt  edhe në  Rregulla edhe në Radhue fjalësh e proceverbal, rregull apo zgjidhje kjo që deri më sot si në gegnishte ashtu edhe në letrarishten e sotme, respektohet.

E katërta, siç u caktua trajta e shkurtër e pjesores  për foljet më –O, e cila  u kodua  me fundoren –UE, ashtu u përcaktua trajta e shkurtër e pjesores  për tërë  sistemin foljor të shqipes (sprovë 90 shembuj paskajoresh me pjesore të shkurtë) Kështu  për të parën herë u parapëlqye kodimi e mbaresë-fundorës -Ë për të gjitha foljet me bashkëtingëllore.  Së këndejmi kjo fundore (-Ë), nga foljet apofonike, kaloi si model zgjidhje cilësore më rëndësi të veçantë për të gjitha foljet me bashkëtingëllore, që është praktikuar gjatë periudhës së Pavarësisë  dhe në vijim, madje edhe gjatë periudhës së monizmit, në punime shkencore e sipas nornmës së situatës vazhdon të shënohet paskajorja, po edhe pjersorja konsonantike me Ë fundore.

E pesta, pikërisht ky togzanor –UE, përkatësisht trajtat e shkurta të të gjitha tipave të foljeve me –Ë fundore në pjesoren  e paskajores  doli e pranueshëm jo vetëm nga Xhuvani, I. D. Sheperi, por edhe nga xhuvanët e shepërët e tjerë deri sa do të kodohet në gramatikën e Osman Muderrizit, madje edhe në standardin e shqipes mbi bazë gegnishte gjatë viteteve të ’40 të shekullit të kaluar e në  të gjitha ortografitë e Prishtinës der më 1968. Madje  trajta e pjesores së shkurtër më –UE për tipin e foljeve më –O, siç janë shembujt e normëzuar: mësues (me mësue). i qëndrueshëm (me qëndrue),  del e legjitimuar edhe  në drejtshkrmin e Kongresit 1972. e kështu me radhë.

E gjashta, kur është fjala te Rradhoi në shqyrtim si dokument, s’do mend se për shkencën shqiptare në përgjithësi dhe për punimin tonë në veçanti, nuk zgjon interes pse kërkohet aq me ngulm respektimi i shkrimit dhe i shqiptimit të togjeve mb, nd, ngj, por aq më tepër ka rëndësi lënda gjuhësore që përrmban, për fjalët që pasqyrojnë realitetin kohor të asaj periudhe dhe mënyra se si ishin zgjidhur çështjet rreth vendosjes së kodit standard gjuhësor, qoftë sa i përket sistemit emëror, qoftë atij foljor.

E shtata, mesa dimë, pikërisht lënda gjuhësore që përmban Rradhue fjalësh nuk del e trajtuar nga studiuesit tanë veçmas as nga sistemi emëror, as nga ai foljor. Së këndejmi, ne e pamë të arsyeshme ta vjelin nga ai Radhue, kokërr më kokërr vetëm lëndën me paskajoren e mirëfilltë, të cilën, për ta pasur më të qartë kryesisht sipas tipave të fundoreve të pjesoreve edhe si të tërë, po e paraqitim  në skemës vijuese në këto 6 rubrika:

1. Numri rendor, fundorja  dhe numri i shembujve.

2. Trajta e normëzuar (e tashmja dhe pjesorja) në shqipen e sotme.

3. Trajta ekzistuese e paskajores dhe pjesorja e shkurtë.

4. Pjesorja e shkurtë  e gjuhës shqipe në funksion emërformimi .

5. Pjesorja e zgjeruar e gegnishtes në funksion fjalëformimi, mbiemrave e asnjanësve të paranyjëzuar, por edhe të disa emrave.

6. Pjesorja e shqipes së sotme në funksion fjalëformimi të mbiemrave, asnjanësve të paranyjëzuar dhe të disa emrave.

Skema e tipave të paskajores së mirëfillta në Rradhue fjalësh 1917

me theks shtesë aftësia e pjesores si temëfjalëformuese

1

Nr.r., fundorja, nr. i shembujve

2

Trajtat  e normuara  në shq, e sot.

3

Trajta ekzistuese e paskajores

4              pejsorja e shkurtë e paskajores  në funksion emërformimi

5

Pjesorja e zgj.  e geg, në  funksion fjalëformimi.

6

Pjesorja. e  shq.. së sotme  në funks, ff.

1.  -UE   28

ndërtoj,

ndërtuar

me ndërtue

(ndërtue)

ndërtojë, ndërtim ndërtesë, ndërtues, ndërtonjës      ndërtmtar

ndërmtaritë ndurtuemët

I  e ndërtuem/ e, ndërtuen/e,  i ndërtueshëm/e, i e ndërtuet,

I e ndërtuar, të ndërtuarët

2  –Ë       44

mbath

mbathur

me mbathë

(mbathë)

mbathë-a, mbathje, mbathës mbathtar, mbathtore,

e bathme/ja të mbathmët

I, e mbathun, i e

mbathëm/me

i e mbathshëm /me, i/e mbathët

I  e mbathur të mabrhurët

3. –ATË   1

mbufas mbufatur

me mbufatë

(mbufatë)

mbufatë-a

mbufatje, mbufatës,

të mbufatët

I e embufatun i mbufatshëm/ i /e mbufatët,

I e mbufatur, të mbufaturët

4. –OSË    1

plandos, plandosur

me plandosë (plandosë)

plandosë-a, plandosje  të plandosët

I e plandosun , i plandost

I e plandosshme

I  e plandosur, të plandosurët

5. –ITË      3

trondis

tronditur,

me tronditë  (tronditë)

tronditje, tronditës       të tronditët

I/e tronditun/-ne I tronditshëm /e /me i tronditët

I  e tronditur, të tronditurët

6. –ISË      2

llamburis

llamburisur

me llamburisë

( llamburisë)

llamburisje,

llamburisës! të llamburisët

I/e llamburisshëm/-llamburisës, i e llamburist  I

I llamburisur, të llamburisurët

7. -YE       11

këmbej këmbyer

me këmbye

(këmbye)

këmbyes, këmbim këmbimtore  të këmbimët

i e këmbyem/e, i këmbyet,  këmbyen/e, i ekëmbyeshëm /me

I e këmbyer të këmbyrët

8. –Ë         2

mbjell

mbjellë

me mbjellë

(mbjellë)

mbjellje,  mbjellës, mbjellëse të mbjellat mbjelltar, të mbjellët

e mbjellë I mbjellshëm  /me, I i mbjellët

i e mbjellë të mbjellët

9 -IE         1

ndiej

ndier

me ndie (ndie)

ndies, ndimje të ndiemit të ndiemët

I ndiem/e, e ndieme,i ndiet i ndieshëm/ me

I e ndier ndierje, të ndierët ndierës

10. –MUN  2

ndaj

ndarë

me nda, me ndamun, me da,! (nda)

ndamje, ndamës, dajë-a

dasë-a, ndasi, danat, të ndamët

tI ndamë, i ndanë, i ndamun  i ndashëm t

I e ndarë të ndarët ndarës, ndarje

Disa venerime e komentime nga skema e mësipërme

Nga skema e mësipërme nga lënda dheelxuesi mund të vërejë ajo që i intereson sipas rubrikave edhe kamverinet e mia që do t’i shpreh në vijimerj në katër pika e më shumë nënpika e disa rregulla-konstatime:

