E premte, 13.02.2026, 02:05 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Enënkryemja

E enjte, 12.02.2026, 06:58 PM


ENËNKRYEMJA*

NGA KALOSH ÇELIKU

Po. E kam thënë edhe më herët në shkrimet e mia publicistike – letrare dhe libra. Vepra të “rrezikshme”, sipas Policisë Letrare në sistemin komunist ish jugosllav, të cilat nuk e besoj se ato libra i keni edhe në shtëpi, por me siguri i keni edhe në Bibliotekat Universitare dhe qytetare anë e mbanë Atdheut. Edhe, nëpër Botë. Libra, që edhe në Ditën e Sotshme, janë të “rrezikshëm” për Policinë Letrare. Dhe, po t’ua gjenin Dje në shtëpi si “armik” i shtetit të “përbashkët”, mund t’i fitonit më së paku pesë vjet burg. Sot, në “demokraci” dhe “Liri”, fitoni armiqë dhe “miqë”. Jo, burg.

Nana ime Bareshë e mbi njëqindë deleve të cilat i kulloste te “Përroni i Thanës”, dhe i mrizonte nën hijet e dardhave gorrice. Dele, të cilat unë si fëmijë në mesditë mes vapës madhe i milja me kusi. Nanë, e cila, shpesh ma përsëriste edhe një thënje antologjike: Biro, delja e nënkryeme, është dele shterpë me të meta psiqike, nuk e do Dashin brirëpërdredhur rreth veshëve, nuk lindë fëmijë dhe Ujkun delengrënës ta sjellë në vathë. Shtëpi, fytas të rroken me qentë e Sharrit. Prandaj, asaj Sot duhet futur thikën në qafë si kurban “Bajrami”. Jo, për Sofrën shqiptare. Mishin e tyre t’ua flugim qenëve Sharrit para vathe, rojeve të bagëtisë.

Problem, kam Ditën e Sotshme, se: Delja e nënkryeme ma përkujtoi porosinë e Nanës. I bëra bashkë macit e mia besnike, por nuk mund t’i bëj politikanët e partive politike shqiptare. Këlyshët e tyre me zgjebe. Që, pasmesnate na i polli Buça e Katundit pas porte. Edhe, Xhadinë e nënkryeme, që përsëgjalli me vite e ndjekin Autorin e Librit me dhjetë drama groteske: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (200, 2024). Delen e tyre të nënkryeme, që në mes të ditës, Ujkun delengrënës na e sjellin në Shtëpi. Siç duket: nuk i kanë kuptuar shërbetorët e partiave politike të “vëllazërim-bashkimit”, komunistë me simptome tërbimi: Dje, dhe Sot jugosllav. Bashkëpunëtorë besnik të armikut shekullor vetëm për një përdorim. Se, kokës tyre nuk u vijnë ende mendtë, por u kane ikur dhentë. Edhe, pse: pas vetes e marrin edhe ndonjë buçë katundi, dele të nënkryeme përmbrapa krah për krahu me këlyshet me zgjebe.

Partia Politike në pushtet i ka edhe viçat e vet të palëpi me emërtime të anëtarëve të tyre partiak nëpër komisione kulturore - letrare për ndarjen e çmimeve letrare të shoqatave kulturore dhe shtetërore. Që, fatkeqësisht, mund të jenë gjithëçka palaçosh vetëm për një përdorim, por jo edhe poetë, as shkrimtarë.

Punë tjetër, është ajo, se: politikanët e partive politike i kanë në dorë, dhe i ndërsejnë pas kulturës – letërsisë shqipe me një torbë taxhi përqafe. Nuk lexojnë shkrime publicistike, as libra. Mos, them: edhe, nëse i lexojnë përgjumshëm mesnate, ose jerm, nuk i kuptojnë porositë e tyre profetike si shkrime publicistike dhe libra për Ditën e Nesërme. Sot, në “demokraci” (sallmadi), partitë e nënkryeme politike shqiptare me ato të “vëllazërim - bashkimit, vendosin për arsimin, dhe arritjet e vlerave-artistike të kulturës shqiptare.

Shkak, që Sot: si popull shqiptar edhe “maqedonas” jemi në këtë gjendje të mjerueshme politike - arsimore, kulturore dhe politike në Shtetin e “përbshkët” ende jugosllav.

Mëkot, kërkojmë rrugë dhe shtigje për të dalë matanë maleve nga ky bërllok politik shtetëror i “përbashkët” në Liri. Edhe, Robëri. Ikim këmbekrye me të katra nga Robëria shekullore për në Liri. Ende, Larg. Përtej Ditës Nesërme.

Fatkeqësisht, argatë me vite dhe dele të nënkryeme shterpa: si popull shqiptar dhe “maqedonas” në shtetin e “përbashkët” me gjithë këto parti politike të arratisura dhe dalldisura me “Din e Iman”, e pa arsim dhe kulturë, siç duket e duam Robërinë.

Populli shqiptar e ka një thënje antologjike: vijnë dikur mendtë, por ikin dhentë e nënkryeme shterpa

Dele me të meta psiqike dhe shterpë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx