E enjte, 06.11.2025, 06:42 AM (GMT)

Mendime

Avdi Ibrahimi: Pse ta mbash gjallë gjarpërin?!...

Kanë kaluar shekujt vargan,Ilirët e ngriten Trojën.Pari (Priami),rrëmbeu Helenën e mbretit grek,nga ky rrëmbimim u bë lufta e Trojës,ose më saktë të themi u bë luftë për më shum Troje nga ana e grekëve,zoti i diturisë do të shkruante një “ILIADË”,që botës njerëzore i vjen nga lashtësia.Kjo poem ishte mbi një luftë dhe jetoi shekujt,nga ku zë fill pushtimi i trojeve pellazgo-ilire-etruske-shqiptare.Ky coptim i tmerrshëm i trojeve tona vazhdon edhe në kohën e Perandorisë romake qysh në vitin 395 të erës së re nga ...

Xhevat Rexhaj: Shteti i vjedhur, bertasin hajnat

Përditshmëria e sotme kudo në trojet shqiptare, po qel kanale dhe po jepë mundësi për shumë njerëz të profesioneve te caktuara që merren me shkrime, të japin mendime dhe të merren me gjëra që vërtet nuk do të duhej të ishin temë debatesh, por temë debatesh do të ishte dashur të ishin trendet e mira në ekonomi, kulturë , sport, demokraci, artë e ne fusha të tjera, po ja qe vet, kinse politikajt shqiptare nuk të lenë të qetë në këto kohë.Shtete të ndryshme edhe në rrethinë ku jetojme ne shqiptarët, ndoshta para ...

Viktor Mërkuri: Besimi dhe liria e fjalës

Në datën 11 shator 2012, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bengazhi të Libisë sulmohet me predhe ushtarake dhe plumba duke lënë të vdekur ambasadorin amerikan Kristofer Stivens dhe 2 pjesëtarë të tjerë të atashes diplomatike amerikane në Libi.Sulmi u përshkrua si kundërpergjigje ndaj filmit ‘‘Pafajësia e muslimanëve’’ të regjisorit kopt Israelito-Amerikan Nakoula Basseley.Filmi, i cili ironizonte ...

Blerim Ramadani: Papunësia sfidon rininë!

Evropën e kanë kapluar ethet e papunësisë, pasi dy të tretat e vendeve evropiane janë përballur me këtë fenomen gjatë dy viteve të fundit, sipas të dhënave nga raporti i OKB-së për vitin 2012. Mirëpo, ajo çfarë paraqet shqetësim është se Maqedonia radhitet si një nga vendet me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) shkon edhe më larg, duke parashikuar se në vitin 2016 Maqedonia do të jetë e para në botë sipas shkallës së papunësisë. Këto parashikime pesimiste i ka ...

Sylë Arifi: Prapaskenat e dialogut politik?!

Vazhdon presioni dhe zhurmë shumë zhurm ndërkombëtare për qfardo bisedimesh politike në mes të serbis dhe Repuplikës se Kosovës. Rrespektivisht shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, pati takime me kryeministrin Hashim Thaçin dhe ja bëri të qart se dialogu politik me serbin duhet te fillon dhe i presin “vendime të vështira”? Gjithashtu, paralajmërohet, se dialogu do të jet i nivelit të lartë të përfaqësimit politik, nga palët negociatore ...

Deni Hopes: Janusz Bugajski dhe falja e munguar

Pak kohë më parë duke folur në kujtim të viktimave të holokaustit gjatë nje ceremonie dekorimi me "Medaljen e Lirise" të njërit prej luftëtarëve polakë të rezistencës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara shkaktoi një skandal diplomatik. Duke iu referuar kampeve naziste të përqëndrimit, Presidenti Obama i quajti ato ''…kampet polake të vdekjes…". Edhe pse gafa e presidentit ishte tërësisht genuine dhe nuk lidhej me asnjë gjë të qëllimshme përsëri populli polak u ndie i fyer...

Reshat Nexhipi: Nga 1912 –ta deri te Ohri

Fillova me Shkupin e jo me Vlorën, për dy shkaqe kryesore. E para , iu përmbajta rendit kronologjik, sepse çlirimi i Shkupit ndodhi para shpalljes së Pavarësisë dhe për shkak se disa historianë të kësaj ane, janë të mendimit që shpallja në fjalë duhej të ndodhte në kryeqendrën e vilajetit të Kosovës, pra në Shkupin e çliruar, kurse disa madje shkojnë aq larg saqë përdorin fjalën e urtë :”Kush luftoi, e kush fitoi”,, me të cilën unë vetëm pjesërisht pajtohem. Psenë e kam elaboruar detaisht në një shkrim të mëparshëm që ndodhet në internet...

