Mendime
Idriz Zeqiraj: 'Bordi i Paqes', shprehje e mirënjohjes dhe miqësisë amerikane
E diele, 08.02.2026, 06:58 PM

Donald
Trump dhe Vjosa Osmani
"BORDI I
PAQES" SHPREHJE E MIRËNJOHJES DHE MIQËSISË AMERIKANE
Republika
e Kosovës po e vazhdon rrugën e përbashkët me Amerikën
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Për një shtet të vogël, siç është
Kosova, është privilegj ta zësh një mik të madh, si Amerika. I varfëri, i vogli
duhet të jetë gjithmonë gadi, për t`u përgjigjur mikut të madh, me shërbime
modeste, siç është edhe bërja e Kosovës pjesë e "Bordit të Paqes.
Jemi dëshmitarë të luftës së
përgjakshme në Gaza të Palestinës, e filluar në vitet `60-a. Pajtimin nuk e
pranuan organizatat terroriste Hamas dhe Hezbullah, të cilat ngulmojnë në
zhdukjen e popullit hebrej, Izraelit, edhe pse ata janë në Atdheun e tyre
lindak. Kryetari ikonë i Palestinës, Jaser Arafat, shpjegonte se palestinezët
dhe hebrejtë janë fëmijë të dy vëllezërve. Megjithatë, edhe sot pas shumë
shekujsh përgjakën mes vete! E dhimbshme dhe alogjike, që vëllazëria të vritën
mes vete.
Edhe atëherë kur ndërmjetësohet paqja,
shpellarët e Hamasait fillojnë nga e para luftën. Kështu ndodhi edhe në vitin
2023, kur sulmuan pabesisht Izraelin. Dhe vranë tej 1.300 qytetarë hebrejë të
pafajshëm. Kundërpërgjigja ishte e përgjakshme. Gaza u kthye në gërmadhë,
mijëra të vrarë dhe miliona të shpërngulur dhunshëm.
Populli i përvuajtur i Palestinës, me
mashtrim apo dhunë, në zgjedhjet e fundit, e votoi Hamasin kriminal në përmasën
76 %! E dhimbshme dhe tmerruese t`i shërbesh krimit dhe kriminelëve terroristë!
Ndërhyrja pajtuese amerikane,
pikërisht, nga presidenti Donald Trump, e ndali luftën. Tani, Gaza e rrënuar
duhet rindërtuar. Për këtë kërkohet pjesëmarrje e gjerë donatorësh, fonde prej
miliarda eurove, nga Evropa dhe bota. Andaj u krijua "Bordi i Paqes",
i kryesuar nga presidenti Trump.
Shtetin e Kosovës në këtë Bord e
kryeson dinjitetshëm presidentja e vendit, Vjosë Osmani-Sadriu. Vetë emërtesa
emocionale "Bordi i Paqes", shprehë humanitet, mirësi dhe fisnikëri.
Kosova dhe bota kanë provuar luftërat e përgjakshme dhe shkatërimtare, prandaj
kanë ndjeshmëri për njerëzit, popujt e rënë në fatkeqësi. Dhe, i bashkohen
"Bordit të Paqes" pa u mëdyshur, duke ofruar ndihmën e tyre materiale
dhe morale, "sipas takatit" që kanë.
Kosova, udhëheqja e saj, në rastin
konkret presidentja Vjosë, kur është fjala për Uashingtonin, iniciativat që
ndërmerrë, nuk e matë peshën, interesin, por e bënë detyrën, si shprehje e
mirënjohjes së madhe karshi Amerikës, që na solli lirinë e munguar ndër shekuj.
PO-ja e madhe e Kosovës, për t`u bërë pjesë e "Bordit të Paqes", në
Lindjen e Mesme, është një diplomaci e sinqertë. Kosovës iu dha rasti të
shprehë simpatinë karshi Uashingtonit zyrtar, pa llogaritur pazaret, sepse
borxhi ynë për SHBA është i pamatshëm.
Daniel Server, profesor në
Universitetin John Hopkins, një mik i madh i Kosovës, shrehë rezerva për
"Bordin e Paqes", të nismuar nga presidenti Trump dhe aderimin e
Kosovës në atë projekt. Ai e quan "Bordin e Paqes" "dhomë për të
dëgjuar Trumpin" dhe pyet se çfarë përfitimi pritet nga nënshkrimi i
presidentes Osmani?
Profesori Daniel Server është
personalitet dhe mbështetës i gjithëhershëm i Kosovës. Ai ka qenë dhe mbetet
kritik ndaj politikave të presidentit Trump, kjo edhe për arsye se i përket
kampit demokrat. Megjithatë, ai pohon se "e kupton pozicionin e Kosovës, hallet
e saj në ruajtjen e sovranitetit, konsolidimin e shtetit më të ri dhe të
brishtë të Kosovës".
