| E shtune, 28.03.2026, 06:56 PM |
A mund të bëhet realitet integrimi i shtetit të Kosovës në BE dhe anëtarësimi në NATO nën qeverisjen e Albin Kurtit?!
Nga Gjon Keka
Nëse Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) për kohën e tij arriti që
Arbërinë e tij ta bënte mbrojtëse të civilizimit të përbashkët të familjes
europiane dhe ta ruante shtetin e Arbërit, madje ai edhe na dhuroi flamurin dhe
ruajti qenjen tonë si arbëror e dardan europian; nëse Ismail Qemali me Luigj
Gurakuqin,Isa Boletinin e atdhetarë të tjerë pas shumë përpjekjeve dhe me
ndihmën e Austro-Hungarisë dhe Italisë arritën ta shpallin pavarësinë e
Shqipërisë dhe ta shkëpusnin atë nga mjerimi otoman; nëse Ibrahim Rugova me
Lidhjen Demokratike të Kosovës e shokë
arriti që pas shumë sakrificash e sfidash t'ia pasqyronte botës demokratike,
pra ndërkombëtareve realitetin e Kosovës, me durim,këmbëngulje, vizion për
liri, demokraci dhe pavarësi dhe e kërkonte ndërhyrjen e NATO-s për shpëtimin e
popullit të tij dhe protektoratin ndërkombëtar etj.
Nëse të gjithë këta figura mbikohore hynë në histori dhe
mbetën përjetësisht aty duke lënë gjurmë të pashlyera, a nuk do të ishte e
mundur që edhe sot Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje e shokë të hyjë në
histori duke e bërë Kosovën shtet të të gjithë qytetarëve të saj, me liri e të
drejta të barabarta, ku sundon rendi e ligji, me mirëqenje e ekonomi që
zhvillohet dita ditës dhe duke arritë ta realizojë apo përfundojë aspiratën apo
projektin e përbashkët e të natyrshëm që republika e Kosovës të bëhet pjesë e
Bashkimit Europian dhe anëtarësimit të saj në NATO.
E di dhe e kuptojë se ekziston një hendek i madh midis, pasi
republika e Kosovës dhe Bashkimi Europian janë larg sa i përket kilometrave të
procesit të integrimit dhe kushteve që duhet plotësuar, por janë edhe shumë
afër, vetëm nëse Kosova si shtet arrinë t'i kryej detyrat e shtëpisë së saj që
i ka marrë përsipër sëbashku me Bashkimin Europian për t'u bërë një ditë pjesë
e kësaj familje me të drejta të plota si çdo shtet i Bashkimit Europian.
Për ta bërë Kosovën si shtet pjesë të Bashkimit Europian,
NATO-s dhe orgaanizatave të tjerë ndërkombëtare demokratike e të civilizuara
duhet gjithashtu që duke filluar nga udhëheqësit e deri të institucionet e
rendit e të sigurisë: të ndalojnë me forcën e ligjit rrymat radikale
ideologjike fetare islamike, të mos koketojnë me ta në asnjë mënyrë dhe
rrethan, sepse sikur thotë një proverb:"Ai që prek katranin ndotet",
të mos i lihet vend asnjë dukurie të tillë negative që e pengon shoqërinë,
popullin dhe shtetin e Kosovës të bëhet një shtet i vërtetë demokratik, i
civilizuar ,i lirë dhe pjesë e botës së zhvilluar e të dritës.
Asnjë udhëhqës i shtetit të Kosovës nuk duhet të koketoj e
as të tolerojë rryma radikale ideologjike islamike të cilat e prishin imazhin
dhe shkatërrojnë unitetin e brendshëm e harmonin e shqiptarëve për të jejtuar
si vëllezër të një gjaku,të një gjuhe, të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) e të
një kombi. Ata nuk duhet t'i ngjajnë pishtarëve katran, të cilët sigurisht
lëshojnë shumë dritë, por gjithashtu përhapin tym dhe erë të keqe të pafund.
