Agron Gjekmarkaj: At Zef Pllumi, jeta pas vdekjes
Këso kohe 5 vjetë më parë, At Zef Pllumi, sipas besimit të tij katolik, kalonte në jetën e pasosun në mbretërinë e Zotit. Ndërsa në jetën e pasosun të kulturës kishte kaluar sapo u shfaq me librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”. Mënyra më e mirë për ta kujtuar Patriarkun, që gjithnjë e më tepër mungon si prani, është duke i lexuar e studiuar veprën duke u identifikuar më kumtin e saj...
