Vendet e Ballkanit, në përgjithësi, dhe
Koaova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, janë njësoj të
rrezikuara nga Serbia, siç është Evropa nga Rusia. Qoftë Ballkani apo Evropa,
nuk kanë aleatë tjetër, për t`i mbrojtur përveç Amerikës. Prandaj Kosova duhet
ta ruajë, si sytë e ballit", siç shprehet populli, miqësinë me Amerikën.
Shtetet e Quintit i dinë mirë qëllimet
e Serbisë, që përmes Draft-statutit për Asociacionin e komunave serbe, duan ta
ndajnë Kosovën. Këtë ua kishte premtuar agjenti i tyre Hashim Thaçi. Dhe,
megjithatë, forcat e errëta, bashkëmendimtarë të atyre që kokëtuan dhe u
dakorduan me fqinjen armike Serbi, për pazare me tokën e Kosovës, bëjnë
çmos për rehabilitimin dhe faljen e krimeve.
Për ndryshim nga profesori Server që ka
mirëkuptim me nënshkrimin dhe mbështetjen e "Bordit të Paqes",
opozita PAN-iste dhe bashkëmendimtarët e tyre akuzojnë dhe sulmojnë presidenten
e shtetit, Vjosë Osmani, turpshëm dhe kriminalisht. Përformancën e shkëlqyer
diplomatike të presidentes, duke fituar zemrat e shqiptarëve vendorë dhe
botërorë, por edhe të diplomatëve dhe shtetarëve të Evropës dhe të botës, si
dhe personalisht të presidentit Trump dhe ekipit të tij.
Çdo nismë të mirë, në favor të Kosovës,
të presidencës Osmani, horrakët zuzarë, rrastë të dyshuar në deklarime dhe
veprime, vazhdojnë të jenë palë me Serbinë. Përgatitja supreme intelektuale,
guximi intelektual, dinjiteti dhe integriteti i plotë i saj, i tmerron
inferiorët profanë, njëherësh argatë të Shërbimeve Informative të shteteve
armike të Kosovës.
Presidentja luftarake, Vjosë Osmani, me
guxim dhe publikisht, shpifësit mercenarë, individualisht dhe në grup, i ka
demantuar me fakte dhe bindshëm. Në këtë grup bënë pjesë edhe një
ish-president-agjent me kartelë, i cili, nga foltorja e Parlamentit, shpifi për
babain e Presidentes, edhe pse ai kishte qenë njëri nga ushtarët e parë të
FARK-ut të Dr. Ibrahim Rugovës, i arrestuar dhe dënuar me burg politik, për
pjesëmarrje të armatosur kundër soldateskës serbo-sllave. Këtë shpifje
vazhdojnë ta mbllaçisin këlyshët e këshilltarit të trefishtë, Baton Haxhiut, të
cilët, tashmë, janë të penalizuar për një serë shpifjesh monstrume të
porositura.
Kosova bashkëthemeluese e"Bordit
të Paqes", Presidentja Vjosë mori vëmendje
botërore!
"Anëtarësimi në organizata
ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon
sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më
të lartë të Republikës së Kosovës. Prandaj, kjo marrëveshje historike do t'i
dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e
Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit", - ka
arsyetuar nënshkrimin për aderim në këtë projekt presidentja Vjosë Osmani.
Arsyetimin e pjesëmarrjes të Kosovës,
në "Bordin e Paqes", e shpjegon, në sintezë dhe bindshëm Presidentja,
në fragmentin sipër. Është një rast unik që një presidente -par
exellence-, të urrehet kaq shumë dhe subjektivisht nga një opozitë ultra
destruktive, por që admirohet në shumësinë absolute nga populli dhe shqiptarët
e kudondodhur.
Është e ulët dhe cinike, kur eksponentë
të strukturave partiake akuzojnë Vjosë Osmanin se "e shkatërroi
LDK-në!" Jam dëshmitar okular, kur më 25 maj 2015, në Kuvendin e 8-të
Zgjedhor, paraqiti kandidaturën për kryetare të LDK-së. Klani Isa Mustafës e
përballi me klauzolën e shtuar në statut 51+1 dhe votimin e hapur, si mundësi
konkurrimi! Ajo reagoi ashpër, duke u larguar nga salla dhe e zemëruar deri në
lot. Sepse heshtën, si peshqit, të 355 delegatët e Kuvendit, duke pranuar
votimin e hapur, praktikë kjo komuniste dhe fashiste, për ta mbajtur pushtetin,
dhunshëm dhe turpshëm. Krejt njëjtë, nga frika e konkurrencës, bodiguardët e
ministrave të Isa Mustafa e tërhoqen zvarrë nga salla e Konventës kryetaren e
Degës të LDK-së, për Gjermani, Donikë Gërvallën. Dhe, kanë fytyrë të deklarohen
se "nuk e votojmë Vjosë Osmanin!"
Është domethënës fakti se presidenti
Trump paragjykohet njësoj si presidentja Osmani. Të gjitha vendimet që marrin
dhe veprimet që bëjnë, ua quajnë për personalizim dhe karrierë! Tendencë e
turpshme, e denigruese dhe shpifje hapur e lexueshme. Vërtet, Donald Trump u
rikthye në Shtëpinë e Bardhë me hu në krah, sepse pararendësit demokratë e
kishin lënë "llugë" politikën e brendshme dhe të jashtme.
SHBA ndjehen të tradhtuara nga aleati i
parë Evropa. "Mos hapni tubacionin e gazit nga armikja Rusi, se ajo po
vjelë miliardat e eurove nga Evropa"! "Shtoni buxhetin e Mbrojtjes të
vendit nga 2 % në 10 %", përsëri refuzuan! Presidenti Trump
rriti tarifat doganore, jo vetëm shteteve armike, por edhe atyre partnere.
Madje, për disa shtete ku sundojnë shtetarë banditër, me krime e hajni zyrtare,
njësoj si Kosova dikur.
Trump ndërpreu financimin për 76
organizata dhe shoqata, kinse, humanitare, jo qeveritare, abuzuese me fondet
miliardëshe. Dhe, e arsyetoi vendimin e tij ai, sepse këto organizata dhe
shoqata udhëhiqen nga e majta botërore, përkatësisht, Rusia, madje kundër vetë
financuesës kryesore Amerikës. Janë këto organizata majtiste, në Kosovë dhe
Shqipëri, të cilat kanë pushtuar media e shkruara dhe vizive, me mercenarët e
paguar, që ia kanë zënë frymën të djathtës gjithëshqiptare. Kujtoni Eugen
Cakollin, përfaqësues të "Institutit Demokratik", kur e mbështet
Gjykatën Kushtetuese se "votimi i fshehtë i kryetarit dhe organeve
kuvendore është i jashtëligjshëm", duke bërë bllokadën, gadi një-vjeçare
dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të serishme.
Edhe ndryshimin e ligjit për 77 shtete,
për marrjen e vizave dhe të shtetësisë amerikane, Trumpi e korrigjoi, pasi 45 %
e ardhacakëve nga Shqipëria dhe Kosova, jetojnë si parazitë, nga djerësa e
qytetarëve amerikanë. Parazitër të ngjajshëm vijnë edhe nga shtete tjera të
cituara në vendim.
Pse arriti të fitojë Trump mandatin e
dytë, edhe pas dhjetra akuzave të bëra nga gra të përdala, të cilat synonin të
zhvatnin nga mliarderi karizmatik Trump, dhe të tjera akuza nga kampi politik
kundërshtar? Sepse ai lansoi slloganin se "Amerika mjaft ka punuar mjaft
për botën, tani, duhet të punojë, së pari, për qytetarët amerikanë". Kjo
ishte edhe përzgjedhja amerikane.
"Bordi i Paqes" është në
shërbim të -Rendit të Ri- botëror. Ky na kujton presidentët Regan dhe Bush,
por, për nga shërbimi i drejtpërdrejtë edhe Bill Clinton, me ndërhyrjen
humanitare, me "Apaçet" e tij, për ta shpëtuar një popull të mundur,
nga fashizmi serbo-sllav.
Politika e Jashtme e Kosovës ka qenë
dhe mbetet në duar të sigurta. Ata që instrumentalizoheshin nga Vuçiqi, me
bandën e tij, duke qenë të shantazhuar me dosje penalizuese, për krime faktike,
kryesisht, vrasjet serike të kundërshtarëve politikë shqiptarë, nuk janë me në
poste drejtuese të Kosovës. Të paktën, lidershipi qeverisës aktual, përgjatë
këtij 5-vjeçari qeverisës, janë dëshmuar si roje besnike të Atdheut-Kosovë, me
gjithë presionin e vazhdueshëm të Beogradit zyrtar, të disa aleatëve të saj, si
edhe opozita PAN-iste, palë me Serbinë, madje në kundërshtim me të gjitha
vendimet që ndërmerrte qeveria Kurti 2, për shtrirjen e sovranitetit "cep
me cep" të vendit!
Pjesëmarrja e shteteve, për të ndihmuar
një popull të sakatosur nga lufta, e parathotë obligimin, përveç solodarizimit
moral, edhe atë material financar. Është përmendur shifra prej 1(një) miliardë
euro për Kosovën, por presidentja Vjosë Osmani e ka sqaruar se me rrastin e
nënshkrimit të pjesëmarrjes vullnetare në "Bordin e Paqes", nga
askush nuk është përmendur ndonjë shumë të kontributit material. Megjithatë,
është brenda mundësive të Kosovës të solidarizohet, me një shifër modeste,
qoftë edhe me 10 % përqindshin e 1 (një) miliardëshit. Këtë çështje duhet ta
këtë diskutuar edhe me të zotin e kuletës, shefin e qeverisë, Albin Kurtin, i
cili, pa u hamendur, e aprovoi pjesëmarrjen e Kosovës në "Bordin e
Paqes".
SHBA dhe bota përparimtare e humanitare
kanë derdhur miliardat për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Gjermania me
habi pyet: "Ku mbeten të 5 (pesë) milardët e eurove dhuruar Kosovës?! Por,
heshtja e pushtetarëve të kohës ka qenë e korracuar. Pasuritë marramendëse të
"komandantëve" japin përgjigjën e saktë.
Kosova nuk guxon të bie pre e
propagandës të agjentëve shqip-folës, në shërbim të Beogradit. Trump është i
përmbushur në ambiciet e tij personale , duke arritur kupolën president i
Amerikës në dy mandate. Vprimet e tij nuk janë personalizuese, por vendime prej
një burrështetasi dhe njerëzore.
Pjesëmarrja e Presidentes Osmani në
"Bordin e Paqes", nuk mund të reduktohet si çështje personale, por
është përfaqësim i drejtpërdrejtë i shtetit të Kosovës, si qëndrim perspektiv i
Amerikës për Kosovën. Qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë ndaj Kosovës, daton qysh në
nismë të pluralizmit. Dhe, kulmon me bombardimin meritor të Serbisë dhe deri ke
deklarimi-porosi i Bushit junior "kur është boll, është boll", tashmë
e bërë proverbiale, duke rezultuar me Shpalljen e Pavarësisë të Kosovës.
Dhe, kjo është përgjigje për të gjithë
llapaqenët gojëkëqinj, që duke shpifur e denigruar një presidente brilante, si
Vjosë Osmani, duan ta kthejnë në hiç nismen madhore e fisnike të SHBA-së, siç
është "Bordi i Paqes", për t`i dhënë fund një gjakderdheje prej afro
8(tetë) dekadash.
Përpjekja pozitive e presidentit Trump,
për ta promovuar shtetin e Kosovës në familjen e madhe pro Perëndimore dhe në
sferën amerikane, nuk fillon me presidentin aktual Trump. Por, është
interesim dhe mbështetje e hershme amerikane, qysh nga para Shpalljes të
Pavarësisë të Shqipërisë. Këtë e dokumenton doajeni i gazetarisë dhe i
diplomacisë gjithëshqiptare, Faik bej Konica. Dhe, në vitin 1915 presidenti
William Vilson bëri ndërhyrjen vendimtare, për mos coptimin e Shqipërisë.
Mbreti i Shqiptarëve, Zogu i Parë, me Mbretërinë e tij më liberale dhe pro
Perëndimore në Ballkan, vuri bazat e miqësisë me Amerikën Demokratike.
Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore (LDB), agjentët e Serbisë dhe të Rusisë,
Enver Hoxha, me byroistët e tij stalinistë, ndërpreu marrëdhëniet me shtetet
Perëndimore dhe Amerikën, për ta sunduar Shqipërinë, popullin e saj, në mënyrën
kaluar fashizmit.
Megjithatë, Amerika mbajti në agjendë
Shqipërinë dhe popullin shqiptar, duke u dhënë strehë të gjithë atyre
atdhetarëve, kundërshtarë të komunizmit namkeq, si dhe duke denoncuar para
botës kriminelët pushtetarë, hafije të Serbisë, Rusisë, Kinës dhe llumëhanës
komuniste botërore, përmes Axhencisë famoze "Zëri i Amerikës".
Me fundin e monizmit, me pluralizmin në
fillim-vitet `90-a, përfaqësuesit shpirtërorë dhe faktik, të popullit shqiptar,
në Shqipëri dhe Kosovë, respektivisht, Prof. Dr. Sali Berisha dhe Dr, Ibrahim
Rugova, ripërtrinë miqësinë dhe bashkëpunimin me Evropën, Amerikën dhe botën
demokratike.
Deputetët e Kosovës duhet të
mburrën me presidenten e tyre dhe të shqiptarëve të Kosovës, Vjosë Osmanin,
duke e vlerësuar si privilegj, që u ka rënë për hise një presidente unike. Ajo
ka mençurinë dhe intuitën e duhur, për ta bërë diplomacinë shtetërore, së
bashku me kryeministrin Kurti dhe Ministrinë e Jashtme.









