E diele, 15.03.2026, 10:41 PM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Përsëri për postimet

E diele, 15.03.2026, 06:41 PM


Blerim Rrecaj

Përsëri për postimet

Kam postuar në dy muajt e fundit

Sa kam mbushur dëng murin tim,

Që nga  Shkupi e gjer në Shkodër

Prej Qafë Morine e deri në Berlin!

Hërë nga hareja e herë nga hidhërimi

Diku i kursyer e diku me teprim,

Diku një postim ngazëllimi, e diku një vetmie,

Sekush më tha: "Ç'po bën kështu, o Blerim!"

Dhe pastaj vrapova tej te një pasqyrë,

Mbase koha është për ta ndalur dorën,

Muri virtual flet me mua njëtrajtshëm

Në murin real të dhomës e shikoj orën.

Nuk është herë e parë që flas për postimet

E që mundohem të gjej një mes të artë,

Por jeta thotë, më jetoni mua aq sa mundeni

Mjetet teknologjike përdori pak më rrallë!

Dhe do mundohem ta bëj një gjë të tillë,

Të largoj nga vetja vese edhe teke,

Se nga pikat e mia të forta e solide,

Paj, po them, se i kam përpjekjet!...

Për-zierje

N'kafe e n'fejsbuk

N'fejsbuk e n'kafe

Zihen e përzihen

Probleme provinciale e

Probleme globale...

Merr flakë një telpërçues

Rrugës derisa ec

Një shtyllë telperçuesish

Nxjerr tym

Më pas pak më tej

Merr flakë njëri tel...

Pritje

-Shkoi shkurti

Vijon marsi,

Pjesëtar i këtij vendi

Çfarë po pret?

-Po pres ç'do t'thotë

Ku-shtet-p-usja,

Se kush ka të drejtë

Në këtë shtet!...

Lulet dhe luftërat

Mbijnë lulet

Mbijnë luftërat

Lulet le të mbijnë

Luftërat le t'i zhbijnë

Ky le të jetë rendi i ri botëror

Gjithkush në shtëpi të vet

Ta gëzojë lirinë...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx