Kulturë
Përparim Hysi: Mesazh politikanëve dhe qeverisë
E shtune, 28.03.2026, 05:30 PM
Mesazh
politikanëve dhe qeverisë
Nga një pensionist
"
dhe me më pas mend,
Me
ma korit fisin
Ma
gjuej re
Me
një kokërr rrfeje"
Visaret e Kombit
(poezi)
Nga Përparim Hysi
1.
I mbërdhirë për shkak të moshës, i krrusur pleqërisë
U bëj zë politikanëve (ca më shumë:qeverisë!)
Mua pensioni nuk më del dhe gjatë kohës u sëmura
Që të bëj operacion,do doktori 7- lëkura!!!
2.
Mbi 40-vjet kam punuar (imeshoqe,po kaq vjet)
Kemi pension të"rrëngjuar" (edhe rrojmë për ibret)
Kurrë nuk i njohëm
qejfet dhe kemi punuar me nder
Pleqërisë filluan "sikletet",edhe jeta krejt
zeher.
3.
Ne e dinim që punonim,kujdestar do kishim shtetin
Dhe të mirë dinim pensionin,der sa të jepnim "selametin"
Porse puna doli ndryshe ( nuk na del asfar kursimi)
Dhe pa si dhe pa qyshe? Një kacidhe s'ka Përparimi.
4.
Kur ju shoh të veshur "shik",zë e
mbani"ligjlërata"
Që të gjithë hipokritë e me shpirt të zi si nata.
Po ju pyes:- A kini prindër? Pensionistët a s'i shihni?
Dhe beharin e kanë dimër (edhe jetën si pelini)
5.
Zutë e vutë pasuri (puppu, sa listë e gjatë!!!)
As që pyesni për njeri ( neve ditën na e kthyet natë)
Në KUVEND,luani "theatër" (secii për"popullin përpiqet"!!!)
Ne,pa zjarr fare në vatër (ju.veç vilave dhe çifligjet)
6.
Shtuat rrogat për vete , se nuk kini fare turp
JU,për mua,jini vemje se dhe turpin hani me bukë
Si pozita,opozita,se me radhë mbani pushtetin
Që të gjithë hipokrita dhe nga populli kini
"mllefin".
7.
Që të gjithë jini "artistë" dhe sa mirë e luani
"rolin"
Është mirë t'ju bjerë një pikë,se më rrisni veç tensionin.
Edhe veç kam një dëshirë që t'ju shohë para drejtësisë
Që t'i thoni lamtumirë dhe konfortit e pasurisë.
8.
Pasuri vutë pa djersë,sollët kohën e të ligut
Shpresa ime u bë vesë se nuk pyetët prej
"ventigut".
Populli do vetëm qetësi ( populli ynë është xhevahir)
Veç rrëmujë e anarshi
veç nga politikanë vampirë.
Tiranë, 23 mars 2026









