E premte, 03.04.2026, 10:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Habazaj: Çast në Tërbaç

E premte, 03.04.2026, 06:50 PM


ÇAST NË TËRBAÇ

Albert HABAZAJ

O i bukuri im, Tërbaçi im

O kura natyrore për shërim!

Sa herë të ndjej në shpirt e më vjen 'ú

Vij me mall e hidhem në krahët e tu.

Tungjatjeta - më thotë lumi - Mirë se erdhe - mali

Buzëqesh ballin Tërbaçi, kur derën i hap djali.

Sa mirë që vjen, o bir, po eja më shpesh

Ngado që të shkosh, si unë nuk do gjesh.

Rrofsh që më mbulon të mos mërdhij

Si ti, secili t'i mbajë fort rrënjët e tij.

Po, kam një merak, si i thonë fjalës,

Shikomëni pakëz edhe tej fasadës.

Mos më lyeni vetëm buzët me buzëkuq

Kam ca plagë që më lëndojnë në trup.

Për ju më dhemb shpirti, sa unë e di

Ngela me ca pleq e shumë pak fëmijë.

Sa pak zjarre e oxhaqe që bëjnë tym

Qilim lulesh kam dhe zogj në fluturim.

Me këtë natyrë që më fali i madhi  Zot

Pa ju, tretem si qiriri, e laj ditën me lot.

Në të shtrenjtën vendlindje një çast përmallimi

Kalova trishtuar me një dritë reflektimi...

I bukur Tërbaçi im

Ti je kura për shërim!

Tërbaç, e diel, 29 Mars 2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx