E hene, 06.04.2026, 12:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Zeqiraj: Në vitet e hijeve, heshtje në kullë

E diele, 05.04.2026, 06:26 PM


Milazim Zeqiraj

Në vitet e hijeve, heshtje në kullë

Në kohën e hijeve, kishte vetëm hije,

që frikësoheshin nga drita.

Pas lajmeve të mbrëmjes,

Në kullë ka heshtje.

Rreth saj ujqit

2.

Babi nxirrte një zë të ulët:

hajmedet... hajmedet...

Axha thithte duhan me mllef.

Në këtë tymnajë,

akrepat e orës po lëvizin mbrapsht.

Zogjtë përherë duke pritur një diell,

me shpresë se një ditë do të vijë.

Ujqit me sy të shkyar mes nesh

3.

Heshtja kishte shumë zë.

Këto lajme flasin diçka:

Plaga do shërim.

Nata e gjate, dita pa dritë.

Axha e theu heshtjen:

"Bac, ky qyqar erdhi prapë,

me çizme dhe ligjin e forcës."

Zullumi po rëndon mbi ne,

kurse liria e pushtuar

po pushtohet sërish.

4.

Hijet e zeza

s'duan të na lënë në këtë tokë.

E duan për vete, pa ne.

Këtë  kërcnim e dëgjoj bota.

Mendja na thërriste me ia nisë,

të ngrihemi të gjithë,

dy duar për një krye.

Babai foli:

"Si?

Me sakica e këmesa lufta s'bëhet."

5.

Me saber,

Serbin e parë e kemi muajt.

Veq sabri e nund të keqën

zgjidhje tjera janë rrugë pa kry.

Do të qëndrojmë këtu,

se nuk kemi vend tjetër.

Me na vra munden,

por nuk e lëshojmë vendin.

1997 Kappelrodeck



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx