Kulturë
Tahir Bezhani: Monografi me peshë historike për Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë
E diele, 08.03.2026, 06:42 PM

Aktivitet impresionues i SHI.”Jakova” në Gjakovë
MONOGRAFI
ME PESHË HISTORIKE PËR UNIVERSITETIN “FEHMI AGANI” NË GJAKOVË
Nga
Tahir Bezhani
Me
6.mars,2026 në sallën e Rektoratit u shënuar 13 vjetori i themelimit të
Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, me ç ‘rast u përurua edhe monografia
“Themelimi i Universitetit Publik në Gjakovë-Kontribut i Shoqatës së
Intelektualëve “Jakova,” me autor z. Malush Tullumi.
Manifestimi
i këtij përvjetori ishte aktivitet i përbashkët i Universitetit “Fehmi Agani”
dhe Shoqatës së intelektualeve “Jakova” në Gjakovë. Në këtë ngjarje morën pjesë
përfaqësues të institucioneve, anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve
të Kosovës, staf akademik e administrativ, student si dhe anëtarë të SHI.
”Jakova”, të cilët me angazhimin e tyre të palodhur ndër vite kanë dhënë
kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen kulturore ,arsimore e intelektuale të
qytetit të Gjakovës e jo vetëm.

Prof.Ass.Dr.
Drilon Bunjaku, Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë
Në
fjalën përshëndetëse, Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, theksoi
se kjo ditë përfaqëson një moment të rëndësishëm mbi rrugëtimin e kësaj qendre
të dijës ndër vite. Shënimi këtij përvjetori dhe promovimi i monografisë si
kontribut i intelektualëve të qytetit të Gjakovës, janë një garant thelbësorë
në zhvillimin dhe rrugëtimin e sigurte të zhvillimeve tona intelektuale e
shoqërore. Rektori Bunjaku cilësoi me krenari emrin e Dr. Fehmi Agani, të cilin
e bartë ky Universitet, emër i një personaliteti i cili tërë jetën ia kushtoj
qështjes kombëtare. Për këtë arsye edhe obligimet tona janë akoma më të përgjegjshme në arritjen e sukseseve të reja.
Rektori një urim të sinqertë ua drejtoi studentëve, stafit akademik dhe
administrativ.

Në
fjalën e tij, kryetari i SHI. ”Jakova”, z. Ruzhdi Sefa, theksoi rëndësinë e
përpjekjeve për themelimin e universitetit të Gjakovës, duke vlerësuar se
përurimi i kësaj monografie përbën dehmi dhe rëndësinë e rolit të
intelektualëve të komunitetit dhe zhvillimin arsimor të rajonit.

Z.
Malush Tullumi,autori i monografisë
Ndërsa
redaktori i monografisë “Themelimi i Universitetit Publik në Gjakovë-Kontribut
i Shoqatës se Intelektualëve “Jakova”, paraqet një dokument të rëndësishëm
historik e akademik që dëshmon rrugëtimin institucional dhe qytetar në
ndërtimin e këtij institucioni t dijës kombëtare.
Për
librin foli edhe recensenti e krijuesi nga Tropoja, z. Lulzim Logu i cili
potencoi rëndësinë e monografisë dhe peshën historike që ky Universitet mban në
ngritjen e vetëdijes dhe ecurive shoqërore e njerëzore të trevës së gjithë
Malësisë së Gjakovës.
Autori
i librit monografik Prof. Malush Tullumi, në fillim të fjalës falënderoj të
gjithë bashkëpunëtorët, institucionet dhe intelektualët që kontribuar në
realizimin e kësaj monografie, duke vlerësuar atë si një dokument historik në
themelimin e universitetit e që përbënë një obligim moral dhe akademik për
brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Në
fund, z. Malushi, shpërndau disa ekzemplarë të monografisë familjarëve e
akademikëve të cilët tani më, nuk jetojnë në mesin tonë.Ishte kjo si mirënjohje
e kujtim vlerash të akademikëve të ndjerë.
Gjakovë, 07 mars 2026









