E shtune, 28.03.2026, 11:35 PM (GMT)

Mendime

Gjon Keka: A mund të bëhet realitet integrimi i shtetit të Kosovës në BE dhe anëtarësimi në NATO nën qeverisjen e Albin Kurtit?!

E shtune, 28.03.2026, 06:56 PM


A mund të bëhet realitet integrimi i shtetit të Kosovës në BE dhe anëtarësimi në NATO nën qeverisjen e Albin Kurtit?!

Nga Gjon Keka

Nëse Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) për kohën e tij arriti që Arbërinë e tij ta bënte mbrojtëse të civilizimit të përbashkët të familjes europiane dhe ta ruante shtetin e Arbërit, madje ai edhe na dhuroi flamurin dhe ruajti qenjen tonë si arbëror e dardan europian; nëse Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin,Isa Boletinin e atdhetarë të tjerë pas shumë përpjekjeve dhe me ndihmën e Austro-Hungarisë dhe Italisë arritën ta shpallin pavarësinë e Shqipërisë dhe ta shkëpusnin atë nga mjerimi otoman; nëse Ibrahim Rugova me Lidhjen Demokratike të Kosovës  e shokë arriti që pas shumë sakrificash e sfidash t'ia pasqyronte botës demokratike, pra ndërkombëtareve realitetin e Kosovës, me durim,këmbëngulje, vizion për liri, demokraci dhe pavarësi dhe e kërkonte ndërhyrjen e NATO-s për shpëtimin e popullit të tij dhe protektoratin ndërkombëtar etj.

Nëse të gjithë këta figura mbikohore hynë në histori dhe mbetën përjetësisht aty duke lënë gjurmë të pashlyera, a nuk do të ishte e mundur që edhe sot Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje e shokë të hyjë në histori duke e bërë Kosovën shtet të të gjithë qytetarëve të saj, me liri e të drejta të barabarta, ku sundon rendi e ligji, me mirëqenje e ekonomi që zhvillohet dita ditës dhe duke arritë ta realizojë apo përfundojë aspiratën apo projektin e përbashkët e të natyrshëm që republika e Kosovës të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe anëtarësimit të saj në NATO.

E di dhe e kuptojë se ekziston një hendek i madh midis, pasi republika e Kosovës dhe Bashkimi Europian janë larg sa i përket kilometrave të procesit të integrimit dhe kushteve që duhet plotësuar, por janë edhe shumë afër, vetëm nëse Kosova si shtet arrinë t'i kryej detyrat e shtëpisë së saj që i ka marrë përsipër sëbashku me Bashkimin Europian për t'u bërë një ditë pjesë e kësaj familje me të drejta të plota si çdo shtet i Bashkimit Europian.

Për ta bërë Kosovën si shtet pjesë të Bashkimit Europian, NATO-s dhe orgaanizatave të tjerë ndërkombëtare demokratike e të civilizuara duhet gjithashtu që duke filluar nga udhëheqësit e deri të institucionet e rendit e të sigurisë: të ndalojnë me forcën e ligjit rrymat radikale ideologjike fetare islamike, të mos koketojnë me ta në asnjë mënyrë dhe rrethan, sepse sikur thotë një proverb:"Ai që prek katranin ndotet", të mos i lihet vend asnjë dukurie të tillë negative që e pengon shoqërinë, popullin dhe shtetin e Kosovës të bëhet një shtet i vërtetë demokratik, i civilizuar ,i lirë dhe pjesë e botës së zhvilluar e të dritës.

Asnjë udhëhqës i shtetit të Kosovës nuk duhet të koketoj e as të tolerojë rryma radikale ideologjike islamike të cilat e prishin imazhin dhe shkatërrojnë unitetin e brendshëm e harmonin e shqiptarëve për të jejtuar si vëllezër të një gjaku,të një gjuhe, të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) e të një kombi. Ata nuk duhet t'i ngjajnë pishtarëve katran, të cilët sigurisht lëshojnë shumë dritë, por gjithashtu përhapin tym dhe erë të keqe të pafund.

Nuk mund të bëhet Kosova shtet i vërtetë nëse brenda saj ka rryma radikale ideologjike islamike që tentojnë ta fusin në kapilarët e shtetit dogmën e tyre ideologjike fetare dhe ligjet e tyre primitive barbare. Dardania respektivisht Kosova si shtet është me rrënjë të lashta në kontinentin europian, si për nga shpirti ,kultura dhe kushtetuta e jeta politike, qytetare dhe demokratike ajo i takon familjes europiane dhe nuk duhet të lejohet të bëhet shtet me bojë ideologjike islamike në mesin e kontinentit europian; sigurisht se këtë nuk do ta lejojnë as bijtë e bijat e vërtetë të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut), por as edhe bota e civilizuar demokratike ,europiane ,as ShBA të cilat na ndihmuan të fitojmë lirinë; pra pikërisht bota e civilizuar demokratike si ShBA, vendet mike europiane dhe NATO na ndihmuan si popull e shoqëri, e humanitet të fitojmë lirinë dhe ato nuk e ndihmuan Kosovën të bëhet një shtet islamik, por europian dhe demokratik i të gjithë qytetarëve të saj, dhe pjesë e familjes euroatlantike.

Rruga e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian dhe anëtarësimi i saj në NATO ka një sfidë për fatin e saj sepse duhet përpjekje të parreshtura dhe punë ditë e natë sëpari në edukimin e popullit për t'i takuar famijes së përbashkët të kombeve europiane,së dyti të rendit dhe ligjit, së treti të ekonomisë dhe dinamikës së përbashkët të zhvillimit dhe hapave europian të Kosovës bashkë me vendet tejra ,të sigurisë etj etj.Tani Kosova si shtet nuk ka më pse të ankohet por t'i kryej detyrat e shtëpisë dhe ta bind me vepra bashkësinë ndërkombëtare, botën demokratike e të civilizuar, ShBA-n, vetë Bashkimin Europian dhe NATO-n se është në rrugë të mbarë dhe se po ecën hap pas hapi palëkundje drejtë integrimit në BE dhe NATO.

Për të arritë vendi ynë duhet të ketë mençuri, kujdes, përpjekje të palodhura, moderim në fat të mirë dhe guxim në fatkeqësi, për të fituar një të drejtë të natyrshme të tillë, për të sjellë një ambicie kaq të guximshme në qëllimin e dëshiruar,për ta bërë apo rikthyer atdheun tonë, shtetin tonë Kosovën tonë, kombin tonë në përgjithësi në shtëpinë(familjen) e përbashkët të kombeve dhe shteteve europiane,pra në Bashkimin Europiaan, NATO ogranizata tjera ndërkombëtare demokratike europiane e botërore.

Tani në këtë kohë krize si të brendshme në Kosovë, ashtu edhe të krizës globale,pastaj të përpjekjeve për të vendos këmbët e rendit të Ri ndërkombëtaar Kosova si shtet duhet të forcojë aleancën dhe miqësinë me ShBA dhe vendet tjera mike europiane dhe të lidhë aleanca e miqësi të reja me vendet demokratike e të civilizuar perëndimore, kështu ajo si shtet do të mund të fitonte çdo lojë në të cilën hynë.

Nuk mund të arrish gjithçka menjëherë, as „Roma nuk u ndërtua për një ditë", gjithmonë do të ketë një gjemb në këmbë që do të dalin pengesa rrugës, por nuk duhet besuar secilit dhe nuk duhet të ndalet Kosova në punët e saj të mira për ta bërë Kosovën anëtare të barabartë të familjes së kombeve europiane, të NATO-s dhe organizatave tjera demokratike e të civilizuara me rëndësi ashtu që edhe vendi ynë të ketë rolin e tij në tryezën e përbashkët të kombeve të botës së civilizuar dhe demokratike.

Nga e gjithë kjo që u tha më lartë, nuk është e pamundur që nën udhëheqjen e Albin Kurtit respektivisht Lëvizjes Vetëvendosje dhe qeverisjes së tij të arrijë të largojë të gjitha këto pengesa dhe dukuri negative që u cekën më lartë dhe të kryej detyrat e shtëpisë duke i plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian për anëtarësimin e saj, të anëtarësimit në NATO dhe ogranizata tjera ndërkombëtare të botës së lirë e demokratike. Vetëm se kërkohet guxim, këmbëngulje, urtësie, vizion si dhe largim të atyre pengesave që i ceka më lartë, kjo nuk është e vështirë dhe e pamundur ,kjo mund të bëhet me vullnet të hekurt dhe me taktik, strategji e diplomaci si dhe me anë të një politike të mirë dhe një patriotizmi Skëndebegian.

Politika e mirë është forcë, zhvillim, iluminizëm, zgjidhje e problemeve ,heqje e pengesave etj, ndërsa politika e keqe është një barrë për vendin, politika e keqe e zhytë tregtinë, industrinë, artin, kulturën etj., në një gjendje të dëshpëruar poashtu politika e keqe mund të sjell vetëshkatërrim të pashmangshëm. Megjithatë,sikur u pa politika e mirë, në fakt është një politikë e përshtatshmërisë, e një ideje jetësore, e ekzistenciale të shtetit, e një qëllimi të arritshëm, e mjeteve të akumuluara me kujdes, të zgjedhura saktë dhe të aplikuara saktë, e fortë por fleksibile në qasjen e saj, e unifikuar, vendimtare dhe e fuqishme. Është një politikë që mund të jetë e mençur pa u rafinuar tepër, që mund të jetë e fortë pa u bërë aventureske, që mund të duket fleksibile në mjetet e saj pa ndryshuar aspak qëllimi i saj. Shkurt, është një politikë në të cilën vullneti, forca dhe veprimi nuk shfaqen si faktorë kundërshtarë dhe përjashtues të ndërsjellë, por përkundrazi si elementë të integruar në mënyrë strikte dhe të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme. Detyra e politikës nuk është aspak e përfunduar ose madje e ndërprerë; përkundrazi, ajo duhet të moderojë qëllimet e saj, duke shpalosur një aktivitet më të ngushtë të përcaktuar, por edhe më të fuqishëm. Ajo duhet të krijojë një epërsi forcash, pozitivisht duke u mbështetur në interesa të të njëjtit mendim,vizion e qëllim, ndonjëherë duke i përshpejtuar dhe befasuar edhe veten edhe të tjerët me arritjet e saj; ajo duhet të zbusë gjendjen e dobësisë që lind gjithmonë në një shkallë më të madhe ose më të vogël në veten e saj,shoqërinë dhe popullin; ajo duhet të fitojë mbi faktorët vendimtarë të forcës dhe kohës dhe t'i përdorë ato në avantazhin e saj. Politika të tilla frymëzojnë gjithashtu besim dhe siguri kudo; ato paralajmërojnë suksese politike, ekonomike, ushtarake, integurese dhe strategjike e mbi të gjitha suksese të përbashkëta euroatlantike. Ashtu si "tepër vonë" përfaqëson një barrë në politikë, ashtu është edhe "tëpër herët". Forca e vërtetë gjen shprehjen e saj si kjo: "Në kohën e duhur, në orën e duhur". Edhe shteti i Kosovës duhet që të mos vonohet në kryerjen e detyrave të shtëpisë ashtu që ta zë „orën dhe kohën e duhur" të integrimit të saj në Bashkimin Europian dhe anëtarësimin e saj në NATO.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Saktësia e një analize politike! Kalosh Çeliku: Vrasjet politike gjatë luftës së Kosovës 1988–1999 Idriz Zeqiraj: Ligji për të huajt, zbatimi selektiv i dokumenteve identitare! Ndue Dedaj: Partia, repart i organizuar... i kryetarit Kalosh Çeliku: Xhadika Isuf B. Bajrami: Open Balkan dhe Strategjitë Rama–Vuçiq Gjon Keka: Lëvizja e Deçanit flet shqip, është kombëtare dardane, të habitshme sulmet ndaj saj Asllan Dibrani (Luani): Tradhti institucionale në Deçan - kur pushteti sulmon kombin dhe përkulet para devijimit Lekë Mrijaj: Faleminderit Amerikë, mirënjohje dhe Zoti ju bekoftë! Florim Zeqa: Shteti pa referendum si shtëpia pa kulm! Isuf B. Bajrami: Rusia, Serbia dhe rrjeti i aleatëve në skenarin ekstrem të bllokimit të Ngushticave të Hormuzit dhe Bab al-Mandab Llesh Ndoj: Reagim psikologjik, apo instinkt grabitçar? Isuf B. Bajrami: Armatosja e Serbisë në një rajon me histori konfliktesh si Ballkani, ajo rrit rrezikun e tensioneve dhe mosbesimit Isuf B. Bajrami: Akrobacionet politiko-ushtarake të Aleksandar Vuçiçit... Gjon Keka: Në rrënjët e kombit tonë qëndron shpirti human arbëror-dardan europian, pa ndikim nga ideologjitë fetare Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorën nga Europa (7) Rrezart Kalaja: Pse shqiptarët nuk duhet ta festojnë Bajramin? Kalosh Çeliku: “Reklamimi” i tenxhereve Isuf B. Bajrami: Tensionet Kosovë–Serbi, Roli i Politikes Hibride dhe Armatimeve Visar Zhiti: Vjen drita e yllit, edhe kur është i shuar…

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx