Kulturë
Shkrimtari Albert Zholi triumfon në Festivalin Poetik “Jehona Shqiptare”
E hene, 06.04.2026, 06:56 PM

Si fitues i “Trofeut – Libri i Artë i Festivalit” dhe Çmimit të Parë
Në
edicionin e 9-të të Festivalit Poetik “Jehona Shqiptare” -
Një
falënderim nga unë, Albert Zholi!

Ka
momente në jetë kur fjala "faleminderit" merr një peshë më të madhe
se zakonisht. Është një fjalë që nuk del thjesht nga mirësjellja, por nga
mirënjohja e thellë. I tillë është edhe rasti im sot, si fitues në një ngjarje
që nuk është thjesht një festival, por një festë e shpirtit dhe e identitetit
shqiptar.
Shoqata
kulturore-artistike "Jehona Shqiptare", e themeluar në vitin 2007, ka
dëshmuar ndër vite se është një vatër e gjallë e promovimit të vlerave tona
kombëtare. Ajo nuk është vetëm një organizatë, por një mision në shërbim të
kulturës shqiptare, duke mbrojtur, pasuruar dhe përhapur thesaret shpirtërore
të kombit tonë, brenda dhe jashtë kufijve.
Në
krye të saj, si Presidente Nderi, ka qenë një figurë e madhe e artit shqiptar,
Margarita Xhepa, "Nderi i Kombit", e cila me emrin dha kontributin e
saj , 15 vjet i ka çertifikuar gjithë talentët, si i dhënë kësaj shoqate një
dimension edhe më të lartë vlerash.
Në
Edicionin e 9-të të Festivalit Poetike, të titulluar "Antologjia Poetike
Kombëtare e Jehonës Shqiptare", u mblodhën krijues nga 26 vende të botës –
nga Amerika, Kanadaja, Italia, Gjermania, Australia, Anglia, Kosova, Maqedonia
e Veriut dhe më gjerë. Ishte një mozaik i vërtetë i shpirtit shqiptar në
diasporë, një dëshmi se gjuha dhe arti ynë jetojnë kudo ku rreh një zemër
shqiptare.
Rreth
200 poezi u përfshinë në këtë antologji, duke sjellë zëra të ndryshëm, por me
një ndjenjë të përbashkët: dashurinë për kombin.
Për
mua, ky vlerësim ka një rëndësi të veçantë. Marrja e "Trofeut – Libri i
Artë i Festivalit" dhe Çmimit të Parë është një nder i madh, por mbi të
gjitha një përgjegjësi. Një falënderim i veçantë shkon për jurinë profesionale
me 10 anëtarë, e cila votoi unanimisht për çmimin tim. Ky besim më motivon të
vazhdoj më tej me përkushtim në rrugën e krijimtarisë.
Ndihem
i vlerësuar jo vetëm për çmimin e parë, të vlerësuar nga 10 anëtar Jurie
online, (tepër profesional nga SHB-ja, Europa), që më vlerësuan vetëm nga
titujt dhe leximi i poezive të mia pa emër autori, por edhe sepse në këtë
Festival Poetik, aktori famoz Xhevat Limani me Zamira Korançen më dorëzuan
Trofeun "Libri Artë" Unik të festivalit.
Admirim
edhe për faktin që kjo shoqatë po bën një punë të jashtëzakonshme, shpeshherë
duke plotësuar boshllëqe që duhej t'i mbulonte vetë shteti në mbështetje të
kulturës dhe artit. Në këtë rrugëtim të bukur kulturor, një rol të
pazëvendësueshëm ka luajtur themeluesja e shoqatës, Zamira Korançe. Ajo ka qenë
gjithmonë aktive, e papërtuar dhe një organizatore e përkushtuar, duke dhënë
një shembull të rrallë në organizimin e eventeve për krijuesit shqiptarë, si
brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.
Puna
e saj nuk ka qenë thjesht organizative, por mbi të gjitha frymëzuese. Zamira
Korançe ka ditur të krijojë ura bashkëpunimi mes artistëve dhe poetëve
shqiptarë kudo në botë, duke i bërë ata të ndihen pjesë e një trungu të
përbashkët kulturor. Një vlerë e veçantë e kontributit të saj është mbështetja
për krijuesit e rinj, të cilëve u ka dhënë hapësirë, besim dhe mundësi për t'u
shprehur e për t'u promovuar.
Sot,
të punosh për promovimin e artit dhe të krijuesve nuk është aspak e lehtë.
Kërkon angazhim të vazhdueshëm, burime financiare, që mbështetje institucionale
ska. Gjitjë ajo punë si pronotore e autore e Projektit, ka shumë përgjegjësi
dhe mbi të gjitha pasion të madh. Pikërisht këtu qëndron merita e veçantë e
saj: në këmbënguljen për të mos u ndalur, për të mos u lodhur dhe për të çuar
përpara një mision që i shërben kulturës shqiptare.
Për
këtë, Zamira Korançe meriton jo vetëm mirënjohje, por edhe vlerësim të veçantë
si një figurë që i ka dhënë zë dhe jetë krijimtarisë shqiptare.
Sot,
më shumë se kurrë, kemi nevojë për institucione dhe iniciativa si "Jehona
Shqiptare", që e mbajnë gjallë frymën kombëtare dhe e çojnë atë përtej
kufijve.
Me mirënjohje të thellë,
Albert Zholi