Së pari, siç po shihet nga shembujt, në këtë Radhue fjalësh si shtojcë e Rregullave janë dhënë 92 shembuj foljesh me paskajore të mirëfilltë, 90 shembuj me pjesore të shkurtë dhe vetëm dy me pjesore të zgjeruar: me ndamun  me mbimun,

Së dyti, edhe pse seleksionimi ishte i rastësishëm, ngase numri nuk ishte qëllimi i sajuesit të dokumentit, po drejtshkrimi e drejtshqiptimi i tufave të bashkëngulloreve  mb e nd brenda fjalëve përkatëse, megjithatë, bë e gjetë ky material, për ne, për temën tonë, ngase po e shfrytëzojmë si provë të fortë për pasqyrimin e kriterit shkencor praktik rreth qëndrimit ndaj paskajores të asaj periudhe kohore dhe si të tillë e shfrytëzojmë për me nxjerrë më shumë të dhëna, kjo është arsyeja  pse e skemuam në disa rubrika . E skemuam, pra, për të mësuar jo aq sasinë e shembujve sipas tipave të foljeve të  paskajores me pjesore të shkurtë më  Ë  fundore 40 raste, me –UE fundore ose me zerombaresë 28, me –YE fundore 11 dhe për tipa foljesh me fundore të tjera në pjesore të paskajores që del në numër simbolik, por e ndamë ashtu për me mësue të vërtetën  se si dalin të përfaqësuara shumica e tipave të foljeve sipas zgjedhimit të tyre. Pra, për ne ky pasqyrim që e solli rasti ishte sprovë e mirëseardhur, pasi, për temën tonë, është një burim  tejet me vlerë për me konstatue dallimin fjalëformues të dy llojeve të pjesores së paskajores së gjuhës shqipe që po emnohet edhe si paskajore e gegnishtes,  e para, emërformimi me pjesore të shkurtë, trashëgimi e gegnishtes globale dhe e dyta, pjesorja e zgjeruar gege e toske në furnksion fjalëformimit të mbiemrave dhe asnjanëse prejpjesorë të paranyjëzuar sipas tipit të veçantë të foljes përkatëse  mbi temë në zanore a togzanor, që tani venerimet tona konkrete po i paraqitim në tri nënpika:

E para, shikuar nga këndvështrimi i sotëm pikërisht zgjidhjet e saksionuara me pjesoren e shkurtë, në vetvete janë një kthesë me ngjyresë revolucioni shkencor për kohën, ngase nuk ka qenë lehtë me ndërpre praktikën pararilindëse dhe sidomos atë rilindëse, ku mbizotëronte i paskaiorja me pjesore të zgjeruar. Andaj, duke u mbështetur në shembujt nga ky dokument arrijmë  në këto rregulla-konstatime:

1) Tipi foljeve më –O e të tjera mbi temë zanore e togzanor    nga shembujt e vjelë nga Kanonizma e Stambollit dilnin me pjesore paralele të zgjeruar, geg. -M/-N , tosk. –R fundore, si p.sh: me punuem ose me punuen /me punuar, me këmbyen / me këmbyer, me ndien / me ndier, me ndamë/me ndarë,  tani siç po shihet nga skema  shënohen vetëm në trajtën e shkurtë të pjesores pa –M/-R: me punue, me këmbye, me ndie, me nda.

2) Në këtë Rradhue,  prapashtesa -UN/-UR  e foljeve  konsonantike  si p.sh. me mbathun, me tronditun me llamadisur,  me mbufatun  me plandosun  si te foljet apofonike me mbjellë zëvendësohet më  –Ë: me mbathë,  me tronditë,  me llamburisë,  me mbufatë, me plandosë, e kështu me radhë. Dhe si  rrjedhojë e kësaj mënyre fjjalëformuese mbi bazë të pjesores së shkurtë (gegnishte), jo nga pjesorja e toskërishte as e zgjeruara e gegnishtes, nga 10 folje si po shihet nga skema  mbi baz të shqipes së natyrshme dalin të formuar afro 40 emra, atëbotë e sot të përligjur sipas kodit standard të Komisisë letrare- Shkodër  më 1917.

E dyta, po ashtu edhe aftësia fjalëformuese në raportin pjesore e zgjeruar gege /pjesore e zgjeruar toske sipas skemës, nga rubrikat 5 (gegnishte) që ishte e përligjur mbi bazë të normës në fuqi në krahasim me pjesoren e zgjeruar të tosknishtes (6), e cila ishte e paqortueshme në veprim, siç po shihet nga skema, sasia e përftimeve  del 3 me 1,  ose 30 me 10 në favor të gegnishtes..

Krahaso fundoret nga  shembujt e regjistruar gegnisht /toskërisht:

1) -UN ndaj -UR:  i mbathun  - i mbathur, i tronditun-  i tronditur, i llamburisun -i llamburisur, i mbufatun – i mbufatur, i plandosun – i plandosur,

2) –UEM/-UEN ndaj -UAR: i ndërtuem - i ndërtuar, i këmbyem – i këmbyer,  i ndiem – i ndier,  i ndamë -i ndarë,

3)  -Ë ndaj –Ë  i mbjellë – i mbjellë.

4) –SHËM i ndërtueshëm, i mbathshëm, i plandosshëm, i tronditshëm.

i llamburisshëm, i mbufatshëm,.  i këmbyeshëm, i ndieshëm,  i ndashëm,  i mbjellshëm dhe

5)  –T: i ndërtuet, i mbathtë,  i plandostë , llamburistë,  i mbufat,  i këmbyet,  i ndiet, i  ndamtë(!), i mjelltë.

Siç po shihet  dy shembuj e parë –UN ndaj  -UR  dhe -UEM/-UEN ndaj –UAR kanë barasvlerësi paralelizmi, rasti  i fundore prapashtesës –Ë (nga foljet apofonike) është i njëllojtë për të dy dialektet, kurse fundore-prapashtesat –SHËM dhe –T(ë) që simbolizojnë dy tipa mbimerorësh janë veçori e pjesores së zgjeruar të gegnishtes. Ja si dalin të shpjeguar anga  prof. Prof. B. Bokshit këto dy fundore-prapashtesa foljore–mbiemërore. Sipas tij –SHËM ishte prapashtesë e pjesores pësore të futurit (Shih Pjesorja  f,  f. 64), ndërsa  -T(ë)  si prapashtesë e lashtë e pjesores së  paskajores ndeshet në përdorim nga Gj. Buzuku.

Me këtë dua të them se procesi i shndërrimi në papashtesë mbiemërore ka ndodhur relativisht më herë, mbase para rotacizimit që pësoi toskërishtja, apo jo?! Së këndejmi, prandaj toskërishtja ka të drejtë ta kujtojë praninë e vet edhe në forminmet e tilla qysh nga koha antike apo jo, kur ishte e pandarë nga gegnishtja?

Sido që të ketë qenë, raporti numërik i formimit të mbiemrave për secilin tip të foljeve sipas skemës  del 3:1 ose  30 me 10 në favor të gegnishtes. Megjithatë në raportin gegnisht tosknisht ka edhe ndryshime të tjera edhe sa i përket gjinisë dhe numrit  të mbiemrave përkatës,  Po i shënojmë disa nga shembujt e mësipërm duke theksuar  gjininë m. e f. dhe numrin njëjës shumës, duke kërkuar nga lexuesi që të vërejë harmonizimin e nyjës së përparme me nyjën shquese karakteristike, gegenisht e toskërisht:

1) Nga folja me ndërtue:

Geg.  m. i të ndërtuem/ ndërtuen , f. e, të ndërtueme, ndërtuene;

Tosk. m.:  i e të  ndërtuar   f. sh. ndërtuara.

2) Nga folja me mbathë

Geg. m. i, të  mbathun, - f.  e, të  mbathme ose mbathne

Tosk. m  i (e) të mbathur f. sh.  të mbathura

3) Nga folja me ndie

Geg. m. i ndiem, të ndiem(ë) ,  f. e, të ndieme/ndiene

Tosk.  i  e të ndier -    f.  sh, të ndiera

4) Nga folja me nda

Geg.  i  të ndamë/ndanë    f, e, të ndame/ndane

Tosk.  i e të ndarë      -      f. sh, të ndara

Siç po shihet njësi dhe shumësi i gjinisë mashkullore tek të katër shembujt gegnishte  dallohen vetëm sa i përket nyjës së përparme, sepse prejpjesori nuk ndryshon. ashtu ndodh edhe te shembulli në gjininë femërore, ku trajta merr nyjen shquese –E (njëjës e shumës), ndërkaq sa u përket trajtave të toskërishtes ka përkime por edhe dallime. Kështu  tek të gjithë shembujt trajta e njëjësit m. e f. dhe të shumësit m. përpjesori nuk ndryshon, por f., varësisht nga emri i gjinisë femërore që e cilëson, në shumës merr  trajtën  shquese femërore me  –A fundore.

E treta në rubrikën e pestë dhe të gjashtë, përkatësisht  të dy shembujt e fundit nga skema me ndie dhe me nda që i përsëritëm  edhe si mbiemra    shembullin e sapo trajtuar  kemi  të përftuar edhe edhe emra me pjesore të zgjeruar qoftë si asnjanës që  vlejnë për të gjithë shembujt gegnisht e toskërisht,  si:

1. Emra asnjanësish: të punuemët të punuent, -  të punuarët a të punuarit; të mbathunët a të mbathunit- të mbathurët a të mbathurit, të ndiemë a të ndiemit- të ndierët a të ndierit, së ndamët a të ndamit - të ndarët a të ndarit. që në njëfarë mënyre fundorët e tyre kanë mbetur të diskutueshëm derë në ditët e sotme.

2. Emra veprues  kemi shënuar në të dy variantet e pjesores të shkurtë e të zgjeruar në gegnishte si ndies e ndiemës, ndas e ndamës që po e shtojmë edhe shembullin e foljes me mbi  (me bi) me mbimë a me mbimun) mbis e mbimës që në toskërishte dalin vetëm me pjesoren e zgjeruar: ndierës, ndarës, mbirës

3. Ndërkaq si emra veprimi që gegenisht e toskërisht formohen mbi temë të pjesores së zgjeruar trajtat ndryshojnë vetëm sa i përket fundores -M/-R të pjesores  dialektore  +  prapashtesa –JE: ndiemje ndierje, ndamje - ndarje, mbimje – mbirje,  të cilët ndesheshin në përdorim gjatë periudhës së pavarësisë që dëshmohen edhe në FGJSH 1954, edhe pse ndërron favorëzimi standard në dobi të trajtave të toskërishtes.

Së treti,  e kemi cekur më lart, por do ta përforcojmë paksa edhe këtu se pikërisht ndarje-dallimi i funksionit të pjesores së shkurtër për formim emrash, ndërsa pjesorja e zgjeruar për formim  mbiemrash si kriter shkencor e pragmatik për mendimin tonë shënon një ngritje cilësore të cilën e ndihmoi kjo Komisi me 90 shembujt e shënuar në  Rradhuen në fjalë. Themi kështu, sepse  edhe në vijim e deri sot, ka paqartësi në raportin ndarës dypjesoresh të paskajores, me pjesore të shkurtë me mbaresë zera në njërën anë dhe  pjesore e zgjeruar me me fundore prapashtesat : M, -Ë, UN, parelele me të toskërishtes: - R, -RË,-UR, madje kishte  paqartësi edhe lidhur me dallimin sipas funksionit të pjesores së shkurtë të paskajores së gegnishtes në formim emrash në njërën anë dhe të paskajores me pjesore të zgjeruar të gegnishtes dhe të  tosknishtes në fushë të mbiemërzimit të pjesores së zgjeruar, por kishte dallime edhe brenda përbrenda vetë raportit pjesore e zgjeruar e gegnishtes ndaj asaj të toskërishtes, prandaj edhe sot nga vetë standardologët ka paqartësi  rreth këtij dallimi, çështje për të cilën, siç kërkova ndihje  në kreun e mëparshëm të këtij punimi duhet ta qartësojnë studiuesit e sotëm.

Së katërti, pa hyrë në përimtime  rreth problemeve të sapocekura e të pacekura, që kishte  aq shumë si edhe sot edhe atëherë kur vepronte norma e Komisisë, tashti do të  themi edhe diçka rreth pasqyrimit të realitetit fjalëformues sipas skemës së mësipërme, ku pjesorja e tosknishtes nuk ka qasje si temë fjalëfomuese në formimin e asnjë emri për  8 tipat sipas numritt rendor të foljeve që kap mbi 30 shembuj të shënuar.

Pra raporti  emra të formuar mbi bazë të pjesores së shkurtë të paskajores (gege) del 36 me zero. Kjo gjendje ekzistuese e periudhës së pavarësisë u trashëgua  edhe pas LDB dhe vazhdon edhe sot, ku pjesorja e shkurtë e paskajores vepron në sistemin fjalëformues të gjuhës shqipe, por letrarishtja nuk e pranon amën(!) e tyre, si me thënë, anomali sarkastike kjo, apo jo?! Përsërisim mbi bazë të pjesores së paskajores nga tetë folje, i kemi në përdorim mbi 30 emra. Vallë sa folje ka shqipja sa emra i kemi të formuar nga pjesorja e shkurtë e paskajores, emrat që i njeh  dhe i gëzon gjuha e natyrshme shqipe dhe standardi i saj, por standardi i sotëm  gramatikisht nuk e njeh amën e asaj pjesoreje të shkurtë, që është paskajorja e mirëfilltë?! Ndërkaq nga pjesorja e standardit të këtyre foljeve nuk e kemi asnjë formim emri, apo jo?| Le të konstatohet kjo marri, apo anomali! Fundi i fundit a mund të durohet nga shkenca shqiptare ?!

Së pesti, ç’është e vërteta,, mesa po shihet në Rradhue fjalësh Komisia duke i dhënë paskajores së mirëfilltë me+pjesore e shkurtë, vend të konsiderueshëm këtë trajtë e ka formëzuar qartë si trajtë themelore të strukturës foljore të gjuhës shqipe.  Kjo zgjidhje e Komisisë letrare e Shkodrës, duke formëzuar, pra,  paskajoren e mirëfilltë me + pjesore të shkurtë, si trajtë model përfaqësimi, gjeti përdorim të gjerë dhe u tregua si zgjidhje praktike e qëlluar në standardin vijues të shqipes (mbi bazë të gegnishtes). Në të vërtetë kjo paskajore (me +pjesore e shkurtë) siç doli edhe nga punimi ynë qysh para rotacizmit i përkiste shqipes globale, kjo u vërtetua, sidomos gjatë analizës së formimit të emrave të hershëm, më –O, më –IM/JE dhe -S. Mirëpo tani nga analiza lidhur me këtë  mund të nxiren edhe përfitime të tjera shkencore e praktike.

Së gjashti, për ta kuptuar të vërtetën mbi rolin që ka luajtur dhe e luan, paskajorja e mirëfilltë me +pjesore e shkurtë në tërë procesin e formimit të emrave si dhe formëzimit ligjërimor të gjuhës shqipe në tërësi, si dhe në procesin së kaluarës lidhur me  zgjedhimin e foljes, por me vlerë edhe për periudhën e sotme dhe të ardhme, mjaftron me sjell ndërmrnd analzën e sapcekur. Së këndejmi, rreth trajtave paskajoresh përgjithësisht dhe në veçanti të këtyre të përfshira në Radhue fjalësh, bazuar në fakte e shohim me interes të shprehim në përmbyllje këto 10 konstatime:

E para, ia vlen të theksohet e ritheksohete vërteta se kristalizimi i trajtës së  paskajores me +pjesore të shkurtë si themel sistemi është meritë e veçantë e misëve të Komisisë,  meritë kjo me rëndësi jetike për gjuhën  shqipe.

E dyta,  formë e vetme përfaqësuese e sistemit foljor të shqipes, zgjidhje-model kjo që jo vetëm do t’u shërbejë gramatikanëve në periudhën e pavarësisë, por do të mbetet shkencore, si kriter i shëndoshë analizash për trashëgimzgjidhje për çështje të shqipen si gjuhë e natyrshme. Dhe pikërisht ky formëzim i foljeve me punue, me shkëlqye, me folë, me dalë etj. si trajtë themelore e strukturës foljore tashti po tregohet katërcipërisht si një realitet i pamohueshëm.

E treta, duke u dhënë vendin e merituar pjesoreve të paskajores në procesin e fjalëformimit, sot e kemi më të qarta faktet e mëposhtme që po i përësrisim me qëllim përforcimi:

a) Pjesorja e shkurtë del e specializuar për formim emrash ku nuk merr pjesë pjesorja e  zgjeruar as e gegnishtes as e toskërishtes.

b)  Pjesorja e zgjeruar e gegnishtes dhe toskërishtes merr pjesë në formim  mbiemrash dhe asnjanës të paranyjëzuar.

c) Meqë  pjesorja e zgjeruar  e toskërishtes që është standardizuar nuk merr pjesë në formim emrash, atëherë raporti numerik temëfjalëformues pjesore e shkurtër-/pjesore e zgjeruar e letrarishtes  si temë prodhuese të emrave konkretë për një folje del 4 me 0 ose për dhjetë folje 40 : 0, në dobi të paskajores së mirëfilltë ose pjesores së saj të shkurtë.

ç) Ndërkaq edhe sa i përket formimit të  mbiemrave e asnjanësve të paranyjëzuar nga pjesorja e zgjeruar gege ndaj asaj toske në funksion temëfjalëformues numri i shembujve  ndryshon, ngase pjesorja e dialektit përkatës pëson dallim gjinie. Siç e pamë nga shembuj konkretë  raportri del 3 : 1, ose 30: 10 në të mirë të pjesores së zgjeruar të gegnishtes, mirëpo nëse  kemi parasysh ndryshim gjinie në njëjës e shumë raporti del   2 :1 ose 20 me 10 apo nëse mblidhen dallimet e tilla raporti del  5 me 1  për çdo folje ose 50 : 10  për 10 raste të provuara sipas skemës. Kështu shikuar thjesht raporti angazhues: pjesore gege/ pjesore toske vetëm për 10 shembuj gegnishtja me pjesoren e saj ka përparësi fjalëformimi në krahasim me atë të toskërishtes për afro 100 fjalëformime: emra e mbiemra.

E katërta, duke parë këtë shumësi trajtash fjalëformuese të gegnishtes ndaj toskërishtes  pa u thellua në arsye dikuj mund t’i shkojë mendja se toskërishtja si dialekt është më e varfër  nda gegnishtes, andaj  kjo mund të jetë arsyeja që misët e Konmisisë  letrare –Shkodër nuk e morën në konsideatë trajtimi sistemit foljor dhe atë fjalëformues të toskërishtes. Unë mendoj se kjo shumësi trajtash e fjalësh e gegnishtes nuk arsyeton atë mostrajtim. Themi kështu, edhe pse kjo shumësi përftuese e fjalëformuese e gegenishtes ndaj tosknishtes është i parrëzueshëm, ngase vërtet nuk ka trajtë-fjalë të toskërishtes, konceptet e të cilave nuk shprehen me mjete paralele të basvlershme të gegnishtes, por në anën tjetër ka raste qënuk mund të zëvendëspohen trajtat e gegnishtes me ato to tosknishtes, mirëpo për raste të tilla assesi nuk bën të  përformohen gjykime se  gegnishtja si gjuhë mund të ekzistojë vetëm për vetëm dhe ta përfaqësojë gjuhën shqipe, ndërsa toskërisjtja edhe sa i përket fjalëndërtimit e fjalëformimit e përfaqësimit, së paku edhe  për mungesë të paskajores nuk mund ta përfaqësojë shqipen globale. Gjykimet e tilla edhe kur shprehen pa tendencë kërkojnë përgjigje nga mendjet e esëlluara, sepse nuk ka shpi pa derë e pa dritare, të cilat, qoftë të vogla, qoftë normale a të mëdha i japin frymëmarrje e dritë ndërtesës. E thamë më sipër për jo pak koncepte dihet se  toskërishtja ka hise  të plotë ngase para prekjes nga rotacizmi ato i kishte fjalë-koncepte të shpisë së vet të madhe të pandarë nga gegnishtja, apo jo?

E pesta, në të vërtetë, edhe pse nuk është mirë, nëse dialekti toske vështrohet i ndarë ose nën hije nga sistemi i gegnishtes, siç është keqkuptua paksa edhe nga kodi normativ i Komisisë Letrare i drejtshkrimit të sotëm, atëherë vërtet nuk janë krejt trillime ato që u thanë në pikën e mësipërme.

Krejt ajo që u tha për funksionin e pjesores e shkurtë, por edhe pjesoren  e zgjeruar,  ku toskërishtja duket se  del më e varfër edhe materialisht, edhe kuptimisht e sasijisht qëndrojnë, nuk janë trillime por kjo aspak nuk e përçmon rregullshmërinë e shtëpisë ligjërimore të toskërishtes.  Dhe kjo arsyetohet fare thjeshtë, sepse po përsëris me qëllim dhe për nevojë se formimet e tilla të hershme me pjesoren e shkurtë të paskajores që sot quhet gege, ajo si pasuri ishte edhe toskëve, ngase toskët ishin pjesë përbërëse e shqipes globale që përfaqësohej siç e pamë nga “gigët” al. gegët , kur ende ajo pjesë shqifolëse nuk ishte prekur atbotë nga rotacizmi, madje kështu shpjegohet kompleksi i jetësimit të prapashtesëmbaresave të gegerishtes që mbeti më e gjerë nga ai i toskërishtes deri në ditët e sotme, apo jo?!

E gjashta, pikërisht këto dallime sa i përket sistemit më të pasur gjuhësor dialektor, apo jo, nuk duhet problematëzuar. Duhet pasur parasysh segmentet e ekzistencës që e bashkojnë gjuhën ndërdialektore. Por gjithsesi lypset kuptim e mirëkuptim edhe për veçoritë  që u janë imponuar dialekteve ndër shekuj, të cilat tashmë në gjendjen e sotme paraqitetn si vlera shoqëore me interes gjithëkombëtar. Kështu le të dihet se as toskët nuk mund të rrojnë pa gegët e paskajoren e tyre, as gegët nuk mund të rrojnë pa toskët e rotacizmin muzikal të tyre.

Toskërishtja pa paskajore si dhe gegnishtja pa u njomë me  trajta rotacizmi mund të ushqehen gjuhësisht vetëm me kafshata të thata të thatë, ndërsa ushqim të plotë gjuhësor kombëtar ka shqiptaria me paskajoren e gegenishtes  pa e mohuar  ëmbëlsinë e shprehjeve me rotacizëm. Me fjalë të tjera  misët standardologë të asaj periudhe është dashur të thellohen e të mendojnë më shumë rreth trajtimit të sistemit foljor të toskërishtes ashtu e aq më tepër është dashur të mendojnë dhe në vijimsi nga standardologët e Tiranës përgjithësisht që doemos  t’i hapin  dyer e dritare që në normën ekzistuese mbi bazë toskërishte patjetër të hyjnë vlerave më qenësore kruciale të gegenishtes, siç ishte paskajorja e mirëfilltë e jo ta lënë në pus pa fund.

E shtata, me shikue standardologjikisht çdo gjuhë e njëzuar e përbashkët zyrtare do thjeshtëzuar, por jo gjymtuar, madje shikuar letraro-poetikisht e pragmatikisht e gjithë pasuria  e e përftuar nga gjuha e trevave, dhe sidomos ajo e dialekteve me të gjitha elementet duhet shfrytëzuar dhe gjetur vendin për përdorimin e tyre, sepse  çdo përftim gjuhësor urban social  nëse përdoret me mjeshtri pasqyron realitetin e folësve dhe njëherazi e njomë stilin e pasuron shprehjen e gjuhës kombëtare  dhe ofrohet si fuqi poteciale si rezervë edhe për standardin zyrtar gjuhësor. Sepse sipas studiusve, çdo fjalë e krijuar ose që gjendet në përdorim është pasuri që lypset vlerësuar. Për mendimin tonim, është vepruar drejt në FGJSH (2006) që janë shënuar në zërat përkatës fjalë-emrat me prapashtesat sinonimike  -ri /-ni te shembujt: vajzëri, çupëri nga Jugu, cucni, çikni nga Veriu (Kukësi, Drenica) etj., ngase me përdorime të tilla i shtohet bukuria mozaike shprehjes dhe trevës ku përdoret fjala, por u ofrohet si mundësi shtrirjeje dhe në gjuhën e shkrimeve të viseve të tjera, apo jo?

E teta, në nëntitullin e mësipërm konstatuam që Komisia raportin e sistemit foljor gegnishte / tosknishte e la të patrajtuar. Madje asgjëkundi nuk i ndeshim të shënuara trajtat paralele me pjesoren e zgjeruar në të dyja koinetë, geg. me punuem ose me punuen  ndaj tosk. me punuar, madje  as  vetëm pjesoret punue ndaj punua siç ndodhi  b.f. me trajtën e emrave si, syNi syRi etj. Në këtë kontekst vërejtja jonë ka të bëjë me rastin e dytë dmth me pjesoren e shkurtë të toskërishtes punUA ndaj punUE të gegnishtes. Është e vërtetë se në fjaformim pjesorja e shkurtë e toskërishtes nuk është aktive, sepse ajo si duket u përftua më vonë, kur pjesorja paragegnishte kishte kryer atë proces emërformimi, kujto shembujt / punojë (punojës), punim e punues etj., por  sa i përket zgjedhimit të foljeve ajo (trajta me –UA fundore del aktive në arealin jugor, siç del edhe në letrarishten e sotme.

E nënta, pikërisht çështja rreth përftimit të pjesores së shkurtë të toskrishtes në raport me pjesoren e zgjeruar dhe në krahasim me paskajoren, përkatësisht pjesoren e shkurtë të gegnishtes do ta cekim  në fund të këtij kreu, por edhe nga fundi i këtij punimi.

E dhjeta, së fundi sa e sa e varfër do të ishte të shprehur kufizuar vetëm në një dialekt po jap kalimthi nja dy shembuj:

1)  (tosk.) Nga të thënët në të bërë është në mes një lumë i tërë.

2)  (geg,) O sa mirë me qenë shqiptar, me folë shqip e me pasë atdhe.

Nuk e shoh të aryeshme me i komentue asnjanësit e rotacizuar gjoja vetëm pronë e toskërishtes dhe në anën tjetër paskajoret nga fraza e dytë kinse qenkan vetëm pronë e gegnishtes që nuk i pranuaka standardi i toskërishtes, ndërsa ne ralitet  me qinda e mija  shprehje të tilla janë pasuri  ushyese e gjuhës së natyrshme  të popullit tonë, të gërshetuara në gjuhën e tij të natyrshme, apo jo?!

Sidoqoftë, këto  vlera dalluese të cekura në 10 pikat e mësipërme, pa përjashtuar edhe të tjra lidhur me paskajoren, të cilat janë me rëndësi jetike për funksionimin normal të gjuhës shqipe, prandaj disa njihen pak ose aspak sot, ngase në periudhën e monizmit arbitrarisht qe bërë të shporrurit allapartizançe të paskajores së mirëfilltë nga gjuha e standardi i saj zyrtar.

4. Shtrirja dhe zbatimi kodit të Komisisë si gjuhë standarde shqipe

në Periudhën e Pavarësisë

(elbasanishtja apo gjuha standarde e pavarësisë)

Pa marrë parasysh paqartësitë dhe mangësitë që u përmenden lidhur me kodin e hartuar nga Komisia Letrare e Shkodrës, pas përfundimit të LPB-së që në hapat e parë të shtetit shqiptar, ky kod gjuhësor filloi me u zbatue. Së këndejmi, edhe pse ishte kod i hartuar mbi bazë të gegnishtes, lidhur me gjindshmerinë dhe njëherazi shkallshmërinë e shtrirjes si në plan gjeografik, ashtu edhe në atë përmbajtësor praktik profesional, nuk pati kurrfarë pengesash formale. Në të mirë të  kësaj shtrirjeje e zbatimi po përmendim disa nga faktet:

Së pari, në Kongresin Lushnjës më 1920,  si mjet i gatshëm arsimo-kulturor i përfaqësuar konkretisht nga njëri nga misët e Komisisë, Prof. Aleksandër Xhuvani, parimisht, edhe pse me meterial modest, u pranua si kod i vullnetshëm, madje, edhe aty për aty u pasurua edhe me disa terma të rinj.

Së dyti, meqë një kod-gjuhe të përbashkët shkrimi kërkonte përformancat e shtetësisë, ngase Shqipëria londineze, për të parën herë filloi të hapëronte si shtet i pavarur në kufijt e caktuar, më 1923 nga organet qendrore të shtetit shqiptar po ky kod: elbasanishtja me disa përmirësime, u dekretua zyrtarisht që të shërbente si gjuhë shtetërore, kuptohet kjo ishte dëshirë, por edhe orientim i mbarë që të zinte vend si gjuhë administrate, shkolle, si gjuhë parlamenti, madje edhe në funksion të gjuhës të shkresave zyrtare të nivele të larta diplomatike, e kështu me radhë.

Së treti, është e vërtetë se në shtetin e ri, situatat politike ndryshonin, ndërronin edhe pushtetarët, gegë e toskë, por sa i përket gjuhës, edhe pse toleroheshin veçoritë dalluese të koineve përkatëse, kodi gjuhësor mbi bazë gegnishte elbasanase nuk kundërshtohej.

Së katërti, ndërkohë, rreth fuqizimit e përplotësimit të asaj baze u shtuan nevojat dhe u shtruan edhe kërkesa të reja edhe rreth gjuhës standardit të saj. U formuan edhe komisione për përkujdesjen, fuqizimin dhe përplotësimin e këtij kodi, por nuk kërkohej ndryshimi i asaj baze. Përmendet një komision i tillë për përkujdesje ndaj gjuhës shtetërore (letrare) që ishte emnuar  nga  kreu i shtetit, mbreti Zog, më 1928.

Së pesti, është e vërtetë se gjatë viteve të Mbretnisë Shqiptare (1928-1939), edhe pse nuk sillej në dyshim zbatimindryshimi i bazës së këtij kodi nga intelektualë të caktuar u hapën diskutime të rëndësishme, duke u shtruar edhe kërkesa konkrete për plotësimin e konsolidimin e tij, qoftë nga Gegnia (shkodranishtja), qoftë nga Tosknia (toskërishtja veriperëndimore). Kështu që kishte kërkesa nga të gjitha trevat që të kishin më shumë prani në kodin e përbashkët gjuhësor (letrar). Kjo ishte si me thënë kërkesë normale, sepse, në të vërtetë, shteti e shoqëria shqiptare gjatë kësaj periudhe, në krahasim me të kaluarën, kishin shënuar ngritje në të gjtha domenet, sidomos në fushën arsimore kulturore, madje edhe ekonomike. Është e vërtetë se në këtë periudhë gjuha standarde, elbasanishtja përgjithësisht dilte gjithnjë e më e përforcuar jo vetëm me elemente të gegnishtes së Shqipnisë së Mesme, por edhe me të mbara të shkodranishtes, por në anën tjetër edhe nga dialekti i toskërishtes ofroheshin elemente joshëse edhe brenda e jashtë kornizave të atij kodi për pika të caktuara. Në të vërtetë, krijuesit e koinesë jugore, pasi kishin liri të plotë veprimi, ndjenin nevojën, siç u tha më lart, të kishin më shumë hise në standard dhe këtë e fitonin me punë, me krijimtari. Atëbotë, propagandë në të mirë të toskërishtes, ndër të tjerë, bënë emër edhe dy intelektualë të njohur, vlerësues të dalluar të literaturëse në koinenë e toskërishtes, Namik Resuli, beratas, intelektual i lartë, i cili duke u mbështetur në literaturë cilësore toskërishtshkruese kërkonte më shumë vend nderi në standard. Tjetri ishte prof. Selmam Riza, i gjakovs, intelektual e gjuhëtar i talentuar, i cili shprehej në favor të toskërishtes, sepse gjuha gege e A. Xhuvanit, me elbasançen e tij i dukej se nuk e kishte arritur gjerësinë e një gjuhe standarde që do të përthithte vlerat e mbarë shqipes, prandaj ky mendonte me sajue një pangegnishte, e cila si standard i riformëzuar do ta gëzonte më shumë autoritet githkombëtar, ku do të përthekonte gjithgegnishtet edhe toskrishten. Pati edhe diskutues e polemikanë të tjerë, por askush, madje as N. Resuli nuk dilte kundër shqipes standarde me paskajoren në bazë.

Së gjashti, polemikat vazhdonin, por edhe standardi zyrtar formëzohej e zbatohej e gjallonte gjithnjë e më i pasuruar me një gjuhë të konsoliduar sadokudo sipas stileve profesionale. Ndërkohë edhe e prof. Selman Riza, duke e parë standardin gjithnjë më të përforcuar me gjithgegizma, ku ishte përfshirë edhe më e hieshmja e shkodranishtes, pa anashkaluar liritë shprehëse të nënshkumbinit, në njërën anë dhe në anën tjetër, si jurist që ishte, duke parë zhvillimin e gjuhës zyrtare  në funksion  të stilit juridik e gjithandej në fusha të tjera administrative e shkencore, deklaronte me njëfarë entuziazmi se sot për sot shqiptarët, vetë shteti shqiptart tashmë kishte arritur ta formonte një gjuhë zyrtare të përbashkët. Në anën tjetër edhe Prof. N. Resuli, siç lexova diçka nga kujtimet e tij, pa kurrfarë alergjie, pranonte se nga vazhdimi i përpunimit praktik të kodit të Komisisë mbi bazë gegnishte, natyrisht ndërkohë i zgjeruar dhe i përpunuar kishte arritur të kishte efekte edhe në viset më të thella të arealit toskërishtfolës, efekt ky i arritur qoftë nën ndikimin  e gjuhës administrative, qoftë nga nëpunësit e shtetit, qoftë edhe nga mësuesit në shkolla e librat shkollorë si dhe nga shtypi e forma  të tjera. Madje ai  prëmend edhe rolin ndikues të atij standardi zyrtar nga ushtria. Kështu sipas tij edhe ushtarët e demobilizuar, pas kryerjes së shërbimit të obliguar usharak, kur ktheheshin në trevat jugore, brenda familjes e në shoqëri kudo me krenari vazhdonin të flisnin në standardin zyrtar, kuptohet në shqipen letrare (elbasanase) me paskajore, të cilën nuk e ka pasur të huaj as vet N. Resuli.

Së shtati, flas nga përvoja, gjatë konsultimit të krijimeve burimore të viteteve të ’30 të shekullit të kaluar, jo vetëm të natyrës letrare, por edhe të asaj fetare e shkencore siç ishin edhe revistat Zani i naltë, Leka e Hylli i dritës, Koha e të tjera  kam fituar bindjen se shqipja në atë periudhë, konkretisht nga fundi i Mbretnisë Shqiptare, që quhet Periudha e Pavarësisë, vërtet kishte arritur në një gjuhë zyrtare funksionale të niveluar, sipas stileve përkatëse, deri edhe nga fusha e diplomacisë, madje kishte  arritur ta konsolidonte sadokudo edhe gjuhën e stilit shkencor. Kam vërejtur se prof. Eqerem Çabej,  pa i prekur gjuhën e tij toskërishte botonte edhe te Hylli i dritës.

Së teti, kjo që thamë  rreth  konsolidimit të asaj gjuhe dëshmohet katërcipërisht edhe me faktin se edhe pas rrëzimit të asaj Mbretnie 1939 dhe ardhjes në pushtet të Mbretnisë pushtuese italo-shqiptare, me ç’rast, disa intelektualë shqiptarë, si në kohë austrohungareze, po tash në kushte të reja, shfrytëzuan rastin për avancimin dhe fuqizimin institucionalisht po të atij kodi gjuhësor. Veç tjerash Mustafa Kruja, gjuhëtar e publicist, duke përkrahur gegnishten, cek dhe e përqafon pikërisht paskajoren  e shkurtë “dembele” si bazë të sistemit, ndonëse në shkrimet e tij të mëpastajme nuk ishte aq konseguent.

Së nënti, fuqia e atij standardi u konfirmua sidomos po në atë periudhë me shtrirjen e suksesshme të tij si “gjuhe e pavarësisë” mbi bazë gegnishte (elbasanase) gjatë LDB si gjuhë shkolle e administrate në Tokat i Lirueme nga Kralevina Jugosllave (Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi), ku vërtet, si me thënë, menjëhershmërisht u rrënjos me tërë forcën intelektuale si gjuhë shqipe zyrtare, dhe së andejmi e këndejmi kjo “gjuhë shqipe e pavarësisë”, të cilën, edhe pse pati firo anësore, askush nuk mundi ta shkulte as nga goja as nga ndërgjegjja, edhe pse ato vise përsëri u kthyen nën sundimin jugosllav.

Së dhjeti, me fjalë të tjera mund të thuhet se shqipja standarde me paskajore mbi bazë gegërishte e formuluar nga Komisia Letrare e Shkodrës, e cila quhej, pra, “gjuhë e pavarësisë", praktikisht e përpunuar ndërkohë, kryente vërtet, funksionin e saj zyrtar suksesshëm deri pas LDB në Shqipri, ndërsa në Kosovë deri në vitin 1968. Në të vërtetë, nuk dimë, as që kemi pasur rast të dëgjonim për ndonjë mosmarrëveshje aq të madhe në raport gegnishte/toskrishte, gjatë periudhës së pavarësisë,  por e dimë se toskrishtja ishte e lirë të funksiononte, madje nuk kishte asnjë formë- vlerë të veten që nuk mund ta mbulonte me format paralele të sistemit të gjuhës letrare zyrtare (mbi bazë të gegnishtes), megjithatë dikë si duket do ta ketë penguar smirëzisht e vërteta pse gegnishtja hiqej me e pasur me disa forma që nuk i kishte toskërishtja, e cila (toskrishtja) për atë shkak nuk ishte bërë fillimisht gjuhë zyrtare, andaj standardi mbi bazë gegnishte (elbasanishte), ose “standardi i shqipes së pavarësisë”,  do të marrë goditje fatale në Shqipëri pas LDB, që në vitin 1944/1945, pikërisht nga alapartizanët toskërishtfilës, të cilët shfrytëzuan atmosferën e fitores së luftës “nacionaçlirimtare” të udhëhequr nga Partia Komuniste, edhe për fatin se tërheqja e zaptuesit gjerman bëhej duke ikur nga Jugu drejt Veriut  e tutje.

Sidoqoftë, para se të kalojmë në kreun vijues ku trajtohet kjo përmbysje e gegnishtes me  plandosjen për vdekje të paskajores së mirëfilltë, dy gjëra duhet të thuhen troç, së pari kemi të bëjmë me një sugjerim apo me një si të metë të Komisisë Letrare të Shkodrës dhe së dyti, rreth mohimit të formëzimit dhe funksionimit të standardit zyrtar të shqipes mbi bazë të gegnishtes  gjatë periudhës së Pavarësisë, pas Çlirimit për shkaqe politike.

E para, për mendimin tonë, standardologët e atëhershëm, misët e Komisisë Letrare të Shkodrës dhe pasuesit e tyre, edhe pse  nuk e harruan asnjë qast të përmendnin në rregulla sistemin fonetiko-fonologjik si dhe atë morfologjik emëror të toskërishtes, ku theksuan qartë rastet syni/syri, truni/truri etj., por puk patën sens të plotë rreth formimit të një gjuhe letrare  të shqipes së natyrshme me elemente paralele të  përbashkët të sistemit alternativ foljor me të toskërishtes, të cilën e anashkaluan.  Megjithatë, për mendimin tim misët e Komisisë, bënë zgjidhje shumë të drejta, kur e ndanë paskajoren me pjesoren e shkurtë  me punue, me mbathë, me pritë, me shkëlqye, si trajtë të mirëfilltë përfaqësimi të sistemit foljor, nga paskajorja e zgjeruar e cila mbeti e specifikuar për formim mbiemrash, por nuk bënë mirë që nuk e praktikuan që krahas menjuanimit të  fundoreve –M , -N, e -UN, nga pjesorja e zgjeruar e gegnishtes nuk u shprehen  për prekjen e trajtë-fundoreve paralele të sistemin foljor të toskërishtes: –R, -UR , -RË dhe të nxitnin trajtën e pjesores së shkurtë edhe në toskërishte , si p.sh. me punua, përkatësisht kam (kisha, pata) punua, duke i ikur –R-  fundore, siç u veprua në gegnishte ndaj –M-së apo -N-së së ngjashme paralele. Madje, siç e cekëm më lart, për këtë kishin argumente të forta, sepse përveç aoristit: (u) punua, punuam, punuat, punuan, ishin në përdorim edhe rastet e habitores: punua-kam, punuake, punuaka, punua-kemi, punua-keni, punua-kanë dhe aq më tepër shembuj me paskajore të shkurtë të toskëzuari kishin në përdorim, siç i ndeshim edhe sot në të folmen e Rugovës, e të një pjese të Malësisë së Shkodrës, si: me punua ose kam (kisha, pata) punua etj. Pikërisht lidhur me këtë dukuri si argument sjellim  pohimin e studiuesit Tom Gjokhilaj rreth përdorimit të paskajores me –UA fundore gjithandej në zonën e Lezhës (Shih faqe interneti, 19.o7.2018), i cili  na bën me dije se pikërisht atëbotë ka pasur tri komunitete që bashkëjetonin si fqinjë: zadrimorët që e përdornin paskajoren në trajtën me punu, mirditorët me punue, ndërsa malësorët me punua. Për këtë të dhënë, edhe pse nuk e shënon se cili komunitet ishte shumicë dominuese, e falenderojmë z. Gjokhilaj.

Megjithatë, për mendimin tim Komisia e Shkodrës ka bërë mirë që hoqi dorë nga trajta me punu në të mirë të asaj me punue, sepse veç tjerash punu nuk ka motivim në emërformim dhe as në zgjedhim në kohë analitike të foljes si trajta paralele, ngase trajta punu, kam pata kisha punu  nuk ka paraleleizëm si trajta punue, kam (pata, kisha) punue, ndaj asaj  punua si kam pata kisha punua, trajtë e shkurtë  kjo pa –R-në fundore (punuar).

