Kerko: a
Anxhela E. Dilo & Eduard M. Dilo: Panair i librit shqip në New York
E marte, 09.06.2009, 08:37 PM
Eduard M. Dilo & Anxhela E. Dilo
PANAIR I LIBRIT SHQIP NË NEW YORK
(Mbresat e një dite të veçantë)
Nga Anxhela Edi Dilo, Eduard M. DILO, New York
Kishte kohë që e prisnim këtë ditë të shënuar….kishim marrë lajmërim sa nga gazeta shqiptare këtu, aq dhe nga mesazhet në Kompjuter….
E prisnim me pa durim se ishte hera e parë që do merrnim pjesë në një eventiment të tillë.Kishim parë me dhjetra e dhjetra panaire , në televizor, në ambjente të ndryshme , në Shqipër. Greqi , në New York….
Sot ishim të gëzuar dhe të lumtur se do paraqesnim aty librin e nxjerrë nga shtypi tani freskët: “DILOIADA”, shkruar me aq dhembje jo vetem nga babi(Eduard M. Dilo), si protogonist në ato rrëfime e ngjarje, por dhe nga i miri poet i talentuar , Jorgo S. Telo, i cili me vullnetin e hekurt dhe përkushtimin qe e karakterizon, (për kushtet e shëndetit që ka), ja dolën mbanë me sukses.
Së bashku me ne ishte dhe Mami me Xhuljan , atë te Diel të fundmajit 2009. U ngritëm në mëngjez herët , dhe me çantat mbushur plot me libra morëm drejtimin për Monroe College, ku do organizohej panairi. Bashkë me “Diloiadën”, udhëtonte për panair dhe Gramatika e Ilia Dilo Sheperit., (libri i shenjtë qe i rezistoi kohës dhe u përdor e përdoret kudo edhe pse autori nuk ka marrë dhe s’po merr vendin e merituar!). Në çantë kishim dhe librin shkencor “Shqipja dhe Sanskritishtja” e gjeniut me origjinë zagorite Petro Zheji , gjithashtu dhe 12 librat (poezi e prozë) të botuara nga shkrimtari e poeti po zagorit, Jorgo S. Telo.
Katër emra zagoritësh në një përfaqësim të denjë në Panairin e parë të organizuar në Amerikë!
Ambjenti i rregulluar , tamam si për festë , i mirëpriste autorët e librave dhe visitorët e shumtë që mbushën atë mjedis me muzikë shqiptare. Kudo Shqip- Shqip dhe vetëm Shqip! Të dukej sikur një copëz Shqipërie ishte shkëputur e kish ardhë aty…
Sa tavolina , tavolina të thjeshta mbuluar me bardhësi , e sipër tyre emrat e autorëve që do reklamonin librat e tyre. Përmidis tavolinave të binin në sy emra shkrimtarësh të dëgjuar… Ndalemi tek tavolina që na përket Aty shohim të shkruar bukur me shkrim dore:
DILO, PETRO ZHEJI, JORGO TELO (Shkruar nga organizatorët)
Vendosim librat mbi tavolinë, ndërkohë që vizitorë të shumtë rendnin e shikonin me radhë…
Drejtonte Poeti Mehill Velaj, kete dite te bukur festive per mbare shqiptaret, e me mikrofon ku shprehej lirshem, publiku e degjonte me vemendje.
Nisi prezantimin me radhe te autoreve, duke kaluar ne tavolinat perkatese, e duke lexuar emrat e autoreve prezent dhe librat e tyre ne tavoline.
Me radhe, e sipas radhes, vinin autoret me librat e tyre: ja Adnan Mehmeti, Mehill Velaj, Gjeke Marinaj, Kozeta Zylo, Ramiz Gjini, Albana Melyshi, Ilir Spata, Adelina Gina, Dr. Selahudin Velaj, Raimonda Moisiu, Leonora Gjoka, Agron Fico, Tom Mrijaj, Kladi Kapinova, Nexhat Imeri, Gjeto Turmalaj, Uk Lushi e Donika Timko, Ivzi Cipuri, Skender Shkupi, Pellumb Kulla, librat e te cilit i prezantonte Ilirjana Sulkuqi se bashku me librat e saj dhe disa libra te tjere.
Kishte gjithashtu shumë piktura nga piktorë shqiptarë që jetojnë në Maqedoni si Behar Ferati, dhe Nevzat Bejtuli- Kica. Gjithashtu në një kend te panairit të binin në sy të ekspozuara me dhjetra grafika të paraqitura aq këndshëm nga Ramiz Muja. Pranë tavolinës së Skënder Shkupit dhe në anën tjetër të Uk Lushit e Donika Timko ndodhej tavolina ku ishin të ekspozuar emrat e katër autorëve me origjinë zagorite: I. Dilo Sheperi, libri dyvëllimsh i Petro Zhejit , Jorgo S. Telo dhe Eduard M. Dilo. Nje prezantim dinjitoz bërë nga drejtuesi i panairit, Z. Velaj, kur ndër duar mori sipas radhës 12 librat e Jorgos, duke cilësuar: “Kemi autorë që na kanë dërguar librat e veta nga Gjirokastra. Shihni librat e tij. Vallë, nuk ja vlejnë, t’i kemi dhe si libra xhepi?- tha, duke marrë ndër duar “Kumte Dashurore” ….Ja, kemi këtu veprat e Petro Zhejit …ardhë që nga Tirana…. Ja, Gramatika e Dilos , me vlera te pa llogaritshme dhe në fund “Diloiada”, e botuar tani së fundi…”
Të gjithë shkëmbenin vizita nëpër tavoliana e ndërronin librat duke i dhënë autografe njëri - tjetrit…
Te binte ne sy interesimi i madh i Konsullit shqiptar z.Albert Jerasi, ketu ne New York , qe kaloi me radhe ne gjithe tavoliant, e tregonte interesim te madh te njihej me kedo.
Ishte me te vertete nje dite festive , shihje kudo gezim, krenari, buzeqeshje dashuri.
Diku ne qender te asaj salle te madhe ishte vendosur nje pikture, nje peme familjare do ta quaja, prure aty dhurate nga poetja Ilirjana Sulkuqi.
Kish te shenuar ne te emrat e disa shkrimtareve.
Libra, muzike, buzeqeshje, krenari , kudo dashuri….
Me plot interes do te shikoje te palodhurit gazetare ne komunitet z. Dalip Greca dhe z.Beqir Sina, qe mbanin shenime e shkrepnin aparatet per te fiksuar ate pamje ne fotografi.
Ishte vertete nje aktivitet befasues organizuar nga kjo shoqate, me kryetar z.Dalan Luzaj dhe president z.Adnan Mehmeti.
Me duartrokitje të shpeshta u prit sidomos cmimi madhor per vitin 2008, si libri më i mirë i vitit me poezi: “Mjelmat po të vijnë”, nga e talentura,znj. Kozeta Zylo
Libri i Kozetë është çmuar dhe nga nga kandidati për çmimin Nobel, shkrimtari ynë i përmasave botërore Ismail Kadare, me parathenie nga i shquari, Prof. Peter Prifti dhe kritiku prof. Sadik Bejko.
Jo vetem mendojmë që e meriton çmimin per këtë liber poetik, me ato poezi aq të kendshme e plot kuptim, por Zonja Kozeta apo Bashkëshorti i saj, i palodhuri shërbestar i shqiptarizmës, i zellshmi prof.Qemal Zylo, meritojnë shumë e më shumë, se janë të kudondodhur, ku ka gëzim apo hidhërim , ku ka aktivitet që i organizojnë vetë ata, me aromë Shqipërie!
Ata meritojnë shumë dhe mendojmë, se kanë marrë nje çmim akoma më të madh se këto te shpallurat, ata tashmë kane marre admirimin e respektin e merituar prej publikut të gjerë, veçanërisht me mësimdhënien e gjuhës shqipe fëmijeve shqiptarë ne emigrim, që është çmimin i mirënjohjes!
Me duartrokitje u prit gjithashtu inaugurimi i tunelit lidhës Shqipëri - Kosovë; tani jo vetëm zemra të pandara, por dhe një rrugë që fare shpejt të bën prezent nga Tirana në Prishtinënn e Ibrahim Rugovës, këtij udheheqësi të madh shpirteror që aq bukur e me dinjitet e çoi Kosovën martire drejt Pavaërsisë!
Gjithashtu në këtë aktivitet mbresëlënës të organizuar thjesht e bukur , u shpallën dhe emrat e rinj që u pranuan në Shoqatën e Shkrimtareve Shqiptaro- Amerikanë.
Sa nevojë kemi ne brezi i ri dhe talentet e reja për këto aktivitete, sidomos ne të rinjte e rritur ne emigrim, ku dimë fare pak për Mëmëdhenë që e kemi aq larg…!
Festa e gëzime paçim gjithmonë ne dhe Nëna Shqipëri!
Shkrimtaret shqiptaro -amerikane
![]() |
U pranuan dhe antare te rinj |
![]() |
Duke ndjekur panairin... |
![]() |
Kozeta Zylo, pas marrjes se cmimit te madh |