Pirro Prifti: Prof. Lirim Muhaj gabon shënjestër

Në shkrimin e Prof. Lirim Muhaj `I përndershmi Janullatos dhe “hajduti” At Nikolla Marku` të botuar me dt. 2 tetor 2012 tek gazeta SOT (por që i përgjigjet një shkrimi të KOASH-të Gazetës Shqiptare?!), ka gabuar rëndë shënjestrën, gjë që nuk është e zakonshme për një Profesor të rangut të tij.Gabimi i shënjestrës së Profesorit të nderuar ka qënë tip me një `gur vras dy zogj`, por në fakt guri ka rënë (pa dashje) në kokën e Profesorit.Përse? do të lindi pyetja...

Elida Buçpapaj: Heshtje kriminale ndaj grevistëve

Sot shtypi i Tiranës vazhdoi të heshtë dhe nuk shkruajti asgjë për grevistët e urisë, të cilët kanë hyrë në ditën e tyre të dymbëdhjetë! Ky shtyp e ka shkelur me këmbë etikën profesionale, nuk ka më moral të përfaqësojë interesat e opinionin publik shqiptar sepse në fakt përfaqëson vetëm interesat klienteliste dhe të klasës politike e cila është faqenxirë dhe përgjegjësja kryesore për mosrehabilitimin e tyre.Mos iu besoni as lotëve prej krokodilash të opozitës gjoja për vuajtjet e ...

Avdi Ibrahimi: Reagim ndaj rrenave të Haxhi Kuçit !

Lexova shkrimin:” “Haxhi Kuçi: Kunder replike ndaj Avdi Ibrahimit”,të dërguar juve në,“Zemra Shqiptare”, nga ana e Haxhiut. Më erdhi shum keq që ky njeri po etiketon dhe përmend emra pa patur qoftë edhe argumentin më të vogël për çfarë ai shkruan në shkarravinat e tij dhe flet kodra pas bregut dhe, po t'i lexosh çfarë thot dhe shkruan të krijohet bindja se kemi të bëjmë me një rrenacak që vazhdimisht vetëm këtë avaz di dhe ushqehet me rrenat e tij.Edhe pse këtë kundër...

Leon Duhanaj: Unitet politik dhe plan ekonomik

Një shtet i cili pretendon të jetë sovran , i paprekshëm ,dhe i patjetërsueshëm, në territorin të cilin posedon, duhet t’i plotësoj tri kushte themelore, të cilat janë .Territori, popullsia dhe sovraniteti apo pushteti shtetëror. Kjo është një gjë tashme e njohur, dhe të cilën nuk mendoj ta sjell si informacion, por dëshiroj të rikujtoj se nga këto të tria, shteti i Kosovës vetëm njërën e plotëson pjesërisht e që është sovraniteti i cunguar ...

Haxhi Kuçi: Kunder replike ndaj Avdi Ibrahimit

Zotri Avdi Ibrahimi nuk qendroi une ne kete forum,por njerezit kan lexue shkrimet e tua dhe te mijat.Dhe kan hasur ne keso fjale qe vertete ka mundesi qe te kem shkruar per ju mu keshtu.Ky fare Berisha ka mundesi te jete ndonji koleg yti,por per mua nuk me hyne ne pune se kush eshte.A e sheh zotri Avdiu qe edhe dikush kur shkruan me fjalorin tim ty te djeg dhe mendon se tere njerezia jan Haxhi Lata ?! ...

Hilmi Saraçi: Rrjedha të dëmshme nga privatizimi

Për privatizimin është bërë fjalë mjaft, sidomos për lëshimet dhe rrjedhimet që ka sjellë privatizimi, sidomos tani në kohët e fundit kemi parë disa pasoja dhe rrjedha të pakëndshme për Kosovën si shtet i pavarur dhe Sovran. Shumica e subjekteve politike konsiderojnë se pavarësisht se ka çka të flitet për lëshimet eventuale që mund të kenë përcjellë deri tash këtë proces dhe dyshimet që e kanë përcjellë për parregullsi të mëdha , përveç gjetjes se një rruge më transparente ...

Besnik Lajqi: Në mesin e një familje katolike

I lindur në mesin e shekullit 19-të, në mesin shqiptarëve myslimanë me prirje të moderuara europiane, ku mbi të gjitha ishte sakrifica e luftës që të mbijetojë shpirti, gjuha, tradita, kultura dhe arti shqiptar nën pushtimin serb. I lindur dhe i rritur në Pejë, deri në moshën 15 vjeçare. Lagjeja e jonë ku ishim në qytet, e quanin Kalaja. Kala e quanin se në kohët e vjetra kishte qenë aty një kala e vjetër. Por me ardhjen e pushtusve osmanë dhe serbë, ajo ishte rrënuar që nga themeli. Brenda në kala kishte qenë garnizoni i ...

Blerim Rrecaj: Halle, derte, shtigje…

Edhe ditët e këtij fundshtatori i karakterizuan temperaturat e larta. Dielli fortndriçues ia lëshonte vendin hënës fortshëndritëse e me ndihmën e së cilës edhe mund të preheshin dru nëpër male nga ata që dita s’u mjaftonte ose ishin të zënë me punë të tjera. E kur jemi te hëna atë sikurse edhe diellin e shohim nga këndvështrime të ndryshme, mund ta shohim nga oborret a ballkonet tona, përmbi male e objekte me rendësi e edhe dy ...

Rudina Xhunga: Takimi me Salman Rushdie

Nisi më 14 shkurt 1989. Ditën kur Ayatollah Khomeini shpalli FATWA-n kundër shkrimtarit të “Vargjeve Satanike”. Irani dënoi me vdekje një shtetas britanik dhe vuri shpërblim për kë e vriste. Bota u përfshi nga zhurma e vargjeve. Në emër të tyre u vra, u dogj, u rebelua. “Vargjet” ndanë Qytetërimet. Salman Rushdie u vu nën mbrojtjen e Shërbimeve Sekrete angleze. Për 10 vjet jetoi si një hije. Ndërroi emrin. U quajt Jozeph Anton...

Gjergj Meta: Our lady of Shkodra

Fjalët e titullit janë të gdhendura në krye të një tatëpjete në nr. 361 të West Harstdale Avenue në New York. Kjo e tatëpjetë të çon në një kodrinë të vogël që kur e mbaron së ngjituri të shfaqet përpara Kisha Katolike e shqiptarëve të New Yorku-ut, Zoja e Shkodrës. E diela aty është një festë e vërtetë. Shqiptarët mblidhen për t’u lutur, por edhe për t’u takuar me njëri-tjetrin. Mbushet Kisha plot në të dyja shërbesat e së dielës. Është mbresëlënëse që mijëra kilometra larg vendlindjes sheh aq shumë njerëz që ...

Rexhep Shahu: Artan Fuga kërkon shumë

Profesor Artan Fuga shkruan bukur e saktë si askush tjetër rreth vendimit të autoriteteve të fesë katolike për shkishërimin e atyre që vrasin dhe shpifin se vrasin gjoja në emër të Kanunit.Vrasjet që kanë ndodhë në këto dy dekada në Shqipëri janë në masën mbi 90 përqind vrasje mafioze dhe jo vrasje në bazë të rregullave të arta të kanunit.Krahas vrasjes së njerëzve, krahas ...

Bekim Rexhepi: Vallja e monopolit demokratik

Faktori ndërkombëtar dikur ishte dhe ndihej i shqetësuar me zhvillimet e shpejtuara në procesin e “vetëvendosjes” në Kosovë nga ana e vet vendorëve sa i përket shpalljes së pavarësisë. Ata më shumë i frikësoheshin reagimit të Serbisë, se sa shpalljes së pavarësisë para kohe, dhe kërkonin qe akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës të ndodhte brenda afateve të parashikuara dhe më çdo kusht të koordinohet edhe politika, e cila do të synonte që së pari të përgatiste disa masa të mundshme parandaluese në ...

Halit Elshani: Ku vajtën Kaini e Stalini!

E fillova këtë vështrim më thenjën e më siperme të autorit të Monografisë për Musa Hotin,botuar nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë,Prishtinë 2011. Në katologim në botim(CIP) shkruen :Reshat Sahtaj,Prishtinë,Abdullah Hoti ;ndersa në kopertinë shkruen vetëm Reshat Sahitaj.Eureka !kjo shperfil ;lje vjen nga njw mergimtar qe nuk u ngop kurr me genjeshtra...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx