Kulturë
Cikël poetik nga Zef Mulaj
E diele, 05.04.2009, 01:37 PM
Zef Mulaj, lindur ne Nikaj-Merture te Malesise se Gjakoves (Tropoje), ne fshatin Qeresh-Mulaj.
Zef Mulaj
Ka shkruar poezi qysh ne rinine e tij.
Ka mbaruar studimet e larta ne Fakultetin e Mjekesise, Tirane (Dega Farmaci).
Ka punuar shume vite ne zonat e vendlindjes.
Vec punes si farmacist, eshte marre gjithnje me kerkime shkencore ne fushen e tij, sidomos ne studimin e bimesise mjeksore te alpeve te Shqiperise.
Ne vitin 1994 vendoset ne menyre legale ne Itali, me nje bashkepunim shkencor ne fushen e tij.
Ne vitin 1998, mbaroi perseri studimet e larta ne universitetin ''Camerino'' te Italise, ku mbrojti titullin ''Doktor'' ne shkencat farmaceutike, pikerisht ne studimin e bimesise mjeksore te alpeve te Shqiperise.
Eshte Anetar i Lidhjes se Shkrimtarve dhe Artisteve ne qytetin ku jeton ne itali.
Merr pjese ne koncertet recitale dhe konkurset e organizuera ne Itali ne fushen e poezise.
Botime:
''880 bime mjeksore ne alpet e Shqiperise'', Tirane, 2009
''Mjegullvarur mbi Ballkan'', Tirane, 2006 (Poezi)
''Emri qe lind diellin'', Tirane, 2004 (Poezi)
Poesia 1 e 2 ''Isole D'Infinito'', Itali (Antologji e Artit Figurativ)
Nga libri :” EMRI QE LIND DIELLIN”
GURI
Mbi gure, ingrire
Me mbeti shikimi.
U largova ,
duke len shikimin tim
ngrire mbi gure.
Shikim prej guri …….
NEN HIJEN E AHAVE
(varret te nje fshati te braktisur)
E rende heshtja qe prek mengjeset,
muzgun dhe naten
nen hijen e ahave ,
emra qe diellin kan lindur
mbi oxhaqet e shtepive te heshtura .
EMRI YT
Mos me qajë kur te vish
dhe te mos me gjesh,
Nen hijen e lisit.
Per dore merre hijen time
Dhe ne krahet e tu,
Nje zog do te ulet.
Ne fluturim qiellin do te marre,
Aty do te me gjeshe mua
Emrin tende duke shkruar.
MYSAFIRET E ZOGJVE
Endrra hyri ne gure,
muret e arave rane,
shtepite e ngurta
lemyshku i mbuloi
dhe varret
mysafire
te zogjve
mbeten……..
PENA E ARKUVUAR
(1975-1980)
Nje letër e shkruar
U ngri ne kohën e shkuar
Në majen e penes së arkivuar,
letërshkruar……
Nga libri ”MJEGULLVARUR MBI BALLKAN”
MBËRRITI NGA RETË NJË NJE FTESË.
Mbërriti nga retë një ftesë .
Vetëtima fiermosur,
Shkruar me rreze dielli,
Zarfi,bardhësin e hënës .
E lexuam natën nëpër yje
Nen buzqeshjen e agimit
U nisem udhës
Me ftesë në dorë
Atje do te mëbrrijmë
Nëpër agime e mbrëmje
Te përgjumura.
Mbërriti nga rete nj ftese….
GRUA E BUKUR
Një shikim ne sytë e një gruaje ,
Është infiniti i një bote të pa njohur
Ndjenjash dhe mbetesh në këtë pafundsi,
Si një dritë përherë e pa shuar…..
Ka emrin e sundimit shpirtëror te njeriut…..
ISHUJT E NGUJUAR
U ngujova në ishujt e nje kohe ,
Lexova fytyra te ishulluera .
Nyje brengash lidhur njera – tjetren,
Rrëna , kurtha , pabesi, tradhti,
Ishuj qe digjnin kohën.
Prisnin e përcillnin fytyra ,
Varka te kryqzuera në udhëtim,
Mbetur në udhë në mes ishujve të kohëve.
Antologia di arte figurative e poesia
ISOLE D’INFINITO 2
(Antologjia e artit figurativ e poezia)
IERI, OGGI
Le tue mani,
Sulle onde del mare,
Giocavano con un pensiero,
Fulmine nella mente .
Baciavano la notte
Come un fiore appena sbocciato:
Tu e tanti altri ancora …. Ieri.
Vivendo
Nel fuoco del cuore
Vola la colomba di fiamma
Sulle onde del mare,
Dove oggi ancora abbandonano
Il loro pezzo di cielo e di terra,
Lì dove il vento
Si diffonde e sprigiona con le onde del mare
Un ricordo…….ieri
E oggi…..colomba di fiamma
Domani……
LA DONNA
Era notte.
La luna ,in silenzio,
Giocava all’orizzonte,
La donna faceva l’amore
Con la luna
Che camminava dolcemente
Sul suo corpo.
Baciava la luna .
E si svegliò bussando all’ orizzonte .
Il sogno era finito
Sulla luna e la notte.
Due gocce di lacrime
Bagnavano le sue ciglia.