E hene, 22.12.2025, 06:31 PM (GMT)

Editorial

Entela Binjaku: In memoriam për Thoma Binjakun

Nëse mendoj të shkruaj, nuk është se gjej ndonjë vështirësi për këtë. Mjaft të kem nuklën dhe ajo pastaj vjen e rritet vetë. Por në këtë rast dëshira më ngatërrohej me hezitimin. Pastaj me mallin, më pas me dhimbjen, në fund sytë mezi shihnin. Dhe kështu erdha deri sot...një vit më pas...

Blerim Latifi: I zhdukuri i parë i Luftës në Kosovë

Në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, kam zgjedhur të përkujtoj të zhdukurin e parë të Luftës në Kosovë, Idriz Idrizin nga Prekazi. Ka qenë mirëmbajtës i objektit të shkollës fillore të Prekazit. Me pagën e vogël që merrte mezi e mbante familjen e tij, por varfëria ekstreme asnjëherë nuk ia kishte cenuar mirësjelljen dhe urtësinë që kishte...

Blerim Latifi: Çubrilloviqi dhe të korruptuarit e sotëm

Pas postimit që bëra për Ramë Bllacën, postim në të cilin përmenda edhe Projektin serb të shpërnguljes së shqiptarëve, të hartuar nga Vaso Çubrilloviqi me 1937, kam marrë me dhjetëra e dhjetëra pyetje nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kërkojnë më shumë shpjegime rreth këtij plani. Është vërtet e habitshme sa pak njihet libri i Çubrilloviqit tek ne...

Frank Shkreli: At Zef Pllumi - Krenaria e Shkrelit dhe Nderi i Kombit

Në këtë përkujtim të shkurtër dhe modest për At Zef Pllumin – siç është quajtur “i fundit i françeskanjëve të mëdhej shqiptarë” i lindur në një familje me origjinë nga fisi i Shkrelit i Malësisë së Madhe, siç thuhet edhe në librin e tij autobiografik, “Saga e fëmijnisë: un që jetova shumë shekuj” – nuk dua të kujtoj as vuajtjet e tija...

Xhelal Zejneli: Gjuha shqipe dhe të shkruarit drejt

Gjuha mësohet nga nëna. Prandaj i thonë: gjuhë e nënës apo gjuhë amtare. Në raste të caktuara, fëmija e mëson gjuhën amtare, jo nga e ëma por nga gjyshja apo nga anëtarët e tjerë të familjes. Pas kësaj, fëmijët e mësojnë gjuhën amtare nga mjedisi ku jetojnë. Me një fjalë, e mësojnë gjuhën popullore. Në vitet e fundit, fëmijët e mësojnë ...

Blerim Latifi: Gjesti i Ramë Bllacës

Nuk janë vetëm veprat e jashtëzakonshme që e bëjnë dikë hero! Janë edhe gjestet që kur bëhen në momente vendimtare, e ngrisin dikë në nivelin e heroit. Një gjest i tillë lidhet me Ramë Bllacën, i cili sot pak njihet, sidomos nga gjeneratat e reja.Dhe cili është gjesti i Ramë Bllacës?...

Gani Mehmetaj: Shqiptarët nuk ka kush t'i mbrojë!

Nuk doli asnjë zyrtar qeveritar a opozitar që do të thoshte se shqiptarët janë kombi më i përndjekur dhe më i përsekutuar në Gadishull. Nuk i bënë keq askujt, nuk ia shkelin të drejtat asnjë kombi tjetër e megjithatë ka albanofobi të përbindshme ndaj tyre në Serbi, Maqedoni, Greqi, Turqi e Mal të Zi...

Frank Shkreli: Nënë Tereza - E kam në zemër popullin tim shqiptar

Shën Nëna Tereze, ose siç e njeh e mbarë bota thjesht si Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht, 1910.   Po e kujtoj këtë datë me një shënim për një libër, që më dërgoi para disa ditësh Don Lush Gjergji, autorë i shumë librave dhe artikujve mbi Nënë Terezen, të cilën ai e ka njohur, siç thotë edhe vet, qysh prej vitit 1969...

Ndue Dedaj: Guri prehistorik i Xhuxhës dhe shteti si ''shpëtimtar''

U zbulua krejt rastësisht dhe, siç ndodh me çdo gjë kur hyn në lojë shteti duke bërë të “fortin”, u ndez debati publik në rrjetet sociale, që ende nuk ka përfunduar. Një grup punëtorësh po nxirrnin gur, në fshatin e thellë Xhuxhë të Mirditës, rrëzë malit mahnitës të Zepës, kur fadroma hasi në një gur të gdhendur me figura dhe ...

Enver Bytyçi: Ballkani, Europa Lindore dhe programi gjeopolitik i filozofit rus

Studiuesi i shkencave politike dhe filozofi rus, Aleksandër Dugin, në librin e tij ‚Çështje të gjeopolitikës – E ardhmja gjeopolitike e Rusisë‘ (Rusisht - ?????? ??????????? - ??????????????? ??????? ??????), botuar në vitin 1997 zhvilloi idetë e reja të elitës ruse mbi gjeopolitikën dhe mënyrën se si Rusia do të mund të shndërrohej...

Xhelal Zejneli: Hapësirat shqiptare dhe kriza

Me nocionin krizë nënkuptohet kryesisht kriza ekonomike dhe sociale. Shumë shqiptarë në Maqedoni vazhdimisht flasin për ekzistimin e krizës. Por, ka edhe të tillë të cilët dyshojnë se ka krizë. Madje ka edhe prej atyre që thonë se krizë nuk ka. Këta pyesin: Si mund të thuhet se ka krizë...

Ndue Ukaj: Duke folur më shumë për vlerat e luftës, i kemi vyshkur vlerat e lirisë

Tash e njëzet vite, protagonistët e luftës, të veshur me uniforma politike dhe pushtet politik, bashkë me media të shumta shërbyese, e kanë orientuar opinion publik kah vlerat e luftës dhe kësisoj kanë pamundësuar që populli i Kosovës të ushqehet me dashurinë për lirinë, që është thelbi i ekzistencës njerëzore dhe për ç'gjë bëhet lufta...

Gani Mehmetaj: Katoliku është shtatë herë më i keq se shkau (serbi)!

Katoliku  (shqiptar) për me u ba mysliman një herë duhet me u ba magjup, mandej shka (serb) dhe ma së fundi mysliman. Katoliku i ka shtatë kryqe e shkau vetëm një, dmth katoliku është shtatë herë më i keq se shkau, predikonin shumica e hoxhallarëve të ne. Kështu të thonë edhe sot budallenjtë myslimanë pa tru, që i përsërisin si ...

Frank Shkreli: Tregoni dinjitet përballë totalitarizmit!

23 Gushti shënon Ditën Evropiane të Kujtimit të Viktimave të stalinizmit, komunizmit dhe nazizmit.  Anë e mbanë Evropës, 23 gushti kujtohet si një ditë simbolike kundër ekstremizmit, mos tolerancës dhe shtypjeve -- një ditë ndërkombëtare e përcaktuar si e tillë nga Parlamenti Evropian, më 2008/2009, me qëllim që në atë...

Gani Mehmetaj: Ku nuk ka shkelë këmba e Muhametit, myslimani nuk duhet të jetojë!

- Ku nuk ka shkel këmba e Muhametit, myslimani nuk duhet të jetoj, predikonin hoxhallarët e fëmijërisë sime. - Ikni sa më parë nga ky vend i mallkuar, mos rrini, se tokë shkaut është, - vazhdonin ata në xhami, në rrugë, nëpër ndeja burrash, në të pame, kudo dhe kurdo. U flisnin besimtarëve edhe kur përfundoi shpërngulja biblike e ...

Enver Bytyçi: Diplomacia dyfytyrëshe e liderëve ballkanikë

Autoritetet e Beogradit njoftuan të martën e shkuar se agjencitë e huaja të zbulimit po përgjojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe familjarët e tij. Ky lajm i përhapur me aq zell në Serbi dhe proklamuar si skup nga disa media shqiptare kishte si objektiv të rritë autoritetin dhe prestigjin e kreut të shtetit serb në elektoratin ...

Xhelal Zejneli: Dasmat glamuroze dhe varfëria shpirtërore

Për ceremonitë gazmore siç janë dasmat, kudo në hapësirat shqiptare shpenzohen shuma të mëdha parash. Dikur, një dasmë apo ceremoni martesore ka zgjatur një javë, në mos dhe më tepër. Në kohën e sotme ceremonitë martesore zgjasin më pak se një javë. Por, ka raste kur edhe sot dasmat zgjasin plot shtatë ditë...

Frank Shkreli: 7 vite pa Arbën Xhaferin

7 vite më parë, me 15 gusht 2012, ndërroi jetë, intelektuali, publicisti, politikani, por mbi të gjitha patrioti me zemër e me shpirt, i trevave shqiptare, Arbën Xhaferi.   Në jetën e përditshme, secili prej nesh takon njerëz të thjeshtë,personalitete të njohura dhe jo aq të njohura...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx