Kulturë
Mazllum Saneja: Fjala si frymëzim poetik
E merkure, 17.06.2009, 07:01 PM
 Mazllum  SANEJA
Mazllum  SANEJAE S E
FJALA SI FRYMEZIM POETIK
Poeti ndeshët në jetë me shumë fjalë. Poeti i vërtetë parreshtur komunikon me fjalë. Me fjalët që dëgjuaka në rrugë, në tramëaj, kudo,ku vetëm njerëzit thonë diçka, shprehin diçka dhe, ato fjalë qe ndeshur ka në tekstet e moçme, në veprat shkencore. Kjo asgjë e re, po vlen të përkujtoj se, fjala është burim kryesor dhe parimor i frymëzimit në krijimtarinë poetike.
Ndërkaq, dendur ndodh që vetëm një fjalë, fjalë e nxjerr nga kaosi i gjuhës – fjalë zbulimi.Dhe, pothuajse çdo poet pas të shkruarit të një poezie, mbart në vetvete fjalën për një poezi tjetër. Një fjalë sikur të ishte një pikë, pikë referimi, nga e cila rifillojnë poezi të tjera apo mbase ende nuk kanë zënë fill dhe, për këtë kërkojnë një frymëzim të plotë, që të marrin trajtën përfundmtare. Dhe rreth një fjale të vetme, nguliten shumë mbresa, atëbotë kjo fjalë mbetet e kapërthyer në mendime, kjo fjalë si magji – e kultivuar në ëndërrimet e poetit.
Po, fjalët kanë kuptime të ndryshme, çdo fjalë ka në vetvete peshën, fuqinë domethënëse , shijen. Dhe, këtu poeti duhet ta peshojë, ta mat çdo fjalë , për ta qitur në letër, atëbotë kur do të marr pushtetin e vet.
Komunikimi i poetit me fjalë bëhët jo në mënyre të drejtpërdrejtë, po me ndihmën e ndijimeve, po, në mënyrë të tërthortë, nëpërmes intuitës të ndjeshme poetike.
Dhe, kështu madhështinë e poetit duhet matur me shkallën e mprehtësisë të intuitës. Thashë në mënyrë të tërthortë, për shkak se vlerësimi i fjalës bëhët me tërë kujtesën e realitetit apo me ndijimet e dhëna (Russel) dhe me pjesëmarrjen e përvojave poetike të poetit.
Në udhëtimin poetik, poeti ndesh fjalë me një fuqi me të madhe,
fjalë që na duken, se gjithçka para nesh mbyllet, po ka edhe fjalë me rëndësi më konkrete, qofshin regjionale, apo që i përkasin një kategorie të caktuar ndjenjash dhe, më në fund fjalë provinciale dhe të zbrazëta.Po, ka fjalë të zbrazëta, boshe.
Me te drejtë shkruan gjuhëtari francez Vendrey, duke konstatuar ekzistencën e „imazhit verbal”. Ky fakt është për poetin veçanërisht i afërt, sepse fut terminin shkencor në këto shqyrtime dhe, i lejon vetvetes që në mënyrë të saktë të flas mbi kufijt e ndryshëm të fjalëve të ndryshme.
Së këndejmi, është e udhës të vëmë në spikamë, se sa e gjërë
është shumëllojshmëria e raporteve që ndodhin apo krijohen ndërmjet
poetit dhe fjalëve. Më interesante është raporti i poetit ndaj gjuhëve të huaja. Sa mahnitje, sa cudira e mrekullira e shoqërojnë poetin ne udhëtimin e magjishëm poetik në koherencë me fjalë të huaja per shembull fjalë franceze, italiane, gjermane apo polake, të cilat sjellin me vete një kënaqësi të veçantë emocionale apo domethënëse dhe, para nesh hapet tërësisht një imazh i panjohur verbal, te cilin më kot do ta kërkonim ekuivalentin ne gjuhën amtare.
Dhe na duket jo serioze kur poeti permes mendjemadhësisë konstanton se, ai fjalë nuk zgjedh, se nuk merr parasysh fjalët , se është aq i rrjedhshëm . Se arti nuk lind, nuk rrjedh porsi lumi, po lind e krijohet ne thellësitë tona, fal gdhendjes subtile e të pabindur të fjalës. Se poeti i vërtetë gjithnjë gjendet në kërkim të fjalës, qe me aq mund e zjarr e gdhend porsi skulptori statujën, që përmes bukurisë, magjisë dhe fuqisë do të pushtojë gjithandej në kohë e hapësirë…
Varshavë,
fundi i qërshorit 2009
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Albert Zholi: Unë dhe Hëna
						Poezi nga Minella Borova
						Mehmetali Rexhepi: Humbëtirë e heshtjes (Cikël poetik)
						Intervistë me fituesin e Çmimit për librin më të mirë poetik Mr. Kadrush Radogoshin
						Këze (Kozeta) Zylo: Diloiada, Lotët e pa terur të dhimbjeve
						Aleko Likaj: Malli i Atdheut
						Demir Krasniqi: Moj vendlindja jonë
						Albert Shala: Zeri njemijvjecar
						Cikel Poetik nga Ndriçim Ademaj
						Cezarina Adamescu: Te rog, anun??-m? dac? nu o trimi?i
						Ana: I cuditshem njeriu!
						Viktor Bruceti: Ca të vërteta kundër regjimit i kam thënë edhe atëherë…
						Agim Gashi: Për Ty dhe vetëm për Ty!
						Agim Drenica: Maksima popullore - bashkëkohore
						Cikël poetik nga Ejup Ceraja
						Agron Tufa: Ta ndava ujin!
						Edison Ypi: Luz Vegas
						Ilirjan Sadikaj: Dashuria e Besarës (II)
						Demir Krasniqi: Kur jam kanë me i vakt i ri
						Intervistë me kritiken e letërsisë znj. Klara Kodra, dhënë gazetares së Blue Sky, Vera Pelaj
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










