E diele, 22.02.2026, 11:33 PM (GMT)

Mendime

Nue Oroshi: Sulmet ndaj Dr. don Shan Zefit dhe Dr. Nusret Pllanës janë sulme të orkestruara nga islami politik

E diele, 22.02.2026, 06:59 PM


Sulmet ndaj dr. don Shan Zefit dhe dr. Nusret Pllanës janë sulme të orkestruara nga islami politik që është në shërbim të Serbisë, Turqisë dhe Iranit

Nga Nue Oroshi

Në dy shkrimet që kam shkruar para disa ditësh: Mjaft është mjaft dhe Pse asnjë shqiptar i besimit katolik nuk është emëruar ministër në Qeverinë Kurti 3, kisha burime të sakta nga politika gjermane se situata e sigurisë në Republikën e Kosovës sa vjen e po rrezikohet. Elementët e islamit politik në Republikën e Kosovës, që paguhen nga Serbia, Turqia dhe Irani, kanë nisur ta ndiejnë veten të fortë, pasi institucionet e Republikës së Kosovës nuk janë duke marrë asnjë veprim për t’i burgosur dhe për t’i dënuar, për shkak se po bëjnë veprime kriminale në Republikën e Kosovës. Ata, në vend që të burgosen, po fuqizohen. Pse nuk vepron kundër këtyre grupeve Prokuroria e Republikës së Kosovës, policia dhe institucionet e tjera shtetërore? Është shumë interesante të theksohet se pikë goditëse e këtyre grupeve të islamit politik në Kosovë janë atdhetarët shqiptarë. Këto grupe të islamit politik, para eprorëve të tyre serbë, turq e iranianë, janë të nxitura që tash ta tregojnë veten për t’i arsyetuar pagesat milionshe që kanë marrë këto organizata terroriste nga Serbia, Turqia e Irani. Burimet politike gjermane më informuan ditë më parë se shqiptarët e besimit katolik, priftërinjtë katolikë, si dhe shqiptarët e besimit islam që janë properëndimorë dhe që i kundërshtojnë këto grupe, do të jenë cak i sulmeve. Nuk janë të rastësishme edhe sulmet ndaj priftit atdhetar dr. don Shan Zefi, historian i Mesjetës, i cili në doktoraturën e tij pasqyron qartë fenomenin e laramanizmit në Kosovë, si dhe në viset shqiptare. Dr. don Shan Zefi është prifti atdhetar që ka më shumë se katërdhjetë vjet që është në shërbim të kombit shqiptar. Roli i dr. don Shan Zefit për Pavarësinë e Republikës së Kosovës është shumë i madh, e sidomos bashkëpunimi i dr. don Shan Zefit me Presidentin Historik të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Përveç dr. don Shan Zefit, në shënjestër të islamit politik ishte edhe atdhetari, i burgosuri politik, luftëtari i UÇK-së dhe autori i dhjetëra librave për masakrat serbe në Kosovë, autor i botimit të librave për vrasjen e 1450 fëmijëve shqiptarë, autor i shumë filmave dokumentarë për vrasjet dhe masakrat në Republikën e Kosovës, dr. Nusret Pllana.

Dr. Nusret Pllana gjatë tërë jetës ishte dhe është në shërbim të kombit shqiptar. Dikush habitet se pse sulmohen vetëm atdhetarët shqiptarë nga grupet e islamit politik. Përgjigjja është e qartë. Islami politik në Kosovë paguhet nga Serbia, Turqia e Irani. Prandaj ata duhet t’i sulmojnë atdhetarët shqiptarë, sepse ishin pikërisht këta atdhetarë të cilët, në bashkëpunim me Amerikën, Evropën, UÇK-në dhe NATO-n, ia sollën lirinë Kosovës.

Një vërejtje për institucionet e Republikës së Kosovës: veproni sa nuk është bërë vonë. Se kur islami politik në Republikën e Kosovës të fillojë me gjuajtjen e bombave, nuk është larg mendsh që edhe fëmijët tuaj mund ta pësojnë nga këto sulme terroriste. Institucionet e dinë se cilat janë ato portale, gazeta, shoqata dhe organizata që janë në krah të islamit politik.

Dr. don Shan Zefi dhe dr. Nusret Pllana janë shqiptarë të pastër atdhetarë që tërë jetën e tyre ia kushtuan atdheut. Nuk është e rastit që në ditët në vijim do të kemi edhe sulme të tjera ndaj atdhetarëve shqiptarë; madje, pas luftës në mes të Amerikës dhe Iranit, këto forca politike mund të fillojnë edhe ndonjë provokim terrorist në Kosovë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx