Kulturë
Spica Metalike: Festa e grave
E diele, 08.03.2026, 06:50 PM
Spica Metalike
Satirike
FESTA
E GRAVE
Se
gratë, sot janë, qendër universi,
Me
lule, dhurata e me fjalë interesi.
Me
statuse pompoze në çdo ekran,
Me
premtime bosh, e fjalët pa plan!
Në
zyrë shefi me stil, flet i gëzuar:
-Gratë
meritojnë, vend të nderuar!
U
fal nga një çokollatë me lule-buqet,
E,
ngritja e rrogës s’është për moment!
Në
parlament, shumë herë e pohon,
Me
fjalë të mëdha, gratë lumturon.
Ndërsa
në praktikë, prapë e mohon,
Një
të drejtë, që vetëm n’letër jeton!
Në
shtëpi, burrat s’janë sipas zamani,
Një
filxhan vetë e çojnë te lavamani,
Një
fshesë marrin, pa u bërë syri vër,
Dhe
presin medalje për punën e bërë!
Oh,
gra të dashura, sot gëzohuni fort,
Është
dita Juaj, me pavarësi të plotë.
E,
nesër kësmet, ktheheni në “paqe”,
Te
burrat, që i keni sa për sy e faqe!
(Karikatura marrë nga
interneti)









