E hene, 09.03.2026, 10:15 PM (GMT)

Kulturë

Tahir Bezhani: Monografi me peshë historike për Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

E diele, 08.03.2026, 06:42 PM


Aktivitet impresionues i SHI.”Jakova” në Gjakovë

MONOGRAFI ME PESHË HISTORIKE PËR UNIVERSITETIN “FEHMI AGANI” NË GJAKOVË

Nga Tahir Bezhani

Me 6.mars,2026 në sallën e Rektoratit u shënuar 13 vjetori i themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, me ç ‘rast u përurua edhe monografia “Themelimi i Universitetit Publik në Gjakovë-Kontribut i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova,” me autor z. Malush Tullumi.

Manifestimi i këtij përvjetori ishte aktivitet i përbashkët i Universitetit “Fehmi Agani” dhe Shoqatës së intelektualeve “Jakova” në Gjakovë. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve, anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, staf akademik e administrativ, student si dhe anëtarë të SHI. ”Jakova”, të cilët me angazhimin e tyre të palodhur ndër vite kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen kulturore ,arsimore e intelektuale të qytetit të Gjakovës e jo vetëm.

Prof.Ass.Dr. Drilon Bunjaku, Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë

Në fjalën përshëndetëse, Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, theksoi se kjo ditë përfaqëson një moment të rëndësishëm mbi rrugëtimin e kësaj qendre të dijës ndër vite. Shënimi këtij përvjetori dhe promovimi i monografisë si kontribut i intelektualëve të qytetit të Gjakovës, janë një garant thelbësorë në zhvillimin dhe rrugëtimin e sigurte të zhvillimeve tona intelektuale e shoqërore. Rektori Bunjaku cilësoi me krenari emrin e Dr. Fehmi Agani, të cilin e bartë ky Universitet, emër i një personaliteti i cili tërë jetën ia kushtoj qështjes kombëtare. Për këtë arsye edhe obligimet tona janë akoma më të  përgjegjshme në arritjen e sukseseve të reja. Rektori një urim të sinqertë ua drejtoi studentëve, stafit akademik dhe administrativ.

Në fjalën e tij, kryetari i SHI. ”Jakova”, z. Ruzhdi Sefa, theksoi rëndësinë e përpjekjeve për themelimin e universitetit të Gjakovës, duke vlerësuar se përurimi i kësaj monografie përbën dehmi dhe rëndësinë e rolit të intelektualëve të komunitetit dhe zhvillimin arsimor të rajonit.

Z. Malush Tullumi,autori i monografisë

Ndërsa redaktori i monografisë “Themelimi i Universitetit Publik në Gjakovë-Kontribut i Shoqatës se Intelektualëve “Jakova”, paraqet një dokument të rëndësishëm historik e akademik që dëshmon rrugëtimin institucional dhe qytetar në ndërtimin e këtij institucioni t dijës kombëtare.

Për librin foli edhe recensenti e krijuesi nga Tropoja, z. Lulzim Logu i cili potencoi rëndësinë e monografisë dhe peshën historike që ky Universitet mban në ngritjen e vetëdijes dhe ecurive shoqërore e njerëzore të trevës së gjithë Malësisë së Gjakovës.

Autori i librit monografik Prof. Malush Tullumi, në fillim të fjalës falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, institucionet dhe intelektualët që kontribuar në realizimin e kësaj monografie, duke vlerësuar atë si një dokument historik në themelimin e universitetit e që përbënë një obligim moral dhe akademik për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Në fund, z. Malushi, shpërndau disa ekzemplarë të monografisë familjarëve e akademikëve të cilët tani më, nuk jetojnë në mesin tonë.Ishte kjo si mirënjohje e kujtim vlerash të akademikëve të ndjerë.

Gjakovë, 07 mars 2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx