Kulturë
Florim Zeqa: Me Vjosen më shumë dëmtohet sesa forcohet LDK-ja!
E diele, 15.03.2026, 06:51 PM

Me Vjosen më shumë dëmtohet sesa forcohet LDK-ja!
Deshtakët e LDK-së, të cilët deri dje
e quajtën tradhtare Vjosa Osmanin, tani, pasi ia punoi pas shpine Albin Kurtit
po i thonë je e mirë! Deri më sot asnjëri nga të larguarit që themeluan partitë
e tyre nuk u kthyen më në LDK, jo pse nuk kanë pasur dëshirë të kthehen, porqë
nuk kanë pranuar të bëhen vegla të njerëzve të vegjël në LDK. Për dallim nga
ta, Vjosa nuk e ka problem, e kthen gzofin kah të fryn era!
Nga Florim
Zeqa
Votat që i kishte marrë Vjosa në
vitin 2021 ishin vota për LVV-në
Një president pas përfundimit të
mandatit nuk pranon të bie nën nivelin më të ulët politik për ambiciet e
askujt, e aq më pak të kërrkujt, këtë rast të dështakëve politik!
Me
rikthimin eventual në LDK nuk përfiton gjë Vjosa, e aq më pak partia, e cila
nuk do të ngritet asnjëherë me figura të ricikluara nga njëri skaj politik në
tjetrin!
Me
rikthimin eventual të Vjoses, më shumë dëmtohet sesa forcohet LDK-ja! Këtë fakt
duhet ta dinë mirë të gjithë në LDK dhe jashtë saj!
Ai/ajo
që tradhton njëherë, tradhton sa herë që t'i jepet mundësia dhe sa herë që i
shkon për shtati interesave të tij/saj!
Ky
është ligj i natyrës, i pashkruar në librat e drejtësisë!
Sipas
mendimit tim, Vjosa Osmani paraprakisht rikthimit në LDK duhet të dal e vetme
në zgjedhje me listën e saj për ta matur veten në elektorat, jo nën logot e
partive tjera, e aq më pak si ish presidente e shtetit.
Votat
që i kishte marrë Vjosa në vitin 2021 ishin vota për LVV-në!
Thirrjet
për rikthimin e Vjosa Osmanit vijnë nga dështakët në ribërjen e LDK-së dhe nga
nostalgjikët e një kohe të shkuar në LDK!
Futja
e Vjoses nën ombrellën e LDK-së, do të paraqet dështimin e radhës duke iu
shërbyer strukturave aktuale të partisë!
Fillimisht
Vjosa Osmani duhet të dëshmojë fuqinë e saj politike jashtë konjukturave
partiake të LDK-së. Ky do të ishte testi demokratik i lidershipit dhe
madhështisë që pretendon që e posedon aktualisht presidentja në largim!
Fuqia
politike e një lideri nuk matet me logon e një partie, por me besimin dhe
mbështetjen e qytetarëve.
Andaj,
nëse Vjosa Osmani dëshiron të dëshmojë fuqinë e saj në elektoratin kosovar dhe
në mërgatën tonë, duhet të matet e vetme në peshoren zjedhore, në të kundërtën,
mund të mashtrohet keq!
Ata
që po i bëjnë asaj ftesa për rikthim në LDK, e bëjnë për interesat e tyre
personale e jo për Vjosen dhe as LDK-në!
Nëse
vërtetë Vjosa e shkelë betimin e dhënë, se "asnjëherë nuk do të jetë më
pjesë e LDK-së, fillimisht shkelë mbi veten e saj dhe parimet humane të një
lideri shtetëror!
LDK nuk ngritet përmes riciklimit të
figurave politike
Nëse Vjosa i bashkangjitet LDK-së, më
i madh do të jetë numri i atyre që do të largohen sesa i atyre qe do të
rikthehen në këtë parti!
Sikurse
pas ndarjes së fatale të vitit 2006, kur LDK i kishte 45,3 %, bashkimi me
LDD-në në vitin 2014 nuk e ngriti më lartë se në 25,2 %, ashtu edhe tani nga
13,5 % që është aktualisht nuk do të ngritet më lartë se në 18 % me rikthimin e
Vjoses! Ngase elektorati nuk lëvizë ashtu siq levizin politikanët karrierist.
LDK
nuk ngritet përmes riciklimit të figurave politike, por përmes një procesi të
rregullt zgjedhor dhe demokratik brenda partisë.
Dështakët
politik iu frikësohen zgjedhjeve në LDK, andaj e kërkojnë rikthimin e Vjoses
për shpëtimin dhe forcimin e pozicioneve të tyre në këtë subjekt politik.
Sa i përket Vjoses, ajo lekun dhe
pushtetin i ka para gjithçkaje, për të nuk ka fe as parti, komb dhe as atdhe, e
më së paku parime në të cilat thirret me hipokrizi. "Rugovizmin" e
përdorë si farsë politike për mashtrimin e elektoratit! Po të ishte ndryshe,
nuk do ta kishte dërguar gati gjysmën e elektoratit të LDK-së në krahun e majtë
për intersat e saj politike.
Florim
Zeqa, 14.03.2026