Me fjalë të tjera, po përsëris po të potencohej kjo zgjidhje me pjersore të shkurtë të toskëzuar  në krahasim me ato ato të gegenishtes do të kishte më shumë harmonizim ndërdialektor edhe në këtë pikë dhe nuk do të kishin aspak nevojë të rishfaqeshin në kohët analitike të zgjedhimit vepror e jovepror foljet  me pjesore të zgjeruar, apo jo?!

E dyta,   me sa pamë nga analiza e mësipërme gegnishtja në fund të LDB, kishte arritur stadin e një gjuhe letrare zyrtare kombëtare relativisht të konsoliduar për kohën. Pra, jo siç po thuhet me tendencë, duke i ikur së vërtetës  se kinse edhe gegnishtja si toskërishtja i kishte të gjitha kartat që pas LDB të bëhej një gjuhë e përbashkët letrare, siç u formëzua ndërkohë pas LDB toskërishtja. Pra ne i mëshojmë të vërtetës se gegenishtja veç ishte gjuhë e formuar letrare dhe këtë ne e konfirmuam me fakte se në të vërtetë gegnishtja ishte e pajisur me të gjitha kartat si gjuhë e përbashkët zyrtare (standarde), por në vend që përplotësohej me prurje të reja ose të forconte ndonjë vlerë paralele të sistemit foljor nga toskërishtja, siç u sugjerua në pikën e mësipërme prej nesh, ajo u përmbys, alapartizançe, ngase ashtu ishte e “shenjuar politikisht” që atë vend ta zërë toskërishtja, e cila në saje të përkrahjes politike arriti ta rrëzojë pushtetin gjuhësor të gegnishtes  dhe të kurorëzohet si e vetme si gjuhë e njësuar letrare kombëtare më 1972/’73., po koha po tregon se kjo motër e vogël përkundër propagandës së fortë  shoqëruese nuk kishte arritur t’i përthekonte në gjirin  e vet vlerat e ish standardit mbi bazë të gegnishtes të thadruara  historikisht besa edhe  praktiko-teorikisht nga Komisia Letrare e Shkodrës më 1917 dhe të formësuara nga gjuha zyrtare e pavarësisë mbi bazë elbasanishten me përmirësime, ku dilte e dalluar në vendin e vet paskajorja e mirëfilltë.

Përmbyllje

Që në fillim të këtij kreu konstatuam që rilindësit tanë nuk trashëguan ndonjë literaturë të pasur shkrimore nga  paraardhësitnë gjuhën shqipe, madje disa nga veprat e tyre nuk njiheshin, pasi edhe u zbuluan më vonë ose nuk kishin mundësi filologjike t’i studionin e masivizonin, por sidoqoftë trashëguan një gjuhë të pasur popullore,  kryesisht në dy koine, gegnishte e toskërishte. Pasuria e tillë leksikore edhe pse u tentua mbeti kryesisht e paeksploruar. Fjalori i K. Kristoforidhit  shqip-greqisht dhe Fjalori i Bashkimit  shqip-italisht ishte punë shumë e madhe dhe me vlerë në këtë drejtim, por shumë e vogël në krahasim me pasurinë leksikore që mbeti në popull pa u vjelë, pa u ekploruar. Si duket hartuesit në fjalë bën mbledhje jo të hollësishme , ngase  shënuan apo futën në fjalor vetëm atë fjalës që mund të përkthenin më lehtë barasvlerësisht në gjuhën përkatëse që e njihnin, konkretisht greqishten ose italishten. Kështu themi ngase nga konsultimi i veprave të tjera të shkruara nga të dy dialektet fitojmë këtë bindje se shqipja në përdorim ishte shumë më e pasur, bile shumë më e pasur se ajo që do të standardizohet më vonë (1917 e 1972). Së këtejmi del e vërteta sheshit se  shumë fjalë e shprehje ende edhe sot e kësaj dite, kanë mbetur pa u mbledhur dhe mjerisht po zhduken, sepse mënyra e jetës po ndryshon diametralisht. Është e vërtetë se gjatë konsultimir të veprave të reja të botuara ndërkohë, mahnitemi me pasurinë e gjuhës shqipe, edhe pse jo e njëzuar ortografikisht. Sido që të ketë qenë dhe që është, ne kemi çka të mësojmë nga mendjet e ndritura  të Samiut, të Kristoforodhit dhe të tjerëve që pasuan si ajo I. D. Sheperit, që në gramatikat e tyre e trajtuan  edhe paskajoren e mirëfilltë. Në të vërtetë, siç u dokumentua në Kanonizmën e Stambollit  paskajorja fillimisht dilte paralele në të dy koinetë, në trajtën toskërisht e atë gegnisht, mirëpo ndërkohë mbizotëroi paskajorja e mirëfilltë e gegnishtes me+pjesore e shkurtë, e cila edhe u vu në themel eptimi foljor e emëror dhe si e tillë u zbatua me sukses në gjuhën zyrtare në Periudhën e Pavarësisë mbi bazë të elbasanishtes me përmirësime.

Ajo që vlen të theksohet si pohim i rëndësishëm në këtë krye është e vërteta se paskajorja  tashti si trajtë themelore del standarde me pjesore të shkurtë, pjesore kjo me përdorim të specializuar në procesin e eptimit, edhe sa i përket zgjedhimit ashtu edhe në emërformim, ndërsa pjesorja e zgjeruar e paskajores mbetet  e ndërlidhur me formimin e mbiemrave prejpjesorë  të paranyjëzuar. Ndarja e funksioneve të pjesores së paskajores, e shkurta për formim emrash, ndërsa e zgjeruara për formim mbiemrash  e asnjanësish të paranyjëzuar  ishte meritë e Komisisë Letrare të Shkodrës, karakteristikë kjo e trashëguar e gjuhës normative të periudhës së Pavarësisë mbi bazë të gegnishtes.

Gjithsesi gjuha e koinesë gege del shumë më e pasur sa u përket formave se ajo e dialekti toskërisht. Arsyeja është se toskërishtja që në lashtësi ishte pjesë e shqipes globale, por nën ndikimin e dukurisë së rotacizmit  pësoi disa ndryshime, por mgjithatë mbeti e fortë e gjalluese në kuadër të shqipes globale, duke mos iu ndarë gegnishtes, prandaj ato që duket se i merrapo duhet Tçi marrë  nga gegnishtja në të vërtetë i kishte e duhet t’i gëzojë si të vetat, në këtë grup bën pjesë edhe paskajorha e mirëfilltë, por fatkeqësisht pakuptimësi ndodhi fill pas LDB apo pas Çlirimit, kur gegnishtja u rrëzua allaparizançe  dhe si rrjedhojë e folmja gege me paskajore apo ish standardi mbi bazë të gegnishtes mbeti pa prestigjin e standardit (në kuadër të shqipes letrare kombëtare) dhe së këtejmi për të zbutur sadopak këtë humbje insistohet për rikthimin e paskajores në standard, mënyrë kjo që e shpëton paksa gegnishten nga ai rrëzim dhe ndihmon standardisht  mëkëmbjen e  shqipes së natyrshme dhetë  standardit të saj që ta meritojë emërtimin si standard i shqipes së natyrshme kombëtare.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora