| E diele, 05.04.2026, 06:26 PM |

Milazim Zeqiraj
Në
vitet e hijeve, heshtje në kullë
Në
kohën e hijeve, kishte vetëm hije,
që
frikësoheshin nga drita.
Pas
lajmeve të mbrëmjes,
Në
kullë ka heshtje.
Rreth
saj ujqit
2.
Babi
nxirrte një zë të ulët:
hajmedet...
hajmedet...
Axha
thithte duhan me mllef.
Në
këtë tymnajë,
akrepat
e orës po lëvizin mbrapsht.
Zogjtë
përherë duke pritur një diell,
me
shpresë se një ditë do të vijë.
Ujqit
me sy të shkyar mes nesh
3.
Heshtja
kishte shumë zë.
Këto
lajme flasin diçka:
Plaga
do shërim.
Nata
e gjate, dita pa dritë.
Axha
e theu heshtjen:
"Bac,
ky qyqar erdhi prapë,
me
çizme dhe ligjin e forcës."
Zullumi
po rëndon mbi ne,
kurse
liria e pushtuar
po
pushtohet sërish.
4.
Hijet
e zeza
s'duan
të na lënë në këtë tokë.
E
duan për vete, pa ne.
Këtë kërcnim e dëgjoj bota.
Mendja
na thërriste me ia nisë,
të
ngrihemi të gjithë,
dy
duar për një krye.
Babai
foli:
"Si?
Me
sakica e këmesa lufta s'bëhet."
5.
Me
saber,
Serbin
e parë e kemi muajt.
Veq
sabri e nund të keqën
zgjidhje
tjera janë rrugë pa kry.
Do
të qëndrojmë këtu,
se
nuk kemi vend tjetër.
Me
na vra munden,
por
nuk e lëshojmë vendin.
1997 Kappelrodeck