Kulturë
Albert Zholi: Atdheu
E diele, 15.03.2026, 06:50 PM
Albert Zholi
Atdheu
Atdheu
është toka ku hapat i kam hedhur,
është
zëri i gjyshërve që në zemër kam mbledhur.
Është
deti që valët i përplas në bregëri,
është
qielli që shtrihet mbi emrin Arbëri.
Atdheu
është kënga që zemrën ma mbush me dritë,
është
flamuri kuq e zi që valon ditë për ditë.
Nga
trimëria e Gjergj Kastrioti Skënderbeu në histori,
te
fjala e urtë e Naim Frashëri për dashuri.
Është
dita e madhe kur u ngrit liria,
nga
duart e Ismail Qemali që ndezi Shqipëria.
Është
gjuha që rrjedh si këngë në çdo shtëpi,
është
zemra që rreh për vendin tim – Arbëri.
Atdheu
është e shkuara, e sotmja që rron,
është
e ardhmja që shpresën në zemër na mbjell e na zgjon.
Pa
atdhe s'ka rrënjë njeriu, s'ka emër as nder,
se
atdheu është toka, deti e qielli që na motivon përher









