Kulturë
Fran Gjoka: Mesazh urimi mësuesit dhe drejtuesit, poetit dhe shkrimtarit Mevlud Buci në 75-vjetorin e lindjes
E shtune, 28.02.2026, 06:55 PM
MESAZH URIMI, MËSUESIT DHE DREJTUESIT, POETIT DHE SHKRIMTARIT MEVLUD BUCI NË 75-VJETORIN E LINDJES
(SHKRIM
PROFIL NË DITËN E 7 MARSIT )
Shkruar
nga: Fran Gjoka
Vitet
ikin shpejt, duke lënë gjurmë të pashlyera në kujtesën tonë, breza që
sakrifikuan shumë nga vetja për t’u dhënë dije e kulture brezave. Dhe vjen një
ditë dhe del në pension. Sa më të thella të jenë njohjet, aq më të thella dhe
të veçanta bëhën kujtimet. Por nuk janë vetëm vitet e punës ato që të bëjnë të
vlerësuar dhe që të japin personalitet, janë veprat e mira, qëndrimi korrekt me
njerëzit, mirëkuptimi dhe toleranca. Sa më shumë i njohim shokët e miqtë,
veçanërisht në momente të vështira, aq më të thella janë dhe rrënjët e
kujtesës. Nëse disa njerëz harrohen dhe kalojnë në jetën tonë si pa u ndierë,
të tjerët mbeten të fiksuar fort në kujtesë dhe kështu bëhën të paharrueshëm.
Kjo e dyta ndodh veçanërisht me njerëzit e punës, me ata që ndeshen me
vështirësitë dhe u japin zgjidhje atyre, me ato që i shërbejnë drejtpërdrejt
vlerave të jetës dhe qëllimeve të larta njerëzore. Do të ndalemi tek njëri prej
atyre njerëzve të sakrificës, të përkushtimit, të vetmohimit dhe të pastërtisë
morale. I tillë është portreti i Mevlud Bucit, figurë e njohur e gazetarisë,
artit pedagogjik dhe i letërsisë. Vjen në 75-vjetorin e tij te lindjes i
nderuar e krenar. Jetë të gjatë dinjitoze burrit të vlerave e virtyteve të
larta njerëzore. Jemi njohur dekada të shkuara në redaksinë e gazetës
“Mësuesi”, gazetë me peshë në fushën e didaktikës dhe të edukimit, e cila vinte
në lëvizje dhe nxiste dashuri ndaj mësimdhënies, çonte përpara vlerat e arsimit
shqip, por tani ajo gazetë i mbetet kohës së shkuar, padrejtesisht ajo nuk
ekziston më. Mevlud Hazis Buci u lind me 2 mars 1951, në Lukan (Kater Gryket -
Selishtë - Diber). Ai ka mbaruar arsimin fillor në Kacni e Lukan dhe shkollën
7-vjeçare në Lunare të Kater Grykeve, me rezultate të shkëlqyera, pastaj
shkollën pedagogjike "Luigj Gurakuqi" në Elbasan, fakultetin e
mësuesisë me rezultate të larta, po ashtu të gjitha kategoritë e kualifikimit
të mësuesisë. Në vitet 2011-2013, përfundon studimet pasuniversitare në
fakultetin e Shkencave Humane të Zotuara të Edukimit dhe mori graden për
Drejtim dhe Administrim në Arsim. Ka punuar 46 vite si mësues i gjuhës dhe
letërsisë, si drejtor e nëndrejtor në shkollat, ndër më t? mëdhatë e të veshtira,
në Diber e Tiranë. Përkatësisht në shkollat "Kadri Abdihoxha" Qafë
Murre, Selishte, "Kolë Jakova" si drejtor; në Laknas, si zv. drejtor,
në shkollat e mesme "Ataturk" e "Sander Prosi". Tiranë, si organizator
e mësimdhënës në shkollat "Sadi Nuri" Yrshek e "Murat
Toptani" në Tiranë. Mban titujt "Anëtar nderi i Diaspores",
dhënë nga gazeta "Emigranti" dhe "Mësues i dalluar", dhënë
nga Ministria e Arsimit. Mbi 50 vite ka shkruar në mjaft organe shtypi, lokale
dhe qendrore, mban vlerësime në shtypin publik, ushtarak dhe nga revista
shkencore. Ka shkruar me qindra artikuj në revistën "Hosteni" me
pseudonimin "Runja"; në revisten "Obelisk", "Humor
shkodran", "Kunji", "Mësuesi", "Humor e
satirë", "Urtësia", "Gjuha jonë", "Emathia",
"Arsimi sot dhe nesër", "Rreth e rrotull”etj. Është një
bashkëpunëtor i rregullt i gazetës "Rruga e Arberit", me fokus
shkrimet mbi traditen dhe etno-kulturen. Për shume vite ka qenë bashkëpunëtor i
Radio Kukësit, Radio Tiranës, bashkëpunëtor shkencor i Akademisë s? Shkencave (Instituti i
Folklorit).
Mevlud
Buci është stërnip i Hoxhë Bucit (Mulla Bajram Bucit), i cili ishte Sekretar i
Lidhjes së Prizrenit për Dibrën, shok i Iliaz Pashë Dibres, zotërues i 7
gjuhëve të huaja. Me babanë e me të birin, Hoxhë Buci u vra për atdhe në
shtator 1913, me të birin Mustafanë e Hoxhë Bodinin, në malin e Petrinos
(Petrino) në mësymjen e dytë kundër serbve. Kulla e Bucit historikisht ishte
bazë e patriotëve të Dibrës e më gjerë. Xhaxhai, Bajram Buci (i Riu) ishte
luftëtar i lirisë qysh në njësitin e parë të çetës së Dibrës; shtëpia ishte
bazë e luftëtarëve të lirisë të Dibrës, Matit e më gjërë. Mevlud Buci është nip
i kullës atdhetare të Manukëve të Luznisë: Hazis e Demir Manuka, burrave të
shquar e mentarë: Rrem, Destan, Naim, Sakip, Fetah, Maliq, Seit, Gani, Veli dhe
Naim Manuka. Më 1920, dajat qëndrestarë e shndrruan kullën në kala qëndrese ku,
në rrethim, u vra edhe komandanti serb, gjeneral, - thotë muza popullore. Babai
i tij, Haziz Buci, ishte njeri i vlerave, i njohur në krahinën e Dibrës për
fjalën e tij bindëse dhe të sinqertë. Ai i ftonte bashkëfshatarët e vet dhe të
krahinës për bashkëpunim, unitet dhe pajtim. Toleranca dhe bashkëjetesa ishin
për Haziz Bucin, tipari dallues, që e bënte të rrezatonte mirësi e dashuri tek
miqtë dhe shokët e shumtë të tij, me të cilët punonte e ndante të mirën me
fatkeqësinë njerëzore. I priste dhe i përcillte njerëzit si vëllezër dhe shokë
në shtëpinë e tij. Sa jetoi, kurrë nuk bëri kompromis me karakterin e tij.
Mbeti deri në frymëmarrjen e fundit i dashur me të vërteten dhe i rreptë me
padrejtësitë. Fëmijëria dhe adoleshenca nuk ishin të lehta për të e ndaj ky
është shkaku i një miredukimi e shkollimi me sakrificë, të cilat ai ka ditur
t’i mundë shumë mirë. Ishin pikënisjet librat që lexonte, që e bënë të shtonte
dhe mundësinë e shprehjes në komunikimet me njerëzit. Që në rininë e
hershme të
tij, Mevludi veçohej si një djalë fjalëpak, pa zhurmë dhe me energji të
pashtershme, dashamirës që nuk iu dëgjua kurrë zëri për keq, gojëmbël, kurajoz
që mbron me dinjitet pikëpamjet e tij. Shumë shpejt u shndërrua një ndër
figurat e dashura publike jo vetëm për Dibrën dhe Tiranën, por në tërë
Shqipërinë. Duke qënë një burrë malësor me tradita të shkëlqyera finsike, trashëgoi
e përcolli për 50 vjet tek brezat e rinj mesazhin e një kulture të ngritur dhe
profesionalizmi të spikatur. Tek Mevlud Buci mendimi dhe prokupimi i
vazhdueshëm qendron përherë zgjuar, ashtu siç rrin ndezur në një vater të
ngrohtë familjare, ëndërron aspiraten e shpejtë dhe rrugën për një demokraci të
vërtetë dhe integrim dinjitoz dhe të natyrshëm europian. Ndërsa bashkëshortja e
tij, Shahe Buci, dhe pse ka vite që ka dalë në pension, ajo punon dhe shërben
me devotshmëri familjes së saj. Cilësitë e vyera, edukaten dhe kulturen e
lartë, Shahja e përcolli te shtatë djemtë dhe vajzat e saj, teksa shfaq një
dobësi të veçantë për trembëdhjetë nipërit dhe mbesat e saj. Për Shahen dhe
familjen janë ëmbëlsira e shpirtit. Këta shtatë pasardhës shikojnë sot te prindërit
e tyre modelin e prindërve të devotshëm, babain e tyre të mirënjohur e
shembullor në gjithçka, të nënës së tyre, që personifikon modelin, figurën e
një nëne të dhembshur, të dashur dhe me dijeni të shumta për jetën. Një nënë,
një zonjë e shkëlqyer, një bashkëshorte model, një qytetare me emancipim
bashkëkohor. Mësuesi dhe drejtuesi, poeti dhe shkrimtari i talentuar i
“Kater-Grykeve”, Diber vazhdoi të shkruajë me pasion, ku trajtonte me vërtetësi
problemet e arsimit. Sot, në 75-vjetorin e lindjes, Mevludi është ende
energjik, pasionant dhe i shkathët, një studiues dhe intelektual i mirë që
rrezaton vlera të rralla dhe talent të spikatur. E shikoj me respekt, flasim
shpesh e me përzemërsi dhe gjithnjë më sjell ndërmend natyrën e tij fisnike të
njeriut me zemër të madhe dhe me shpirt të gjerë. Te karakteri i tij burrëror
mund të shikosh një shpirt tepër human dhe një vendimarrës për t’i dhënë
zgjidhjen e duhur në momentin e duhur problemeve të drejtimit dhe menaxhimit me
efikasitet të arsimit. Mevludi i gëzohet aftësive të tij, përpjekjeve, mundit
dhe djersës, sakrificave dhe dinjitetit. Skaliti dhe portretizoi figurën e një
mësuesi, drejtuesi, gazetari dhe shkrimtari të afirmuar. Është botues i 29
librave dhe pesë librave të tjerë që shumë shpejt presin driten e botimit. Një
fjalë e urtë thotë: “Duhet hedhur hapi i parë, që të nisesh rrugën drejt
shtigjeve të reja krijmtarie”.
1.
"Krushqia e korbit", libër me satira, epigrame, epitafe, 1997.
2.
"Udha e mirësisë", libër me poezi lirike - filozofike, 1998.
3.
"Metafora e Shpirtit", libër me një mijë aforizma të krijuâra, 2000.
4.
"Thirrje njerëzore", libër liriko-epik, poezi, 2001.
5.
"Drita hyjnore", libër publicistiko-letrar" me 12 kapituj, 2002.
6.
"Krushqia e korbit", ribotim me shtesa, fabula, satira, epigrame,
2002.
7.
"Foleja e shqiponjes", libër poetik për fëmijë, 2003.
8.
"Koha thërret", libër satirik, fabula, satira, aforizma, 2003.
9.
"Fletorja e artë e Sander Prosit", libër publicistiko-letrar, 2004.
10.
"YIbere mençurie", libër me 1030 aforizma filozofike të krijuara nga
vetë autori, 2005.
11.
"Selim Brahja i Saukut-shenjtor i lirisë", libër publicistiko-letrar,
2005.
12.
"Metafora e shpirtit", libër me 1500 aforizma të krijuara, ribotim me
shtesa, 2005.
13.
"Diplomat diplomacia", libër satirik me 21 poema, 2005.
14.
"Dritare fisnikërie", libër publicistiko-letrar për vlerat e figurat
arsimore dibrane dhe mbarëkombëtare, 2007.
15.
"Fjalor me shprehje dhe njësi frazeologjike nga Dibra", 2008.
16.
"Prova shenjtërie", libër publicistiko-letrar për shenjtërimin
njerëzor për Buzemadhen e shenjtë, 2008.
17.
"Myftinia e Dibres dhe magjistër Ruzhdi Lata", libër studimor, 2008.
18.
"Bukuria e universit të besimit", libër studimor, 2008, me 1015
aforizma të krijuara për dritën e besimit, vëllazërimin fetar.
19.
"Alegoria e Luznisë dhe gjuha e zogjve", libër monografik me studime
publicistike-letrare, krijimtari e hulutmime, 2010.
20.
"Një jetë në pavdekësi", libër publicistiko-letrar për martirin e
demokracisë, Mark Tom Rozhani, me shtatë kapituj, 2012.
21.
"Qëndrestarët e flamurit", libër studimor me 5 kapituj, për figurat
kombëtare-atdhetare., 2012.
22.
"Udhët e fisnikërisë", libër publicisiko-letrar, për figura t? ndritura të
fisnikërisë, të punës, arsimit e kulturës, 2013.
23.
"Alegoria e Dibrës, filozofi e shekujve", (Gjurmime alegorike,
anekdota, shprehje popullore), ribotim, 2014.
24.
"Dritë jete, dritë vlerash", libër publicistiko-letrar me shkrime,
skica, krijime për vlerat njerëzore.
25.
"Qesh e qaj me lot", libër me poezi satirike, fabula, aforizma
satirike, tregime.
26.
"Mexhit Capa dhe krahët e fisit", libër publicistik-letrar me 10
kapituj, 2020.
27.
"Shenjtëria", libër liriko-epik, poezi me një pjesë të krijimtarisë
në 50 vite të botuara në shtypin letrar (2020).
28.
"Hoxhë Buci i Dibres dritëshenjtëria për mëmëdhenë" (Libër
monografik) 2021.
29.
"Alegoria e Dibrës, filozofi e shekujve", (Gjurmime alegorike,
anekdota, shprehje popullore), ribotim, 2022.
Përfshirja
në këtë veprimtari krijuese 50-vjeçare ishte për Mevlud Bucin një përvojë e
bukur dhe interesante, pasi kështu u njoh me shumë njerëz të ndryshëm dijetarë,
shkrimtarë, shkencëtarë, por dhe me shumë njerëz të thjeshtë, të cilët e
respektonin dhe i hapnin derën e shtëpisë në çdo kohë. Ai sot është i
vetëdijshëm kur thotë se çdo studim apo kërkim shkencor, kur kryhet jashtë
kohës së procesit mësimor, është investim për të ardhmen. Kur vitet kalojnë dhe
del në pension, secili e ndien sa vlen dhe sa çmohet në mjediset akademike dhe
në shoqërinë krijuese. Studiuesi Mevlud Buci, në ato qindra shkrime të tij
shpreh shpesh dhe paaftësinë e disa mësuesve për shkak të nivelit të ulët
profesional, është një nga faktorët më me rëndësi, por dhe degjenerimi i
teksteve mësimore ka bërë të veten. Ai këshillon gjithnjë institucionet
arsimore që t’i kushtojnë më shumë vëmendje arsimit kombëtar dhe në veçanti
investim arsimit të fëmijëve. Mevlud Buci i Dibres dhe i gjithë Shqipërisë nuk
pushon së shkruari. Me sa duket është ngacmuar nga thënia e Sami Frashërit:
“Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do
të thotë dhe ajo që do të bëjë”. Një jetë e tërë në mësuesi dhe krijmtari është
mbushur sot me shumë synime e vlerësime të merituara. Në shtator 1986 i jepet
titulli “Mësues i dalluar” për interpretim
pedagogjik të problemeve të arsimit. Në vitin 1984 dhe 1988 i jepen dy
medalje “Naim Frasheri” të klasit të dytë dhe të tretë nga Presidiumi i
Kuvendit Popullor të asaj kohe. Në janar 2004 “Çertifikatë Mirënjoheje”
shkolla, media dhe të drejtat e njeriut. Mevlud Bucit i jepet Çmimi i dytë për
poemen “Epika e Koliçit”, në konkursin “Krijmtaria Dibrane 2007”. Po në vitet
2008 dhe 2009 për librin më të mirë në fushën shkencës, kulturës dhe artit islam. Më 30 tetor 2019, nderohet me
"Mirënjohje" nga shkolla 9-vjeçare Vranjt, e Kastriotit të Dibrës për
arritje në mësimdhënie dhe për botimin e librave të tij. Me motivacionin
"Për kontribut te veçantë në mësimdhënien e nxënësve". Krijimtaria
juaj eshtë një dritare më shumë për të ardhmen tonë". ?? 12 shtator 2020
ka marrë "Çmimin e Karrierës" në konkursin "Muza Budiane 5"
(organizuar në shkallë mbarëkombëtare). 15 nëntor 2020, nderohet me Mirënjohje
për poezinë e botuar në antologjinë poetike "Na bashkoi poezia 7". 16
shkurt 2021 vlerësohet me titullin e lartë "Nderi i Shoqatës BPVPSH"
me këtë motivacion: "Për bashkëpunimin efektiv me kryesinë e shoqatës
BPVPSH, si zëvendëskryeredaktor i gazetës "Zëri i të moshuarve" dhe
si botues i 30 librave në prozë, poezi e satirë". Po në vitin 2023 i jepet
Çmimi i Tretë “Muza Poetike Budiane”. Në vitin 2024 i jepet Çertifikatë
Mirënjoheje dhënë në festivalin e tetë kombëtar “Muza Poetike Budiane”. Në 29
librat e tij lexohet sharmi i atdhedashurisë dhe i lirizmit më të lartë,
realitetit më të mrekullueshëm, aq i lexuar dhe në të njëjtën kohë dhe modest.
