E hene, 09.03.2026, 11:15 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Gratë në vargjet e një poeti

E diele, 08.03.2026, 06:49 PM


Gratë në vargjet e një poeti

(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

1. ÇDO GRUA

Çdo grua në vizionin tim është si  një lule

Dhe me të gjitha"lulet" ngrihet një lulishtë

Lexues, të lutem, këtë në kokë ngule

Dhe është mirë që me të të jetosh përjetësisht.

Çdo grua është punëtore si një bletë

E bukur është çdo grua siç është bukuria

Pa gruan as që do kishte kuptim një jetë

Pa gruan, shkretëtirë do ishte gjithësia.

Çdo grua është e mirë siç është paqa

Veç gratë luftra nuk duan kurrë

Bota pa gratë do qe  e shkretë si Saharaja

Dhe nuk i shkruaj vargjet me sikur...

Sikur gratë të drejtonin botën

Jeta e njerëzve, pa dyshim, do qe më e bukur

Janë burrat ata që"sëprapi" e vërtiin"rrotën"

Dhe bota gjithmonë është në kaos dhe turbull.

T'i  duam e respektojmë gratë

SE ato janë"Nënat" që na kanë bërë kokën

Secila nga gratë, është e mjaltë

Se vetëm ato zbukurojnë botën.

Tiranë, 7 mars 2026

2. Dashuri   gruaje

(timeshoqeje, SIKËS)

Sa herë që shtrihem në divan,

Fap dhe dikush më hedh diçka.

Është gruaja, "vigjilente" që ruan

E njëjta kujdesje:mbi gjashtëdhjetë vjet e ca.

Kurrrë, ndonjëherë, s'mbaj mend të ketë"harruar"

Dhe për kë? Për një"djall" si unë?!!!

Kjo kujdesje e saj, më ka"robëruar"

AQ, sa për të, të më zërë me shkumë.

Nuk do mend që ndihem i këndellur

Nga kjo"vigjelencë" e shenjtë e saj

Dashuria e saj kurrë nuk më ka "velur"

Ndaj këto vargje ia kushtoj asaj,

3.Kur them:-NËNË!

Kur them:-NËNË!

Sikur i kam thënë të gjitha.

Se aty është dhe malli, por dhe dhimbja.

Kur them:-NËNË!

Vjen dita, pas një nate të gjatë

Plot ëndrra të liga,

Kur them:_NËNË!

Nga shpirti më ikën hidhërimi

Dhe vjen buzëqeshja

Siç vjen pranvera, pas një dimri.

4."Çfarë t'i thomë, NËNOS  PLAK"? *

In memoriam.MUSINE KOKALARIT

"Çfarë t'i thomë, NËNOS PLAK"?

MUSINE, o moj zambak!

Diktatori, një dështak

Ta ktheu jetën, në farmak.

Ca farmak e ca pelin

Herë me burg a internim

Por ti kurrë nuk u përule

Dhe për ne ke mbetur "lule".

Lule që nuk vyshkesh kurrë

Trimëreshë që skuq çdo burrë

Brez pas brezi gjallë do mbetesh

Si "kometë" që, ndoshta, kthehesh.

* libri i MUSINES.

5. MARGARITA XHEPA- NDERI I KOMBIT

In memoriam

Kur zbriti ZOTI në  MYZEQE,

Sikur bëri "olele"!!!

SE të pa ty, moj MARGARITË

Ndaj dhe ZOTI u mahnit.

Ti  qe dritë si është drita

Dhe e bukur siç është dita

Sa na shihje, veç buzëqeshje

Na buzëqeshje, se na deshe.

Dhe në skenë.po luante skena

SE ti qe vet legjenda.

SE në role vije shpirtin

Sill behar, dëboje dmrin.

Tash ke ikur... hiç s'ke ikur

Ne me ty, nuk ndjejmë të nginjur

Por pa ty, si bosh skena

Si ARTISTE-vet legjenda,

Tiranë, 7mars 2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx