| E shtune, 11.04.2026, 06:55 PM |
Eliot Engel, flamuri i Amerikës dhe liria e Kosovës
Nga
Ndue Ukaj
Ne
ishim në ferr kur u shfaq mes nesh Eliot Engel, një shfaqje me trajtë prej
engjëlli.
Aq
shumë ishim të ngazëllyer sa vërtet besonim se engjëjt jetonin në tokë.
Dhe
kur ky flamur filloi to valvitej në qiellin e Kosovës, ne e dinim se ata rrathë
ferri ku ishim, kishim udhëheqës, se engjëjt rojës, si Eliot Engell, do t’na
nxirrnin prej ferrit.
Dhe
ashtu ndodhi, Amerika, Eliot Engell dhe një çetë engjëjsh, u bënë engjëj rojës
për ne.
Dhe
falë tyre, shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurdoherë në historinë e tyre
disashekullore.
Prandaj,
janë krejt të varfra fjalët për të shprehur mirënjohje për këtë njeri të madh.
Unë
dhe brezi im, do të jemi përjetë falenderues, ndaj këtyre engjëjve, si Eliot
Engel.