Mbetet një studiues aktiv, nuk lodhet kurrë nga hulumtimet dhe kërkimet
shkencore, duke treguar mesazhin e një kulture të ngritur dhe profesionalizmi të spikatur. Gjatë bisedës
me Mevludin vazhdon të ketë ende një merak që s’i jepet ende titulli
“Mirënjohje e Qarkut të Dibres”. Ndaj ky institucion duhet t’i akordojë njëzëri
këtë titull të premtuar kohë më parë, se ai nuk i përket vetëm Dibres, por tërë
Shqipërisë. Vetëm kështu do të gjejë zbatim ajo thënia e dramaturgut nobelist,
H. Pitersen: “E vërteta është e kapshme, kërkimi i së vërtetes është detyrim”.
I shqetësuar mbetet Mevludi kur thotë se ne nuk duhet të lejojmë të
papërgjegjshmen e qeveritarëve të sotëm, si ato të ikjes masive të rinjve nga
vendi në këto dhjetë vitet e fundit, por duhet të krijojmë me çdo kusht kondita
të favorshme në këtë drejtim. Duhet të ngrihemi me forcën e dinjitetit
kombëtar, patriotik dhe intelektual që t’i pritet rruga kësaj të keqje të
madhe, e cila ka marrë përmasat e një sëmundje galopante. Në këtë vend sa të
bukur, aq dhe të pasur, ka vend për të gjithë që të jetojmë mirë”. Sot Mevlud
Buci u gëzohet aftësive të tij krjuese dhe hulmtuese të tij, përpjekjeve,
mundit dhe djersës, sakrificave dhe dinjitetit. Skaliti dhe portretizoi figurën
e një personaliteti me vlera të mëdha intelektuale. Duke biseduar me këtë
mësues pensionist, të duket se dëgjon zëra brezash në vite tek rrëfejnë se
mësues Mevludi ka bërë ç’është e mundur të kryejë më së miri detyrën e mësuesit
dhe drejtuesit të vërtetë. Shërbeu për 50 vjet drejtues shkolle në Diber e në
disa shkolla të mesme të Tiranës, duke mos kursyer asgjë nga vetja, duke i
dhënë nga shpirti i tij i madh e bujar gjithçka për nxënësit, rrezatoi kudo
kulturë dhe me plot pasion u dha dije e kulturë brezave. Një jetë e tërë në
mësuesi, gazetari dhe krijmtari letrare është mbushur sot me shumë synime e
vlerësime të merituara. Mevlud Buci është dhe mbetet një burrë ideal, një
shkrirje të gjërë miqësie e shoqërie nga të gjitha trevat shqiptare, duke skalitur
me atë portretin e një malësori të vërtetë dibran dhe krenar që rrezaton vetëm
mirësi dhe frymë atdhedashurie. Një prind që u gëzohet fëmijëve të tij, nje
gjysh ku reflekton përkujdesje dhe dashuri atërore për nipërit dhe mbesat. Unë,
si shok dhe mik i tij, i uroj në 75-vjetorin e lindjes së tij shëndet dhe jetë
të gjatë bashkëshortore! Kudo ti mbetesh përherë i nderuar e krenar, si një zë
intelektuali të përkushtuar dhe me integritet të lartë njerëzor.









