| E premte, 03.04.2026, 06:56 PM |
Mosmirënjohja, turpi ynë i heshtur!
Nga
Prof. Dr. Luljeta Pula, politikane e
shkrimtare nga Prishtina
Ka
diçka që rëndon shumë mbi ndërgjegjen tonë kolektive, është kjo harresa. Kjo
nuk është harresë e zakonshme. Është më shumë se kaq! Është një neglizhencë,
një shpërfillje, një injorim , një mosmirënjohje. Ndaj atyre që na ndihmuan të
mbijetojmë si komb. Edhe atëherë kur të tjerët nuk çane kokën për ne !
Si
mund të harrohet ndihma fisnike, bujare dhe e përkushtuar e pedagogëve nga
Tirana, Universitetit tone të posalindur të Prishtinës në to 70-tat. Kur ne
vuanim për kuadro në gjuhën shqipe. Dhe kur alternativa ishte, Beogradi dhe
mësimi në sërbisht, i studentëve tanë.
Dhe
në këtë errësirë erdhi drita! Dhe drita erdhi nga Shqipëria mëmë ! Dhjetëra
pedagogë të Universitetit Shtetëror të Tiranës,
pedagogë të jashtëzakonshëm, të
ngritur intelektualisht, të
jashtëzakonshëm profesionalisht në fushat e tyre, brilantë si pedagogë, të afërt e dashamirës
si me studentët ashtu edhe me kolegët, erdhën në Kosovë për ta ta mëkëmbur
Universitetin e sapolindur të Prishtinës. Ata
mbollën farën e dijes e cila më pas do të bëhet shtyllë e rezistencës
sonë për liri. Nga ato auditore ,dolën
njerëzit, që më pas do të ishin në ballë tërezistencës politike, kulturore dhe
kombëtare të viteve 80 dhe 90. Në shumë
fakultete të Universitetit të Prishtinës, lëndët kryesore, profesionale dhe
fundamentale I mbanin profesorë nga Tirana. Kishte fakultete, siç ishte
Fakulteti I Gjeologjisë, në Mitrovicë , I cili mbahej në këmbë vetëm e vetëm me profesorë nga
Tirana. Deri më 1981 kur pushteti sërb
me urdhër politik ndaloi ardhjen e profesorëve nga Shqipëria në Kosovë ! Dhe atëherë, pikërisht atëherë, Universiteti
ynë ndjeu peshën e braktisjes, dhe dhembjen e humbjes ! Sepse atëherë, studentët duhet të dëgjonin
mësimin në sërbisht !
Askush
gjer më sot, nuk e pa të arësyeshme ti
thojë një falemnderit Shqipërisë, për këtë ndihmë të përkushtuar, të veçantë e
të jashtëzakonshme në nivelet më të larta shkencore e pedagogjike, të krahasueshme me universitetet më të
dëgjuara qindravjeçare të Europës! Dhe
të shprehë qoftë edhe një mirënjohje verbale për ndihmën ! E lëre më institucionale për këtë ndihmë të pakursyer në kohërat tona më të vështira.
Nuk e bënë këte as organet legale të Universitetit asnjëherë në këto 50 vjet, nuk e bënë as institucionet
politike dhe as shtetërore të Kosovës, as para e as pas luftës.
E
mosmirënjohja nuk është mungesë falenderimi. Mosmirënjohja është një varfëri e
thellë shpirtërore. Sepse një popull që nuk di të nderojë ata që e ndihmuan në
kohët më të vështira, ai humbet busullën morale ! Nuk duhet një diçka e madhe !
Mjafton të thuhet e vërteta dhe të ngjallet kujtesa !
Sepse
Shqipëria ishte aty, kur ne kishim më së shumti nevojë !
Dhe
unë dua të them tani, se ka një të vërtetë që nuk thuhet me zë ! Pa Shqipërinë,
edhe rruga e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë së saj, do të ishte edhe më e
gjatë, edhe më e dhimbshme, ndoshta edhe e pamundur !
Por
kjo e vërtetë sot nuk ka vend në institucionet tona.
A
duhet përmendur tani se para luftës kur Kosova rronte nën shtypjen e egër të
regjimit sërb, ishte Shqipëria , pra ishte ajo që lobonte anekend globit, si
shtet e në mënyrë institucionale për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në
kancelaritë më të fuqishme të globit. Ishte
Shqipëria pra, ajo që ngriste zërin në forume, në institucione shtetërore në botë, në
organizma ndërkombëtarë të drejtave të
njeriut, në Konferenca të ndryshme ndërkombëtare, dhe në zyrat më të fuqishme
diplomatike të botës, duke argumentuar me fakte se Kosovës i takon e drejta e
vetëvendosjes ! Edhepse vet në rrethana tranzicioni ! Ishte Shqipëria, dhe
askush tjetër, ajo që e mbajti gjallë çështjen e Kosovës, natyrisht së bashku
me Lëvizjen politike të Kosovës! Sepse
Kosova , rrezikonte të mbetej çështje e brëndshme e Jugosllavisë dhe Sërbisë. Sepse Shqipëria
ishte shtet. Dhe fjala e shtetit ka një tjetër peshë !
A
duhet përmendur tani se stërvitjen e luftëtarëve tanë të lirisë e bëri Shqipëria. Në mënyrë gjysëmlegale apo
edhe jolegale. Se armët për luftën e UÇK—së na i siguroi Shqipëria. Dhe se shumë luftëtarë nga Shqipëria iu
bashkuan UÇK-së , dhe ranë në mbrojtje të lirisë së Kosovës.
Dhe
a duhet përmendur tani, atë më të rëndën, pra luftën në Kosovë. Kur mbi gjysmë
milioni shqiptarë u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre. Ishte Shqipëria ajo, e
cila i bëri konak popullit të sfilitur
të Kosovës. Ishte Shqipëria pra, ajo e cila
hapi votrat e saj, hapi zemrën dhe shpirtin vëllazëror e të gjakut ! Në varfërinë dhe mjerimin e saj, ishte ajo që
strehoi qindra mijëra shqiptarë me bujari, mikëpritje dhe fisnikëri të pashoqe ! Dhe si mund të harrohet kjo ? Si mund të heshtet kjo sakrificë sublime e
Shqipërisë dhe popullit të saj ?
Dhe
si është e mundur që institucioneve tona, asnjëherë nuk u shkoi ndërmend të
bëjnë një falenderim publik e të shprehin një mirënjohje të thellë në emër të
popullit të vuajtur të Kosovës? Si është
e mundur që Presidenca e Kosovës, që dekoron
kë bën e kë s’ bën , të mos
kujtohet të dekorojë me Urdhërin dhe Medaljen Presidenciale për
Merita të Jashtëzakonshme , Presidentin e atëhershëm të Shqipërisë ,
Akademik Rexhep Meidanin për kontribut të jashtëzakonshëm në kohën e luftës,
për strehimin e qindra mijëra refugjatëve?
Dhe
natyrisht, së fundmi , duhet përmendur
sigurisht, edhe mbështetjen konsistente dhe të vazhdueshmë të Shqipërisë, dhe lobimin e saj për mbarimin e duhur të
shtetndërtimit të Kosovës, në të gjitha
kancelaritë botërore, në të gjitha zyrat diplomatike, për lobimin e saj të
palëkundur për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare përfshirë OKB-në, për koordinimin rajonal dhe për vetë procesin e
njohjeve ndërkombëtare, në takime bilaterale dhe multilaterale në tërë botën.
Sepse
Shqipëria është shtet ! Dhe ky është fati ynë!
Fati, që nuk dijtëm t’a vlerësojmë si duhet e sa duhet ! Dhe sepse
Shqipëria u bë zëri ynë, atëherë kur zëri ynë nuk mjaftonte !
Dhe
sot heshtje institucionale ! Apstinencë e rëndë mirënjohjeje institucionale.
Dhe
kjo nuk është thjesht harresë ! Është më shumë se kaq ! Është deformim i
kujtesës historike !
Dhe
në fund dua të them se s’ bën ! Mosmirënjohja nuk e zvogëlon madhështinë e të
bërit ! Mosmirënjohja, na bën ne të
vegjël ! Dhe shpirtngushtë !
Sepse
mosmirënjohja rrezikon të na humbë sensin e drejtësisë dhe së vërtetës !
Shqipëria
nuk është fqinji ynë! Ajo është mbështetja ynë, ajo ëshë streha jonë, ajo është
krahu jonë, ajo është zëri ynë që nuk ndaloi asnjëherë!