Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Liria kishte emër? Po Haga e drejtësisë pse s’është me drejtësinë?
E merkure, 11.02.2026, 07:00 PM

LIRIA KISHTE EMËR? PO HAGA E DREJTËSISË PSE S’ËSHTË ME DREJTËSINË?
Nga
Visar Zhiti
Tani
nga Haga erdhi një pretencë nga më të rëndat, jo vetëm për drejtësinë
ndërkombëtare, por edhe për kujtesën historike të luftës çlirimtare të një
populli në Europë, të shqiptarëve në Kosovë. Prokuroria kërkoi 45 vjet burg për
Hashim Thaçin, 45 vjet burg Kadri Veselin, 45 vjet burg për Rexhep Selimin dhe
45 vjet burg për Jakup Krasniqin. 189 vjet burg. Nuk është ende një vendim
gjykate, por prokuroi e hagës është çmendur, vetëm pesha simbolike e kësaj
kërkese rëndon si një verdikt paraprak jo vetëm mbi kronikën e kohës, mbi të
tashmen dhe historinë, por e pëson e ardhmja.
Dhe
kronika e historisë nuk është thjesht dosje juridike. Ajo është dhimbje,
gjak, shpërngulje, varre pa emër, por
edhe qendresë, sacrifice, ëndërr dhe ringritje, etj, etj. Kam shkruar dikur: jo
Kosova në Hagë, por Haga në Kosovë. Dhe më pas: po për gjyqin e Hagës a ka
tjetër gjyq? Sot ato më duket më aktuale se më parë.
Gjykimi
i historisë apo historia e gjykimit?
Ushtria
Çlirimtare e Kosovës nuk u krijua si krim, por si përgjigje krimit. Ajo lindi
nga një terr represioni shtetëror, nga një realitet ku shqiptarët e Kosovës
përjetuan përjashtimin sistematik, burgosje, dhunë dhe spastrim etnik. Në një
rrethanë të tillë, qendresa mbijetesë dhe kushtrim brezash, të atyre që kishin
ikur dhe të atyre që do të vinin.
Të
gjykosh sot drejtuesit e saj duke e shkëputur luftën nga koha e saj, nga ai
kontekst historik, është një operacion që rrezikon të prodhojë një drejtësi pa
kujtesë. Dhe drejtësia pa kujtesë shpesh shndërrohet në krim tjetër, në
formalizëm të një politike çnjerëzore.
Ajo
po vepron për të gjykuar ekskluzivisht një strukturë të vetme të konfliktit.
Pyetja që lind natyrshëm është: a mund të jetë drejtësia e plotë kur është e
njëanshme?
Krimet
e dokumentuara të aparatit shtetëror serb janë të njohura nga bota. Masakrat,
deportimet masive, dhuna sistematike janë pjesë e arkivit të ndërgjegjes
europiane. Por historia duket se po futet në një ekuilibër artificial, ku
kërkohet një simetri faji edhe aty ku realiteti historik nuk e njeh atë.
Teatri
absurd dhe turpi i kohës
Kryeministri
i Shqiperisë, Edi Rama, e quajti këtë proces “një teatër absurd të turpit”,
duke shtuar se historia nuk rishkruhet me pranga për ata që sollën lirinë.” Nuk
është teatër absurt, - shtoj unë, ësht:e absurdi teatral i një krimi tjetër.
Ndërsa Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se UÇK ishte mburoja e
popullit dhe se asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën çlirimtare. Nuk janë
deklarata politike, por shprehje e një ndjeshmërie të gjerë të një populli në
Europë, me histori europiane, “mbrojtëse e qytetërimit europian”. Në këtë
proces në Hagë, nuk gjykohen vetëm 4 persona në krye të UÇK- së, por një epokë,
një kujtesë kolektive (europiane) dhe një identitet
Rreziku
i zhvendosjes morale
Kur
viktima dhe agresori vendosen në të njëjtën peshore, te ajo klasikja e
Drejtëisë, historia fillon të humbasë drejtimin moral. Drejtësia nuk është
thjesht përgjigje juridike; por dhe dallim mes shkakut dhe pasojës. Nëse lufta
çlirimtare reduktohet nga kjo Hagë në episod kriminal, atëherë rrezikojmë të
krijojmë një narrativë ku popujt që mbrohen dënohen, ndërsa strukturat
shtetërore që ushtruan dhunë shpëtojnë në mjegullën e relativizmit po nga kjo
Hag:e a si kjo.
Kosova
dhe shqiptarët në përgjithësi duhet të ruajnë maturinë dhe unitetin. Mbrojtja e
luftës çlirimtare nuk do të thotë mohimi i drejtësisë, por kërkesë për drejtësi
të plotë, jo selektive.
Ç’është
kjo, drejtësi ap gjykim i një anshëm politik?
E
pabesueshme! Kërkesa e Prokurorit të Dhomave të Specializuara në Hagë ka
shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik shqiptar. Duket si rast unik
në drejtësinë ndërkombëtare një gjykatë e krijuar posaçërisht për të gjykuar
vetëm një palë të konfliktit, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në asnjë tribunal
tjetër nuk është ndërtuar një mekanizëm i tillë selektiv, ku agresori
shtetëror, Serbia, me krimet e saj të dokumentuara, mbetet jashtë këtij
gjykimi.
Drejtësia
që zgjedh vetëm njërën palë, nuk është neutrale, por as drejtësi, guxoj të them
se është vazhdim i krimeve të atyre që nuk i kanë në bankën e të akuzuarit.
Pavarësisht
që e dimë se në praktikën e gjykatave ndërkombëtare, kërkesa për dënime
maksimale përdoret shpesh si instrument presioni politik dhe psikologjik, jo
domosdoshmërisht si reflektim i peshës reale të provave, por këtu kemi diçka më
shumë, ndërtimin e një narrative ku lufta çlirimtare trajtohet sikur të ishte
projekt kriminal. Kjo zhvendosje e fajit nga struktura shtetërore që ushtroi
dhunë, te ata që i bënë ballë asaj, është e rrezikshme dhe me pasoja.
UÇK-ja,
zonja Hagë, nuk ishte një ushtri që lindi në paqe. E përs;erisim, ajo lindi nga
mohimi i të drejtave të njeriut dhe të një populli, nga dhuna shtetërore, u
mbyllën shkolla, u burgosën prindër, qytetarë, u masakrua dhe po dëbohej masivisht
jeta shqiptare nga trualli i vet. Të gjykosh jashtë këtij realiteti, do të
thotë të kryesh jo vetëm padrejtësi juridike, por dhe të bësh falsifikim moral
të historisë.
Sipas
meje ka disa lexime të mundshme kjo prapaskenë në teatrin absurd të Hagës:
-
Krijimin artificil të përshtypjes se “të gjitha palët janë njësoj fajtore”.
-
Lehtësim diplomatik për Serbinë dhe jo vetëm duke relativizuar
përgjegjësinë
e saj shtetërore.
-
Një drejtësi formale, mënjanëse, që mbyll kapituj, pa i zgjidhur realisht.
Çfarë
duhet bërë?
`
- Transparencë e plotë dhe debat publik i vazhdueshëm, jo heshtje.
-
Mbështetje institucionale dhe shoqërore për të akuzuarit, pa paragjykuar, por
duke mbrojtur parimin e drejtësisë së barabartë.
-
Kundër-narrativë historike dhe morale, e artikuluar qartë në arenën
ndërkombëtare.
-
Refuzim i barazimit moral mes agresorit dhe viktimës.
Drejtësia
nuk është thjesht zbatim ligji, por edhe kujtesë, ndërgjegje dhe përgjegjësi
historike. Kur këto mungojnë, ligji kthehet në antiprocedurë të ftohtë, në
“banalizim të së keqes”. Mos duhet në Hagë duhet të postojmë “Procesin” e Franc
Kafkës?
Pyes
prapë: për gjyqin e Hagës a ka tjetër gjyq?









