E enjte, 18.09.2025, 12:40 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: ''Me tradhtarë e patriotë'' ne shqiptarët

Një popull i vogël, me një histori të lashtë, të vështirë, popull që mëton të tregoi se ishte nderë më të vjetrit të Kontinentit të vjeter Evropë, një popull që fatkeqësishtë ishte i përballur me pushtime dhe masakrime nga armiqë të paskrupulltë dhe gjenocidial, mjerishtë ende nuk po mundë të kthjellet dhe të eci përpara si një komb me vlera të mirëfilta që i ofron koha.Si për qudi ne shqiptarët ende po vuajmë nga padituria, nga mos mësimi për pësimet që përjetuam me shekuj, po përkundrazi ende sot e kësaj dite ...

Fritz Radovani: Po vdesim tue numrue yjet

Në dukje të pergjithshme shumë pak njerëz merren me yjet!Gati askujt nuk i shkon mendja me pasë në shtëpi një teleskop apo dylbi…Kedo me pyet pse nuk i mban këto, menjëherë do të pergjegjet “çka më duhen!?”.Pak e aspak shtete në Botë janë marrë me yjet! Ma shumë se Shqiptarët nuk besoj se asht marrë kush! Edhe Poeti ynë kombtar, i madhi At Fishta, kryevepren e vet që na ka lanë në poezi “Nji lule vjeshtet”, e ka shkrue per ...

Avdi Ibrahimi: Jeta dhe Autori

Jeta ka ndryshuar diçka këto ditët e fundit.Sikur e ka harruar buzqeshjën,sytë e saj ngjyrë kafe duken se kanë humbur shkëlqimin e mëhershëm,në ata sy duket një shqetësim dhe pasiguri,ajo sikur ka një mosbesim të thellë kundrejt njerëzve,që e rrethojnë.Ajo më nuk beson çfarë i shpjegohet nga profesori në fakultet,prapa çdo ligjerate të tij ndjenë një gënjeshtër të qëllimtë.Atë e djeg dëshira e zjarrtë për të rrëfyer rrjetën e errët të sekretit të sajë dhe ta hedhë nga thellësia e zemrës botën e së ...

Ksenofon M. Dilo: Burri matet me zemër

Shquajne vlerat e larta te zagoriteve te pare , nder i races shqiptare. E kaluara nuk mund te hidhet mbas kraheve ne kete vend ku dhe arkitektura e shtepive ruante mençurine e brezave . Ish vene ne pune mendja dhe zemra ne ato dykateshe te gurta, kultura dhe dashuria pèr Memedhenè ! Habisnin dhe te huajt shtepite eHaritejve me ate madheshti … siper atyre shkembenjve…. Pa goje mbeteshe kur hyje ne shtepine dykateshe te Dedulajve ...

Zejdush Kastrati: Jo ”Bunga- bunga”, por luftë korupsioni

Të shtunën e kaluar, në Prevallë ,në njërin nga hotelet ku jo rrallë, kanë pushuar, dhe janë akomoduar, edhe liderët e rajonit,pushonte edhe një përson i Eulex-it,gjegjësisht një përsonalitet nga një shtet me ndikim të madhë në Bashkimin Europian e më gjërë, dhe, meqë, ishte, në shoqëri, edhe të një kolegeje, time, nga Anamorava, që e njihja kaherë, pas ftesës, që ti bashkohem, sa për një kafe ,iu bashkangjita, dhe gjatë një ore, sa qëndrova me ta ,e vetmja gjë, që më la përshtypje,ishte shqetësimi, që po ...

Blerim Ramadani: Detyra dhe leksione nga Brukseli

Është bërë tash më traditë e njohur në vend, që sadoherë që na shfaqet ndonjë problem i brendshëm, qoftë politik, ekonomik apo institucional, qeveritarët tanë dhe fytyra të njohura politike i’a mësyjnë menjëherë Brukselit, si tryezë për vajtimin e halleve para evropianëve edhe pse nuk duan ta kuptojnë se të njejtët me vetëdije i kanë prodhuar këto produkte me ambalazhin “Made in Macedonia”...

Dren Shahini: Kosovo vs Albania!!!

Ndeshja ndërmjet kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Shqipërisë na qartësoi shumëçka.Duke mos e diskutuar rezultatin, sepse ai tashmë dihej nga niveli i përbërjes së ekipeve, dua të ndalem tek pjesa e fundit e kësaj fjalie: përbërja e ekipeve.Kombëtarja e Zvicrës në përbërjen e saj multietnike në vete ka futur edhe pesë shqiptarë, të cilët po dëshmohen dita-ditës dhe po e arsyetojnë kohën e kaluar në atë ekip...

Miftar Mehani: Reagimi kundër zjarreve

Në një konferencë rajonale me temë “Menaxhimi i zjarreve për mbrojtjen e pyjeve dhe ambientit”,ndër analizat e shumta që u bënë për zjarret e ndodhura në këtë vit në rajonin tonë, me theks të veçantë në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, u përmend edhe çështja e dhënies së përgjegjësisë nga institucionet e vendit. Forma se si u kërkua çështja e dhënies së përgjegjësisë, gjegjësisht ndëshkimin që duhet dhënë kësaj ...

Hilmi Saraçi: Kosova pa mbikqyrjen e pavarësisë

Tani jemi në ditet e para të fillimit të mbikqyrjes se pavarësisë së Kosovës, ngjarje e veçantë historike. Mirëpo në të ardhshmen do të kemi sfida të shumta e të reja duke qëndruar para shtetit të ri të Kosovës pa mbikqyrjen e të tjerëve (ndërkombëtarëve). Mirëpo janë këto sfida të zakonshme që dalin si rrjedhojë e shteteve të pavarura të shoqërive të përgjegjëshme demokratike.” Me rastin e kësaj dite historike, fundin e mbikqyrjes së pavarësisë ishin të pranishëm ...

Ramiz Dërmaku: Frika nga Bashkimi Kombëtar

Kur lexuesi i lexon shumë opinione të lexuesve në gazeta të ndryshme ditore apo në internet, gjëja e parë të shkatërron emocionalisht dhe shpirtërishtë dmth; të lëndon në zemër, është xhelozia, urrejtja, fanatizmi, të cilat shihen në çdo fjalë . Kjo urrejtje, kjo xhelozi, ky fanatizëm po sikur të përdoreshin për të bërë vepra të mira me siguri se ne shqiptarët nuk do të ishim sot këta që jemi, por do të ishim ata që të tjerët të marrin mësim...

Pirro Prifti: Shqipëria në rrezik shitje?

Më kujtohet fare mirë kur disa vite më parë në vitet e para të demokracisë kur një nga liderat e së majtës tashmë i hedhur në rrugë qoftë nga klasa politike e majtë qoftë nga politika në përgjithësi kërkonte që Shqipëria të ishte `një Shqipëri e dyerve të hapura dhe jo e Shqipëri e dyerve të shqyera`.Ishte koha kur megjithe indoktrinimin e drejtuesve të post diktaturës kishte ende dinjitet,Ishte koha kur megjithë skamjen e madhe të viteve të para të post-diktaturës njerëzit mbetën të ndershëm jo se zbatonin porosinë e ish ...

Luan Dibrani: Janullatos i vetëshpallur varrmihës

Po i ofrohem ditës së madhe dhe të shenjte të "Pavarësisë së Shqipërisë", qe ky 2012 për shqiptarët do të jetë një sfidë , dhe një përvjetor shekullor. Ky vit shqiptarët i gjeti dhe po i gjen prapë të coptuar, sipas apetiteve të armiqve dhe pushtuesve shekullor, mbetën mbi gjysma e territorit jashtë Shqipërisë . Nga qarqet serbo - sllavo -greke edhe sot shqiptarët po përballen me një fenomen tjetër të programuara , qe moti në ...

Ismet Uka: Dialogu politik me Serbin

Është realitet se politiken e bëjnë ata që vërtet i kanë kushtet për ta ber atë,ne si po duket kemi hi në politik por për ta ber politiken nuk kemi njohuri dhe nuk i kemi mundësit ta bëjmë politiken e vendit me këto sillje shumë vagabondë nga vet njerëzit të cilët janë në krye te shtetit të Kosovës e me fitimin votave te 45% prej 30% të qytetarëve të cilët kanë dal në ...

Fritz Radovani: Dy fjalë pleqësh nga Hafiz Dalliu

Sa këshilla të kandëshme na kanë lanë stergjyshat tanë. Sa fjalë të bukra kemi t’atyne pleqve dashamirë, zemërbardhë e shpirtkulluem plot burrni e kuptim. Ato fjalë të mëdha, ata këshilla t’ambla asht një mëkat i madh me i lanë mbasdore, lypset pra kurdoherë me i shkrue, tue iu dhanë shpjegimet e duhuna me shembulla që t’ iu merrët vesht kuptimi i naltë i tyne, që mos të harrohën e të këshillohemi me ata, e, kështu, të përmirësohet morali i ...

Gjon Neçaj: Edukimi i prindit ndaj fëmijës

Shpeh na ka eatiur të dëgjojmënë kronikat e zeza në mediat e shkruara dhe elektronike ngjarje tragjike të kryera nga adoleshentët, fëmijë të rrugës të moshave 14-17 vjeçarë.Kështu edhe ditët e fundit , sipas njpoftimeve të policies, adolendentë vranë një nënë dhe plagosen një tjetër në sy të fëmij?ve në mes të ditës në qendër të kryeqytetit.Lidhur me këto ngjarje tragjike duhen nxjerrë konkluzione ...

Lavdrim Lita: Anija e “hidhur” e arratisjes së refugjatëve

Me 8 gusht të 1991: një anije me 20 mijë persona dhe 10 mijë tonelata sheqer kubanez në barkun e saj prek portin e Barit. Anija nisej nga Shqipëria dhe quhej “Vlora”. Bërtitjet:“Italia”, “Italia” çajnë rrugën përmes kanalit të Otrantos dhe duart e shumë njerëzve ngrihen lart në shenjë fitoreje, më pas disa prej tyre zhyten për të kapur bankinën e portit: është fillimi fundit, ajo i fitimit të të drejtave njerëzore pas 50 vitesh ...

Baki Ymeri: Dallavere bukureshtare me karakter antikosovar

Shoqëria mund të shndërrohet në parajsë të miqësisë dhe bashkëpunimit, vetëm atëherë kur doktrina kristiane e përshkon atë në mënyrë logjike, duke e lindur një jetë të re përmes ndershmërisë dhe vlerave morale. Faktikikisht, kësaj rradhe nuk është fjala për moralitet, por për një grup neokomunist interesash meskine që ka gllabëruar subvencionet e Qeverisë Rumune për etninë shqiptare, me një shumë prej mbi një milionë euro në ...

Blerim Rrecaj: Shkurt e shqip

Këtij shkrimi ia nis sikurse një loje. Pa të shohim se çfarë do të dalë e çfarë do të zë ngoje. Dhe fillimisht rendis vertikalisht ca elemente për të thurrur më pas fjalë, a fjali horizontale: analiza a komente… Të filloj(më) diç të them e diç të thomë. Për kodin (telefonik të )e bashkimit nën avujt e mjegullës, flakëve a tymit. Për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë, për zgjatjen e mandatit të Eulex-it...

Alban Voka: Forumi i majmunëve me hundë të përgjakur

Nja 200 vjet më parë, gjatë konvertimit të shqiptarëve të Shipkovicës nga krishtërimi në islamizëm, në kohën kur mungonte kleri islamik në atë fshat, u bë një skandal qesharak në xhami, sepse shqiptarët vrrullmëdhenj e me karakter që faleshin vertikalisht në kishë, tani duhej të shndërroheshin në gra, duke ngritur vithet përpjetë gjatë ceremonisë së faljes. “Ej xhemat! Çka do them unë, thoni edhe Ju! Çka do bëj unë, bëni edhe Ju!” Kështu pat thënë hoxha asokohe, kur Dinin e bënë Xhemaludin, Palin Selam dhe ...

Ismet Uka: Diskriminohen pensionistët

Pensionistët kontribut pagues të Kosovës me pa durim e kanë prit seancën e 6 shtatorit të vitit 2012 duke menduar që institucionet e Kosovës diskriminimin që janë duke e ber ndaj pensionistëve të Kosovës, me aprovimin e ligjit për pensione këtij diskriminimi institucional të deri tanishëm kanë vendos mej dhanë fund, dhe pensionistet e Kosovës të trajtohen si masë kushtetute e ligji...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx