E premte, 03.04.2026, 10:27 PM (GMT+1)

Mendime

Luljeta Pula: Mosmirënjohja, turpi ynë i heshtur!

E premte, 03.04.2026, 06:56 PM


Mosmirënjohja, turpi ynë i heshtur!

Nga Prof. Dr. Luljeta Pula, politikane e shkrimtare nga Prishtina

Ka diçka që rëndon shumë mbi ndërgjegjen tonë kolektive, është kjo harresa. Kjo nuk është harresë e zakonshme. Është më shumë se kaq! Është një neglizhencë, një shpërfillje, një injorim , një mosmirënjohje. Ndaj atyre që na ndihmuan të mbijetojmë si komb. Edhe atëherë kur të tjerët nuk çane kokën për ne !

Si mund të harrohet ndihma fisnike, bujare dhe e përkushtuar e pedagogëve nga Tirana, Universitetit tone të posalindur të Prishtinës në to 70-tat. Kur ne vuanim për kuadro në gjuhën shqipe. Dhe kur alternativa ishte, Beogradi dhe mësimi në sërbisht, i studentëve tanë.

Dhe në këtë errësirë erdhi drita! Dhe drita erdhi nga Shqipëria mëmë ! Dhjetëra pedagogë të Universitetit Shtetëror të Tiranës,  pedagogë të  jashtëzakonshëm, të ngritur intelektualisht,   të jashtëzakonshëm profesionalisht në fushat e tyre,  brilantë si pedagogë, të afërt e dashamirës si me studentët ashtu edhe me kolegët, erdhën në Kosovë për ta   ta mëkëmbur  Universitetin e sapolindur të Prishtinës.  Ata  mbollën farën e dijes e cila më pas do të bëhet shtyllë e rezistencës sonë për liri.  Nga ato auditore ,dolën njerëzit, që më pas do të ishin në ballë tërezistencës politike, kulturore dhe kombëtare të viteve 80 dhe 90.  Në shumë fakultete të Universitetit të Prishtinës, lëndët kryesore, profesionale dhe fundamentale I mbanin profesorë nga Tirana. Kishte fakultete, siç ishte Fakulteti I Gjeologjisë, në Mitrovicë , I cili mbahej  në këmbë vetëm e vetëm me profesorë nga Tirana.  Deri më 1981 kur pushteti sërb me urdhër politik ndaloi ardhjen e profesorëve nga Shqipëria në Kosovë !  Dhe atëherë, pikërisht atëherë, Universiteti ynë ndjeu peshën e braktisjes, dhe dhembjen e humbjes  ! Sepse atëherë, studentët duhet të dëgjonin mësimin në sërbisht !

Askush gjer më sot, nuk e pa të arësyeshme  ti thojë një falemnderit Shqipërisë, për këtë ndihmë të përkushtuar, të veçantë e të jashtëzakonshme në nivelet më të larta shkencore e pedagogjike,  të krahasueshme me universitetet më të dëgjuara qindravjeçare  të Europës! Dhe të shprehë  qoftë  edhe një mirënjohje   verbale për ndihmën ! E  lëre më institucionale për këtë ndihmë  të pakursyer në kohërat tona më të vështira. Nuk e bënë këte as organet legale të Universitetit asnjëherë  në këto 50 vjet, nuk e bënë as institucionet politike dhe as shtetërore të Kosovës, as para e as pas luftës.

E mosmirënjohja nuk është mungesë falenderimi. Mosmirënjohja është një varfëri e thellë shpirtërore. Sepse një popull që nuk di të nderojë ata që e ndihmuan në kohët më të vështira, ai humbet busullën morale ! Nuk duhet një diçka e madhe ! Mjafton të thuhet e vërteta dhe të ngjallet kujtesa !

Sepse Shqipëria ishte aty, kur ne kishim më së shumti nevojë !

Dhe unë dua të them tani, se ka një të vërtetë që nuk thuhet me zë ! Pa Shqipërinë, edhe rruga e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë së saj, do të ishte edhe më e gjatë, edhe më e dhimbshme, ndoshta edhe e pamundur !

Por kjo e vërtetë sot nuk ka vend në institucionet tona.

A duhet përmendur tani se para luftës kur Kosova rronte nën shtypjen e egër të regjimit sërb, ishte Shqipëria , pra ishte ajo që lobonte anekend globit, si shtet e në mënyrë institucionale për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në kancelaritë më të fuqishme të globit. Ishte  Shqipëria pra, ajo që ngriste zërin në forume,  në institucione shtetërore në botë, në organizma ndërkombëtarë të  drejtave të njeriut, në Konferenca të ndryshme ndërkombëtare, dhe në zyrat më të fuqishme diplomatike të botës, duke argumentuar me fakte se Kosovës i takon e drejta e vetëvendosjes ! Edhepse vet në rrethana tranzicioni ! Ishte Shqipëria, dhe askush tjetër, ajo që e mbajti gjallë çështjen e Kosovës, natyrisht së bashku me Lëvizjen politike të Kosovës! Sepse  Kosova , rrezikonte të mbetej çështje e brëndshme  e Jugosllavisë dhe Sërbisë. Sepse Shqipëria ishte shtet. Dhe fjala e shtetit ka një tjetër peshë !

A duhet përmendur tani se stërvitjen e luftëtarëve  tanë të lirisë  e bëri Shqipëria. Në mënyrë gjysëmlegale apo edhe jolegale. Se armët për luftën e UÇK—së na i siguroi Shqipëria. Dhe se shumë luftëtarë nga Shqipëria iu bashkuan UÇK-së , dhe ranë në mbrojtje të lirisë së Kosovës.

Dhe a duhet përmendur tani, atë më të rëndën, pra luftën në Kosovë. Kur mbi gjysmë milioni shqiptarë u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre. Ishte Shqipëria ajo, e cila  i bëri konak popullit të sfilitur të Kosovës. Ishte Shqipëria pra, ajo e cila  hapi votrat e saj, hapi zemrën dhe shpirtin vëllazëror e të gjakut !  Në varfërinë dhe mjerimin e saj, ishte ajo që strehoi qindra mijëra shqiptarë me bujari, mikëpritje  dhe fisnikëri të pashoqe !  Dhe si mund të harrohet kjo ?  Si mund të heshtet kjo sakrificë sublime e Shqipërisë dhe popullit të saj ?

Dhe si është e mundur që institucioneve tona, asnjëherë nuk u shkoi ndërmend të bëjnë një falenderim publik e të shprehin një mirënjohje të thellë në emër të popullit të vuajtur  të Kosovës? Si është e mundur që Presidenca e Kosovës, që dekoron  kë bën e kë s’ bën ,  të mos kujtohet të dekorojë me Urdhërin dhe Medaljen Presidenciale  për  Merita të Jashtëzakonshme , Presidentin e atëhershëm të Shqipërisë , Akademik Rexhep Meidanin për kontribut të jashtëzakonshëm në kohën e luftës, për strehimin e qindra mijëra refugjatëve?

Dhe natyrisht,  së fundmi , duhet përmendur sigurisht, edhe mbështetjen konsistente dhe të vazhdueshmë të Shqipërisë,  dhe lobimin e saj për mbarimin e duhur të shtetndërtimit  të Kosovës, në të gjitha kancelaritë botërore, në të gjitha zyrat diplomatike, për lobimin e saj të palëkundur për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare  përfshirë OKB-në, për  koordinimin rajonal dhe për vetë procesin e njohjeve ndërkombëtare, në takime bilaterale dhe multilaterale në tërë botën.

Sepse Shqipëria është shtet ! Dhe ky është fati ynë!  Fati, që nuk dijtëm t’a vlerësojmë si duhet e sa duhet ! Dhe sepse Shqipëria u bë zëri ynë, atëherë kur zëri ynë nuk mjaftonte !

Dhe sot heshtje institucionale ! Apstinencë e rëndë mirënjohjeje institucionale.

Dhe kjo nuk është thjesht harresë ! Është më shumë se kaq ! Është deformim i kujtesës historike !

Dhe në fund dua të them se s’ bën ! Mosmirënjohja nuk e zvogëlon madhështinë e të bërit !  Mosmirënjohja, na bën ne të vegjël ! Dhe shpirtngushtë !

Sepse mosmirënjohja rrezikon të na humbë sensin e drejtësisë dhe së vërtetës !

Shqipëria nuk është fqinji ynë! Ajo është mbështetja ynë, ajo ëshë streha jonë, ajo është krahu jonë, ajo është zëri ynë që nuk ndaloi asnjëherë!

DRINI.US



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Isuf B. Bajrami: E drejta e qytetarëve për vetëmbrojtje ligjore ndaj kërcënimeve psikologjike, rreziqeve natyrore dhe situatave emergjente Ndue Dedaj: Politikanët në kisha e xhami si të “deleguar”, pse? Fahri Dahri: Një bashkëbisedim për Çamërinë Kalosh Çeliku: Jeta qenka e bukur mes kafshëve shtëpiake Llesh Ndoj: Vogjëlia dhe paria… Idriz Zeqiraj: Atë ditë bashkova lotin tim me lotin e Vjosa Osmanit Sevdail Hyseni: 1 Prilli - Rrena pa maskë Fejzulla Berisha: Si diaspora shqiptare ruan identitetin, kulturën dhe lidhjen me atdheun Isuf B. Bajrami: Egocentrizmi i Edi Ramës si personalizim i lidershipit dhe implikimet e afrimit me Beogradin Petrit Dibrani: Zemra e Dardanisë shqiptare do të fitojë kundër Turqisë Isuf B. Bajrami: Bashkëpunimi Midis Rusisë dhe Iranit në Gjirin Persik Asllan Dibrani – Luani: Skandali i ekspozitës dhe deformimi i së vërtetës – një dështim i autorit dhe i shtetit! Gjon Keka: A mund të bëhet realitet integrimi i shtetit të Kosovës në BE dhe anëtarësimi në NATO nën qeverisjen e Albin Kurtit?! Florim Zeqa: Saktësia e një analize politike! Kalosh Çeliku: Vrasjet politike gjatë luftës së Kosovës 1988–1999 Idriz Zeqiraj: Ligji për të huajt, zbatimi selektiv i dokumenteve identitare! Ndue Dedaj: Partia, repart i organizuar... i kryetarit Kalosh Çeliku: Xhadika Isuf B. Bajrami: Open Balkan dhe Strategjitë Rama–Vuçiq Gjon Keka: Lëvizja e Deçanit flet shqip, është kombëtare dardane, të habitshme sulmet ndaj saj

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx