E marte, 07.04.2026, 12:47 AM (GMT+1)

Mendime

Gjon Keka: Triniteti kombëtar Gjuha arbërore, Gjergj Kastrioti dhe Flamuri

E hene, 06.04.2026, 06:57 PM


Triniteti kombëtar Gjuha arbërore, Gjergj Kastrioti dhe Flamuri

Nga Gjon Keka

Vetëm nga historia do të mund të mësojmë të vlerësojmë me mirënjojen më të thellë, e më të çmuar ato të mira për të cilat me djersë, gjak e sakrifica sublime na e lanë si gjërat më të shenjta të atdheut tonë iliro-arbëror gjenitë, heronjtë, dëshmorët, martirët, burrështetasit, poetët e shkrimtarët e kombit tonë. Në këtë themele qëndron e ngjitet në lartësinë qiellore gjaku më i pastër patriotik e fisnik i kombit tonë. Prandaj në këto gjëra të çmuara, të shenjta e të shtrenjta për kombin tonë, historinë tonë, ne duhet të qëndrojmë të palëkundur dhe të bashkuar si një trup e shpirt i vetëm; pra në Gjergj Kastriotin (Skënderbeun), në flamurin tonë kombëtar, shtetin tonë, pikërisht këto janë gjëra të mira që duhej të fitoheshin përmes punës së mundimshme të kaq shumë brezave.

Dhe cili prej jush qoftë ai shqiptarë i Kosovës, apo Shqipërisë e kudo në trojet ku flitet gjuha arbërore ka një mendje të ndritur, arsye, vetëdije kombëtare dhe i është bashkuar rrethit të zemrës së vërtetë arbërore që na mbanë gjallë dhe frymës që na ruan vulën e qenjes sonë arbërore, mendjen, frymëmarrjen dhe gjuhën tonë mund të jetë i vetëdijshëm për këtë detyrim të lartë që ngjallet brenda secilit prej nesh për t'ia shlyer brezit të ardhshëm borxhin ndaj së kaluarës.

Prandaj një dëshirë fisnike duhet të ndizet brenda nesh sot për të kontribuar me mundësitë tona dhe vullnetin e mirë si patriot të vërtetë, në trashëgiminë e pasur që na kanë lënë paraardhësit dhe pemën e lirisë që e ujitën shumë gjeni, heronjë, martirë, dëshmorë, burrrështeti, udhëheqës vizionar shteti, poet etj. Frytet e asaj peme duhet t'i shtojmë me bollëk në të ardhmen dhe për të ankoruar ekzistencën tonë kombëtare e shtetërore në këtë zinxhir të pavdekshëm që gjarpëron nëpër të gjitha brezat e kombit tonë iliro-arbëror.

Sado i larmishëm të jetë fati që na pret ne, por edhe për brezat e ardhshëm si shoqëri, popull, komb, shtet etj, të gjithë ne mund të kontribuojmë diçka në të. Ashtu si Gjergj Kastrioti i cili na mësoi se vetëm me guxim, trimëri, urtësi e me meritë, hapet një rrugë drejt pavdekësisë, drejt pavdekësisë së vërtetë, në këtë kuptim dua të them që aty ku vepra jeton dhe vazhdon të lulëzojë edhe nëse emri i krijuesit të saj nuk është më në tokë, gjurmët, pasardhësit dhe frytet janë ato që tregojnë se ai vërtetë është në piedestalin e lavdisë e pavdeksisë, që në fakt i ka dhënë edhe kombit të tij vulën e identitetit dhe modelin e patriotizmit për gjenerata e gjenerata.

Ndërkaq fryma kombëtare e civilizuese arbërore, e përfaqësuar në shprehjen e saj më të lartë në Kuvendin e Lezhës, ishte në gjendje të organizonte menjëherë forcat e nevojshme dhe të gjente mjetet e përshtatshme për detyrat në rritje të shtetit të Arbërit në udhëhqjen e Gjergj Kastriotit.

Kuvendi arbëror i Lezhës, në vendimin për një ushtri të përbashkët nën Komandën supreme ushtarake të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) si e vetmja rrugë veprimi që mund të arrinte objektivin e saj, hodhi themelet për atë zhvillim gjithëpërfshirës të sistemit ushtarak arbëror që do të frymëzonte admirimin e të gjitha shekujve pasues, e sidomos tek shqiptarët një frymëzim i madh i unitetit dhe i Beslidhjes. Në kuadër të Kuvendit të Lezhës u formua ajo ushtri e disiplinuar dhe e stërvitur që fillimisht ishte e nevojshme për të mbrojtur Arbërinë nga valët e baticës së hordhive barbare otomane dhe në kuadër të kësaj edhe civilizimin e përbashkët të familjes europiane.

Nisur nga kjo, jo rastësisht tek vepra"Odisea" Homeri e shihte „mungesën e kuvendeve të tilla si provë dhe shenjë e njerëzve të papërpunuar, sikur ishte rasti i Ciklopëve", Prandaj mendja e fuqishme e gjeniut tonë arbëror Gjergj Kastriotit e kishte kuptuar se themelimi i një kuvendi të përbashkët do të thoshte jo vetëm se arbërorët i takojnë njerëzve të kuvendeve, por edhe si trup, popull e shpirt i civilizimit të përbashkët europian.

Objektivi kryesor i politikës së Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) ishte të ruante pavarësinë e shtetit të Arbërit dhe të gjithë principtave të saj të vogla dhe të parandalonte që ndonjëra prej tyre të mediatizohej ose të bëhej pjesë e sundimit të Perandorisë otomane.

Është vërtet për të ardhur keq që në kohët e sotme figurat historike sidomos ato qendore apo themeltare e humane të kombit tonë, po mohohen, po njollosen dhe po sulmohen, e gjithë kjo po bëhet jo nga armiqtë e jashtëm, por nga armiqtë e brendshëm, nga disa mbetje për qëllime të tyre ideologjike fetare islamike.

Injorantët dhe radikalët e fanatikët të ideologjisë fetare islamike duan që kombi ynë të mos i njeh rrënjët e tij, por në vend të tyre të vendosin apo imponojnë rrënjë të huaj ideologjike fetare islamike në mënyrë artificiale; në vend të gjuhës së ëmbël amëtare iliro-arbëore, duan ta imponojnë gjuhën e huaj arabe; pastaj në vend të heronjëve apo heroit tonë Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) dhe figurave tjera të shenjta kombëtare duan t'i vendosin apo imponojnë figura apo heronjë arab të ideologjisë fetare islamike apo otoman; në vend të flamurit tonë kombëtar ata duan ta imponojnë flamurin ideologjik fetar; në vend të kulturës e zakoneve arbërore europiane ata duan të imponjojnë një kulturë e zakon arbar sipas ideologjisë fetare të tyre; dhe në vend të civilizim tonë të përbashkët europian ata duan ta vendosin apo imponojnë një civilizim arbar apo otoman(turk). Tendencat për t'ia imponuar kombit tonë, shoqërisë, popullit e shtetit një petk të huaj, një shpirt artificial të panatyrshëm e të huaj, një civilizim të huaj, një kulturë të huaj, heronjë e figura të huaja ,gjuhë të huaj fetare etj etj, do të thotë me një fjalë tendencë për ta zhduk me rrënjë kombin tonë dhe ndryshuar të vërtetën e historisë së prejardhjes së kombit tonë dhe të ardhmes së tij brenda familjes europiane.

Sigurisht se si më parë edhe tani asnjë tendencë qoftë ajo ideologjike fetare apo politike e armiqëve të jashtëm apo të brendshëm nuk ka arritë as më parë e as tani t'ia shkulë kombit tonë iliro-arbëror rrënjët e tij nga atdheu apo vendi që ia caktoi Natyra apo Zoti. Edhe këto tendenca të fundit të këtij shekulli, nuk do të arrijnë t'ia imponojnë shoqërisë sonë, popullit tonë, kombit tonë, republikës apo shtetin tonë një veshje të tillë të huaj e të panatyrshme ideologjike fetare islamike apo ndonjë veshje tjetër ideologjike artificale të panatyrshme që i rri si gjemb dhe si njollë në petkun e kombit tonë dhe imazhit të saj.

Sa të ekzistojë gjaku i pastër patriotik i pashembullt në histori i Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) në venat e arbërorëve e arbëroreve apo dardanëve e dardaneve të tij të Beslidhjes së tij,sa të ekzistoj gjuha e lashtë më rrënjë ilire e arbërorëve(shqiptarëve të sotëm), sa të ekzistoj flamuri i pamposhtur e i lirisë kombëtare me shqiponjën dykrenare, etj, nuk do të mund asnjë ideologji fetare apo politike t'i fus rrënjët e tij të panatyrshme në atdheun e Gjergj Kastriotit ashtu sikur nuk arriti as sa ishte gjallë ai që pushtuesi otoman t'i fuste rrënjët e tij ideologjike fetar e politike. Por vetëm pas vdekjes së tij ky pushtues barbar arriti të pushtojë vendin por jo edhe t'ia heq nga zemrat dhe gjaku e fryma figurën dhe idealin e Gjergj Kastriotit, as t'ia ndryshojë kombit tonë gjuhën, e as t'ia shkulë rrrënjë e tij. Kjo tregon se farat e mbjella në atë kohë nga arbërorët fisnik, heroik e humanist të Gjergj Kastriotit nuk u humbën plotësisht në erë, por, herë pas here, dhanë fryte.

Nga kjo mund të nënvizojë trashë se Gjuha,flamuri kombëtar me shqiponjën dykrenare dhe Gjergj Kastrioti janë qendra dhe gjaku i jetës së kombit tonë arbëror. Në fakt ky është triniteti i shenjtë kombëtar Gjuha arbërore, Gjergj Kastrioti dhe Flamuri kombëtar me shqiponjën dykrenare.

Asnjë mbret, princ apo udhëheqës i gjallë si dje ashtu edhe sot i shtetit apo kombit tonë nuk ka një vend më të ngrohtë dhe më të shquar në zemrën e kombit arbëror(shqiptar) sesa kryeheroi, strategu e burrështeti Gjergj Kastrioti(Skënderbeu).

Sot edhe pse vonë, pikërisht sot është tepër e rëndësishme që të rikthehemi në ato themele, ato shtylla, në ato rrënjë, në atë shkëmb të përjetshëm, në zemrën atërore kombëtare të kryezotit arbëror Gjergj Kastrioti, ashtu që ta ndërtojmë jo vetëm veten tonë si arbëror e dardan të vërtetë por edhe si njerëz të edukuar e civilizuar, njerëz të dritës e të ardhmes së qartë e të sigurtë brenda familjes sonë europiane aty ku edhe e kemi vendin tonë historik e natyror në këtë kontinent- në këtë shtëpi të përbashkët të kësaj pjesë të botës së civilizuar dhe të lirisë e demokracisë.

Si nga paraardhësit tanë edhe për ne sot malli duhet të jetë forca lëvizëse brenda nesh arbërorëve të Gjergj Kastriotit, malli i ynë duhet të jetë i përhershëm për dritë dhe liri. Sepse rruga nga errësira në dritë, nga zinxhirët e robërisë në liri nuk ishin aspak të lehta por me shumë gjak të pafajshëm arbëror që u dha për atdheun, lirinë, pavarësinë dhe flamurin dhe është edhe sot një shembull ngritës për të gjithë ne dhe brezat ardhshëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Isuf B. Bajrami: Fshehja sistematike e krimeve të luftës në Kosovë (1998–1999) Fahri Dahri: Retrospektivë (Prapavështrim) Petrit Dibrani: Kur jetesa në Kosovë po bëhet çdo ditë e më e papërballueshme nga papunësia dhe çmimet marramendëse Idriz Zeqiraj: Aleanca LDK-PAN amnistoi krimin dhe lëndoi miqtë e Rugovës Nikoleta Kovaçi: Kombëtarja ka fytyrën e qeverisë! Isuf B. Bajrami: Kaosi dhe Sfida Demokratike në Zgjedhjet Lokale në Serbi Gani Pllana: Prof. Dr. Isak Hoxha – pedagog me vlera njerëzore dhe profesionale Kalosh Çeliku: Rrezik sot për një shtet shqiptar Florim Zeqa: Nuk ka tejkalim të krizës pa një alternativë të re politike! Isuf B. Bajrami: Kriza e Ngushticës së Hormuzit dhe fragmentimi i rendit ndërkombëtar Fejzulla Berisha: E vërteta që serbët nuk mund ta mohojnë: Shqiptarët autoktonë në Kosovë, serbët ardhacakë! Luljeta Pula: Mosmirënjohja, turpi ynë i heshtur! Isuf B. Bajrami: E drejta e qytetarëve për vetëmbrojtje ligjore ndaj kërcënimeve psikologjike, rreziqeve natyrore dhe situatave emergjente Ndue Dedaj: Politikanët në kisha e xhami si të “deleguar”, pse? Fahri Dahri: Një bashkëbisedim për Çamërinë Kalosh Çeliku: Jeta qenka e bukur mes kafshëve shtëpiake Llesh Ndoj: Vogjëlia dhe paria… Idriz Zeqiraj: Atë ditë bashkova lotin tim me lotin e Vjosa Osmanit Sevdail Hyseni: 1 Prilli - Rrena pa maskë Fejzulla Berisha: Si diaspora shqiptare ruan identitetin, kulturën dhe lidhjen me atdheun

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx