E premte, 03.04.2026, 10:27 PM (GMT+1)

Mendime

Ndue Dedaj: Politikanët në kisha e xhami si të “deleguar”, pse?

E premte, 03.04.2026, 06:53 PM


POLITIKANËT NË KISHA E XHAMI SI TË "DELEGUAR", PSE?!...

NGA NDUE DEDAJ

Kurrë nuk e kam kuptuar domethënien e ritualit të politikanëve, qeveritarëve, deputetëve, krybashkiakëve, prefektëve etj. në kryesitë e komuniteteve fetare në ditët e shënuara të të kremteve të mëdha, në Komunitetin Mysliman me rastin e Bajramit, në Kryegjyshatën Bektashiane në ditën e Sulltan Novruzit, në Argjipeshkvinë e Tiranës dhe Kishën Ortodokse me rastin e Pashkëve. E njëjta gjë ndodh dhe në Kosovë. Ata lirisht mund të shkojnë mes besimtarëve, si gjithë të tjerët, pa qenë nevoja e një “kostumi” zyrtar.

Kjo është njëra anë e medaljes, tjetra është se me çfarë argumenti i presin krerët e institucioneve të kultit zyrtarët e shtetit në ditë të tilla? Cili protokoll e përmban? Pastaj, pse duhet që kamerat ta përcjellin këtë ritual si një lajm, respekti i ndërsjelltë mes besimeve, harmonia dhe bashkëjetesa fetare kanë ekzistuar dhe para se të krijohej shteti dhe institucionet e tij. Pa i hyrë historisë, Pashkë e Bajram janë kremtuar dhe nën një çati ndër shqiptarë.

Kjo nuk do të thotë se njerëzit e shtetit nuk duhet të takohen me ata të fesë dhe ndërsjelltas, ka plot problematika bashkëpunimi, por dhe festa e ceremoni ku mund të takohen si anëtarë dhe aktorë të të njëjtit komunitet, pa qenë nevoja që zyrtarët të venë si të “deleguar” nga lart, në kisha e xhami, në ditët e shënuara fetare. Gjithçka në marrëdhëniet mes shtetit dhe bashkësive fetare rregullohet me ligj dhe teprimet janë një formalizëm i panevojshëm. E jo vetëm kaq, problemi komplikohet kur politikanët sapo dalin nga selitë fetare, i njohin të drejtën vetës, që në krah të mikpritësve fetarë të bëjnë deklarata publike, për paqen, integrimin, proseperitetin!?...

Është mendësi e kaluar që zyrtarët të jenë në qendër të vëmendjes së publikut kudo, dhe në stadium kur kanë shkuar si sportdashës, si gjithë të tjerët, se përndryshe do të ishin ata arbitrat...

Post scriptum. Sot, kur po i flisja për këtë status një mikut tim nga Kosova, me banim në Zvicër, ai më më tregoi këtë fabul: “Një politikan i hapësirës shqiptare, në monizëm nuk e kishte pranuar priftin për shërbesën e fundit në vdekjen e të atit, kurse në demokraci ai mori një post shumë të lartë shtetëror dhe tashmë gjendej në rreshtat e parë në kishë!?...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fahri Dahri: Një bashkëbisedim për Çamërinë Kalosh Çeliku: Jeta qenka e bukur mes kafshëve shtëpiake Llesh Ndoj: Vogjëlia dhe paria… Idriz Zeqiraj: Atë ditë bashkova lotin tim me lotin e Vjosa Osmanit Sevdail Hyseni: 1 Prilli - Rrena pa maskë Fejzulla Berisha: Si diaspora shqiptare ruan identitetin, kulturën dhe lidhjen me atdheun Isuf B. Bajrami: Egocentrizmi i Edi Ramës si personalizim i lidershipit dhe implikimet e afrimit me Beogradin Petrit Dibrani: Zemra e Dardanisë shqiptare do të fitojë kundër Turqisë Isuf B. Bajrami: Bashkëpunimi Midis Rusisë dhe Iranit në Gjirin Persik Asllan Dibrani – Luani: Skandali i ekspozitës dhe deformimi i së vërtetës – një dështim i autorit dhe i shtetit! Gjon Keka: A mund të bëhet realitet integrimi i shtetit të Kosovës në BE dhe anëtarësimi në NATO nën qeverisjen e Albin Kurtit?! Florim Zeqa: Saktësia e një analize politike! Kalosh Çeliku: Vrasjet politike gjatë luftës së Kosovës 1988–1999 Idriz Zeqiraj: Ligji për të huajt, zbatimi selektiv i dokumenteve identitare! Ndue Dedaj: Partia, repart i organizuar... i kryetarit Kalosh Çeliku: Xhadika Isuf B. Bajrami: Open Balkan dhe Strategjitë Rama–Vuçiq Gjon Keka: Lëvizja e Deçanit flet shqip, është kombëtare dardane, të habitshme sulmet ndaj saj Asllan Dibrani (Luani): Tradhti institucionale në Deçan - kur pushteti sulmon kombin dhe përkulet para devijimit Lekë Mrijaj: Faleminderit Amerikë, mirënjohje dhe Zoti ju bekoftë!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx