Mendime
Agim Vuniqi: Vlera e kombit
E marte, 18.08.2009, 06:32 PM
Vlera e kombit
Nga Agim Vuniqi
Edhe pse të ndarë në dysh, analistët dhe artikullshkruesit të njohur dhe të panjohur për opinionin, janë duke dhënë një kualitet të ri të mendimit të lirë, fatkeqësisht me shumë vonesë, si herëve të tjera, duke përfshirë edhe fazën e bisedimeve shqiptaro-serbe në Vjenë. Është paksa i pakuptimtë debati agresiv për ata që mendojnë pro apo kontra. Nuk duhet njeriu të jetë ndonjë njohës i përpiktë i historisë për të dhënë mendimin e tij, meqë kemi jetuar dhe akoma jetojmë në kohën kur po bëhen këto ndryshime të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
Gabimi më i madh që është bërë gjatë hartimit të ligjit mbi festat, ka qenë mosmarrja parasysh e një vendimi konsensual dhe pajtues me shqiptarët jashtë Kosovës, me të cilët shqiptarët kanë bashkëjetuar nën një çati të shtetit federal të quajtur Jugosllavi, pra interesi i Kosovës nuk do të duhej të ishte specifik, por duhet t'i merrte parasysh rrethanat politike të një kontinuiteti institucional, ku shqiptarët trajtoheshin si komunitet kompakt, edhe pse të ndarë në republika të veçuara, pra konkretisht flamuri dhe valimi i tij kishte një dimension të përbashkët politik dhe nacional, atëherë, por edhe tash.
Nuk them apriori të mos merren për bazë ndryshimet që janë bërë në fazën e re të pasluftës, por është ligësi të mos konsultohen shqiptarët jashtë Kosovës për një vendim kaq të rëndësishëm dhe vendimtar. Vetë akti shumë përqeshës, festa e shqiptarëve, nuk u jep të drejtë kuvendarëve të Kosovës të manipulojnë me teza deri më tash inekzistente. Ky ishte një joseriozitet politikisht shumë i dëmshëm. Pavarësia e Kosovës dhe shteti i ri do të duhej të kishin një karakter politik njësues me viset e tjera të banuara me shqiptarë në shtetet përreth, më herët të mbuluara me një ombrellë të përbashkët federale. Nëse në Kosovë nuk është zyrtarizuar flamuri, çfarë duhet të bëjë faktori politik në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë? Si do të realizojë objektivat nacionale, kur kërkesave të tyre nuk ua vënë veshin fare institucionet demokratike të Kosovës? Si t'i realizojnë dhe mbrojnë të drejtat e tyre nacionale shqiptarët në Mal të Zi?
Dhe përfundimisht sigurisht që shqiptarët në Maqedoni duhet të kërkojnë federalizimin e shtetit, për shumë arsye, ngase ata objektivisht janë përcaktuar për integrimet euro-atlantike, dhe për anëtarësim të shtetit maqedonas në NATO, ata nuk duhet të mbesin peng të kokëfortësisë nacionaliste të maqedonasve, nëse pranohet konstatimi se ata janë qytetarë të barabartë në Maqedoni. Përkundrazi, shqiptarët duhet të vënë kontakte të drejtpërdrejta me diplomatët grekë, kam fjalën për partitë politike shqiptare, për të zbutur qëndrimin dypalësh, meqë ftohja e raporteve greko-maqedonase po u shkon në disfavor vetë shqiptarëve.
Mund të them lirisht se diplomacia shqiptare nuk ka lozur ndonjë rol të rëndësishëm në afrimin e pikëpamjeve në mes të shqiptarëve, jo që nuk ka dashur, por për shkak të angazhimeve të shumta për pranim në NATO, pastaj për shkak të kufirit poroz me Greqinë, ku minoritarët grekë janë bërë faktorë destabilizues për sigurinë e shtetit. Do të ishte plotësisht banale të kërkohej që shqiptarët të tregojnë dhëmbët në situata të tilla konfliktuale, por ata bile do të duhej të ishin më aktivë në prononcimet e tyre.
Çuditërisht, shpejt është harruar fakti se shqiptarët kanë qenë shumë unikë gjatë luftës. Pse nuk është kështu edhe në paqe, në marrjen e vendimeve të rëndësishme me konsensus, për të mos u lënduar politikisht, por për të hapëruar bashkërisht në rrugën e zgjedhur të integrimeve euro-atlantike.

Komentoni
Artikuj te tjere
Mentor Nazarko: Frika nga dekonspirimi
Naum Prifti: Shpifjet nuk janë dokumente
Teki Dervishi: Ftesë Parlamentit për seancë të jashtëzakonshme
Agim Vuniqi: A ka fytyrë e vërteta...?
Vehbi Miftari: Kultura politike dhe shenjat e identitetit
Arben Idrizi: Kah po ia mbajmë?
Besnik Drenica: Edhe ne jemi Kosovë
Valmir Elezi: Fluturimi për në “botën tjetër”?
Agim Vuniqi: Kadia të mbron, kadia të gjykon
(Anti) Ilir Dardani: Homazh per Kaurret ose All’ah Ykber!
Selim Hasanaj: Njerëzit e çmendun dhe rrugaqnia e shacave
Blerim Rrecaj: Jeta nën tingujt e serialomanisë
Agim Vuniqi: Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë
Xhevat Rexhaj: Turkia dhe turkizmi kamkryq në Kosovë
Selim Hasanaj: Verë 2009 - Si i kalova pushimet në vendlindje
Kim Mehmeti: Matanë kufirit një kufi tjetër
Agim Vuniqi: Mehmet Dyzi, pavarësia, EULEX-i dhe SHBA
Faik Miftari: Vizita e Reisit në Kosovë
Sejdi Peka: Zbardhja e krimeve të ish-Sigurimit mbi nacionalistët shqiptarë në botën perëndimore
Faton Abdullahu: Më trego çka feston të tregoj kush je