Kulturë
Albert Habazaj: Mësuesi – misionar dritë
E diele, 08.03.2026, 06:44 PM

Tërbaç,
20.03.2004, A. Habazaj me mësuesit R. Abazi, K. Mici, Z. Hoxha
MËSUESI - MISIONAR DRITE
ALBERT HABAZAJ
“Vlera
e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”
(Konfuci)
Kur
nxënës ne kemi qenë
Mësuesi
quhej prind i dytë,
Dinjiteti
i tyre kishte vlerë,
Si
mësuesit s’kishte të dytë.
Ata
qenë të mençur shumë,
Qenë
si male hyjnorë,
Ata
qenë diell në furtunë,
Një
nga një u bën’ meteorë.
Mësuesit
më ikën një nga një,
Fisnikët
e mi të lartë,
I
kam, dhe pse s’ua dëgjoj atë zë,
Në
frymëmarrjen time dit’ e natë.
Ku
t’i gjej t’u puth fjalën
Siç
puth Dheun e Flamurin,
Si
bregu i detit pret valën
Pres
urtësinë e tyre të Burrit.
Mrekulli
mund të ndodhë vërtet
Të
bëhem sa një e mijta e tyre,
Ata
erdhën e ikën profetë,
Dhe
zbukurojnë qiellin me yje.
Nderim
mësuesve të mi
Më
të mirëve në botë,
Baras
qenë me Perëndi,
Diell
që thyen çdo shqotë.