Nuk mund të bëhet Kosova shtet i vërtetë nëse brenda saj ka
rryma radikale ideologjike islamike që tentojnë ta fusin në kapilarët e shtetit
dogmën e tyre ideologjike fetare dhe ligjet e tyre primitive barbare. Dardania
respektivisht Kosova si shtet është me rrënjë të lashta në kontinentin
europian, si për nga shpirti ,kultura dhe kushtetuta e jeta politike, qytetare
dhe demokratike ajo i takon familjes europiane dhe nuk duhet të lejohet të
bëhet shtet me bojë ideologjike islamike në mesin e kontinentit europian;
sigurisht se këtë nuk do ta lejojnë as bijtë e bijat e vërtetë të Gjergj
Kastriotit(Skënderbeut), por as edhe bota e civilizuar demokratike ,europiane
,as ShBA të cilat na ndihmuan të fitojmë lirinë; pra pikërisht bota e
civilizuar demokratike si ShBA, vendet mike europiane dhe NATO na ndihmuan si
popull e shoqëri, e humanitet të fitojmë lirinë dhe ato nuk e ndihmuan Kosovën
të bëhet një shtet islamik, por europian dhe demokratik i të gjithë qytetarëve
të saj, dhe pjesë e familjes euroatlantike.
Rruga e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian dhe
anëtarësimi i saj në NATO ka një sfidë për fatin e saj sepse duhet përpjekje të
parreshtura dhe punë ditë e natë sëpari në edukimin e popullit për t'i takuar
famijes së përbashkët të kombeve europiane,së dyti të rendit dhe ligjit, së
treti të ekonomisë dhe dinamikës së përbashkët të zhvillimit dhe hapave
europian të Kosovës bashkë me vendet tejra ,të sigurisë etj etj.Tani Kosova si
shtet nuk ka më pse të ankohet por t'i kryej detyrat e shtëpisë dhe ta bind me
vepra bashkësinë ndërkombëtare, botën demokratike e të civilizuar, ShBA-n, vetë
Bashkimin Europian dhe NATO-n se është në rrugë të mbarë dhe se po ecën hap pas
hapi palëkundje drejtë integrimit në BE dhe NATO.
Për të arritë vendi ynë duhet të ketë mençuri, kujdes,
përpjekje të palodhura, moderim në fat të mirë dhe guxim në fatkeqësi, për të
fituar një të drejtë të natyrshme të tillë, për të sjellë një ambicie kaq të
guximshme në qëllimin e dëshiruar,për ta bërë apo rikthyer atdheun tonë,
shtetin tonë Kosovën tonë, kombin tonë në përgjithësi në shtëpinë(familjen) e
përbashkët të kombeve dhe shteteve europiane,pra në Bashkimin Europiaan, NATO
ogranizata tjera ndërkombëtare demokratike europiane e botërore.
Tani në këtë kohë krize si të brendshme në Kosovë, ashtu
edhe të krizës globale,pastaj të përpjekjeve për të vendos këmbët e rendit të
Ri ndërkombëtaar Kosova si shtet duhet të forcojë aleancën dhe miqësinë me ShBA
dhe vendet tjera mike europiane dhe të lidhë aleanca e miqësi të reja me vendet
demokratike e të civilizuar perëndimore, kështu ajo si shtet do të mund të
fitonte çdo lojë në të cilën hynë.
Nuk mund të arrish gjithçka menjëherë, as „Roma nuk u
ndërtua për një ditë", gjithmonë do të ketë një gjemb në këmbë që do të
dalin pengesa rrugës, por nuk duhet besuar secilit dhe nuk duhet të ndalet
Kosova në punët e saj të mira për ta bërë Kosovën anëtare të barabartë të
familjes së kombeve europiane, të NATO-s dhe organizatave tjera demokratike e
të civilizuara me rëndësi ashtu që edhe vendi ynë të ketë rolin e tij në
tryezën e përbashkët të kombeve të botës së civilizuar dhe demokratike.
Nga e gjithë kjo që u tha më lartë, nuk është e pamundur që
nën udhëheqjen e Albin Kurtit respektivisht Lëvizjes Vetëvendosje dhe
qeverisjes së tij të arrijë të largojë të gjitha këto pengesa dhe dukuri
negative që u cekën më lartë dhe të kryej detyrat e shtëpisë duke i plotësuar
të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian për anëtarësimin e saj, të
anëtarësimit në NATO dhe ogranizata tjera ndërkombëtare të botës së lirë e
demokratike. Vetëm se kërkohet guxim, këmbëngulje, urtësie, vizion si dhe
largim të atyre pengesave që i ceka më lartë, kjo nuk është e vështirë dhe e
pamundur ,kjo mund të bëhet me vullnet të hekurt dhe me taktik, strategji e
diplomaci si dhe me anë të një politike të mirë dhe një patriotizmi
Skëndebegian.
Politika e mirë është forcë, zhvillim, iluminizëm, zgjidhje
e problemeve ,heqje e pengesave etj, ndërsa politika e keqe është një barrë për
vendin, politika e keqe e zhytë tregtinë, industrinë, artin, kulturën etj., në
një gjendje të dëshpëruar poashtu politika e keqe mund të sjell vetëshkatërrim
të pashmangshëm. Megjithatë,sikur u pa politika e mirë, në fakt është një
politikë e përshtatshmërisë, e një ideje jetësore, e ekzistenciale të shtetit,
e një qëllimi të arritshëm, e mjeteve të akumuluara me kujdes, të zgjedhura
saktë dhe të aplikuara saktë, e fortë por fleksibile në qasjen e saj, e
unifikuar, vendimtare dhe e fuqishme. Është një politikë që mund të jetë e
mençur pa u rafinuar tepër, që mund të jetë e fortë pa u bërë aventureske, që
mund të duket fleksibile në mjetet e saj pa ndryshuar aspak qëllimi i saj.
Shkurt, është një politikë në të cilën vullneti, forca dhe veprimi nuk shfaqen
si faktorë kundërshtarë dhe përjashtues të ndërsjellë, por përkundrazi si
elementë të integruar në mënyrë strikte dhe të lidhur në mënyrë të
pazgjidhshme. Detyra e politikës nuk është aspak e përfunduar ose madje e
ndërprerë; përkundrazi, ajo duhet të moderojë qëllimet e saj, duke shpalosur
një aktivitet më të ngushtë të përcaktuar, por edhe më të fuqishëm. Ajo duhet
të krijojë një epërsi forcash, pozitivisht duke u mbështetur në interesa të të
njëjtit mendim,vizion e qëllim, ndonjëherë duke i përshpejtuar dhe befasuar
edhe veten edhe të tjerët me arritjet e saj; ajo duhet të zbusë gjendjen e
dobësisë që lind gjithmonë në një shkallë më të madhe ose më të vogël në veten
e saj,shoqërinë dhe popullin; ajo duhet të fitojë mbi faktorët vendimtarë të
forcës dhe kohës dhe t'i përdorë ato në avantazhin e saj. Politika të tilla
frymëzojnë gjithashtu besim dhe siguri kudo; ato paralajmërojnë suksese
politike, ekonomike, ushtarake, integurese dhe strategjike e mbi të gjitha
suksese të përbashkëta euroatlantike. Ashtu si "tepër vonë"
përfaqëson një barrë në politikë, ashtu është edhe "tëpër herët".
Forca e vërtetë gjen shprehjen e saj si kjo: "Në kohën e duhur, në orën e
duhur". Edhe shteti i Kosovës duhet që të mos vonohet në kryerjen e
detyrave të shtëpisë ashtu që ta zë „orën dhe kohën e duhur" të integrimit
të saj në Bashkimin Europian dhe anëtarësimin e saj në NATO.