E shtune, 11.04.2026, 11:14 PM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Eliot Engel, flamuri i Amerikës dhe liria e Kosovës

E shtune, 11.04.2026, 06:55 PM


Eliot Engel, flamuri i Amerikës dhe liria e Kosovës

Nga Ndue Ukaj

Ne ishim në ferr kur u shfaq mes nesh Eliot Engel, një shfaqje me trajtë prej engjëlli.

Aq shumë ishim të ngazëllyer sa vërtet besonim se engjëjt jetonin në tokë.

Dhe kur ky flamur filloi to valvitej në qiellin e Kosovës, ne e dinim se ata rrathë ferri ku ishim, kishim udhëheqës, se engjëjt rojës, si Eliot Engell, do t’na nxirrnin prej ferrit.

Dhe ashtu ndodhi, Amerika, Eliot Engell dhe një çetë engjëjsh, u bënë engjëj rojës për ne.

Dhe falë tyre, shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurdoherë në historinë e tyre disashekullore.

Prandaj, janë krejt të varfra fjalët për të shprehur mirënjohje për këtë njeri të madh.

Unë dhe brezi im, do të jemi përjetë falenderues, ndaj këtyre engjëjve, si Eliot Engel.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx