E hene, 26.01.2026, 11:09 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Patriotë të vonuar me brekë mbi pantollona

E hene, 26.01.2026, 06:58 PM


PATRIOTË TË VONUAR ME

BREKË MBI PANTOLLONA

(Roman, i publikuar shumë vite më herët: Qyteti i qyqeve (1997), ende në sistemin ish komunist jugosllav. E, pak më vonë edhe si fragment romani. I marrur edhe njëherë nëpër duar Ditën e Sotshme. Përtej, Ditës Nesërme me përmbytje: shi, breshër, stuhi dhe borë...)

NGA KALOSH ÇELIKU

Vështirë e ke sot, o burrë! Legjendar, kur “patriotët” presin të ngritesh nga varri. Hipësh  kalit bardhë në shpinë. Nxjerrësh shpatën nga brezi. E, t’i çlirosh shqiptarët nga “Liria”. Jo, nga Robëria shekullore. Që sot e kanë varë përqafe, si këmbonë kishe “shqiptarët”. Dhe, “muslimanët” me “Allahu Akber” nëpër minare të xhamive me flamurin dhe hënën drapër e çajtore. Vite e shekuj. Dhe, Histori.

Vështirë e ke sot, o burrë. Legjendar. Që, në Shkup e fute shpatën në brez. Dhe, nëpër përvjetore i rehabiliton melezët. Eksponentët e “vëllazërim - bashkimit“. Vështirë e ke sot, o burrë Legjendar. Luftë të bësh me komunistët e arratisur. Hadumët e “Vëllazërim - bashkimit“ Neokumunist...

Edhe, Sot: Si zakonisht, dola nëpër faqet e romanit “Qyteti i qyqeve”. Roman, i publikuar shumë vite më herët (1997), ende në sistemin e egër ish komunist jugosllav. Edhe, sipas rrufjanëve të sistemit Policisë letrare, duheshte të përgjigjesha për këtë roman artistik, si “armik” i Shtetit të “përbashkët”. Sokaqeve, të “Bit-Pazarit” me bërllok, nën Rrapin historik të Shkupit.

I frekuentova lokalet e mia më të preferuara qytetare kulturore shqiptare - “maqedonase” me kryqa, dhe “Din e Iman”. Hënën Drapër nëpër minaret e xhamive, dhe Kryqin e Madh në male. Në njërin, e piva rakinë e rrushit, uzon te tjetri, birrën te i treti, verën e kuqe “Bukefal” dhe drekën mbretërore me mish viçi të palëpi. Po, ku do ta pi Miken Di me Dy shtama verë?!

I shfletova, edhe tri gazetat e ditës partiake të “pavarura” e varura. Mezi i gjeta dy - tri shkrime për lexim dite. Pordhë e piskamë para mjeteve të informacionit, kotnasikoti me veshje partiake. Dhe, faqe plotë me raklama e konkurse të shpallur në Facebook dhe Instagram nga Qeveria, sipas “Marrëveshjes Kornizë të Ohërit”: Shpallje, për administratorë shtetëror shqiptarë, dhe “Gjatë vitit të ri (2026), do të hapim më shumë fronte pune, duke krijuar mijëra vende të reja pune për qytetarët”?!

E këto administratorë partiak, ende rrinë në shtëpi pa vende pune, e me paga mujore qeveritare. Vitin tjetër, e ndante pushtetin me “vëllezërit”, partia politike e radhës “demokratike”-shqiptare, sipas “fitoreve” parazgjedhore, dhe i përzente këto administratorë ish partiak. I ndante postet partiake me “vëllezërit” e Njerkës: ministra, zv. ministra, drejtorë e zv/ drejtorë në shtetin e “përbashkët”. “Kryeministrin shqiptar”, si parullë dhe moto parazgjedhore lokale dhe parlamentare, edhe kësaj radhe e lanë për Nesër. E, kishin harruar, se: në sistemin komunist ish jugosllav, pas vdekjes të shokut Tito, e kishin pasur edhe Kryetarin e shtetit si shqiptar të Jugosllavisë Sinan Hasanin. Përmëtepër edhe shkrimtar, autorin e parë të romanit Rrushi ka nisë me u pjek, në Kosovë. E, sot bëjnë luftë politike partiake mes vete dhe “vëllezërit” për “kryemistër shqiptar” të Maqedonisë Veriut?! Po, më kot. Në vend të tyre, “vëllezërit” i pranonin partizanët e vet partiak. Përsëri, vazhdonin ende të marrin vende pune dhe pagesa mujore pa asnjë ditë pune në Qeveri, partiznët e partive politike “demokratike” me brekët nëpër këmbë. Kur, populli shqiptar sot, vdesë edhe për bukën e gojës.

Përçudi, gjatë këtyre viteve “lirie” në shtetin e “përbashkët, partitë tona politike shqiptare, nuk ishin marrë me politikë, por me pasuri personale dhe familjare, ishin shndërruar në argatë politik, dhe ente punësimi për partizanët partiak. Edhe, të “maqedonasve” me partitë e tyre politike të “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav.

Populli, u duartrokiste për “fitore”. E priste Lirinë në çajtore me çaj rusi dhe tespi kuqezi në xhami. Edhe pse, ishin mësuar dhe e donin me shekuj Robërinë. Mjaftonte, vetëm Nëna Parti t’i thirrte në “protesta paqësore”, dhe ato: i vogël e i madh me parulla, pankarta e flamuj kuqezi lidhur qafë për qefe dilnin në rrugë para Qeverisë. I kërkonin të drejtat e barabarta kombëtare në shtetin e “përbashkët”.

Të nesërmen, herët në gjumë: Policia speciale partiake me maska e gjithë arsenalin më modern të armatimit në Shtetin e “përbashkët” Neokomunist, u binte befasisht natën nëpër shtëpi, katunde e çajtore. I vriste. Burgoste. Ndonjëherë, u binte edhe në Qytete, ua tmerronte fëmijët. Familjen, me arsye, se: Gjoja kërkonin “terroristë”. “Kriminelë lufte”. Armiqë të shtetit të “përbashkët”.

Partive tona politike shqiptare, përsëri të nesërmen u nxirrnin punë në rrugë me protesta paqësore. Dhe, jo në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Turr, në mjetet e informacionit, gazeta e ato elektronike të fotografohen para kamerave televizive si “patriotë” - kuqezi shqiptar, t’i dalin zot popullit shqiptar... Atdheut… Nuk e them dot, Mëmëdheut të Çajupit. Kandarit tij përmejdani.

Populli i shkretë, vit për viti hante burg dhe çotek (dajak). Dhe, çdo katër vite gjatë parazgjedhjeve lokale dhe parlamentare, përsëri ua jepte votat po të njëjtëve “patriotë” partiak kuqezi. Siç duket, e kishin pasur pak çotekun (dajakun) nga “shkau”. U duheshte, ende dajak “vëllai” nga Njerka…

Edhe, pse: Duhej fajësuar partitë tona politike “demokratike” shqiptare të arratisura dhe dalldisura, që gjithë jetën mbetën lypës për të drejta të barabarta të popullit shqiptar, argatë e hyzmeqarë te “Ura e Gurit” mbi Vardar në Shkup me moton për të drejta kombëtare, kur ky popull me këto politikanë e kërkonte burgun, çotekun (dajakun) dhe Robërinë natë e ditë me pishë e qiri nëpër shekuj.

-Eh, o burrë, më tha: Një ditë Dum Dumi. I ashpër ke qenë gjatë këtyre viteve me penë në portalet elektronike, gazeta dhe libra...

- Dhe, ç’doni të thoni ju si “demokratë” të partive politike shqiptare me këtë parullë partiake?! Është dashur si ju: Çdo katër vite t’u shkoj përmbrapa mos u bien udhës herdhet, si dhelpëra pas Dashit. Duartrokis me brohoritje, në skenë si arushës me dajre nëpër “Bit - Pazar”. Rroftë Partia Demokratike Shqiptare, në Shkup…

- Ta merr mendja.

- Hi-hii-hiii… E ke gabim. Trusakatët, çdo katër vite, para zgjedhjeve përurojnë politikanët e arratisur, artistët e vet partiak… Shkrimtarë… Shkencëtarë… Gazetarë… Trima pas lufte… Edhe, në emisionet radio-televizive “Europa pa kufunj”: Trima pas lufte, që askush nuk ua kishte dëgjuar emrat.

- Po, u fry Dum Dumi.

- Në fund, nderohen edhe me Çmime letrare shtetërore si ptariotë të vonuar kuqezi. Mjete materiale qeveritare. Vende pune. Banesa. Shtëpi… Gra besnike… Honorare marramendëse nga shteti i “përbashkët”.

- Puna e tyre për popull, duhet edhe të shpërblehet si patriotë të vonuar të partive tona “demokratike” - politike shqiptare me “Din e Iman” në pushtet, fotografohen para varrezave të heronjëve dhe dëshmorëve të Kombit...

-Hi-hii-hiii… Dhe, ne Sot: Falë, këtyre “patriotëve” kuqezi me thasë, trima pas lufte është dashur ta presim tridhjetë vite Lirinë… Nusen e maleve… Shtetin e “përbashkët”?!

- Lufta për shkolla shqipe… Gjuhë Shqipe… Kulturë shqiptare… Shqipëri Etnike, kërkon gjak dhe kohë… Viktima luftë heroike për Liri maleve… U përgjigjë, Dudumi, që gërhet me poste partiake në kabinetet e Qeverisë ende për Liri…

- Po. E, ku ishin këta patriotë “kuqezi” të vonuar gjatë këtyre tridhjetë viteve, në Luftën Heroike maleve Shqiptare me armë dhe Penë në dorë?!

- Dihet, në prehërin e Nënës Parti. Qeveri të “vëllazërim - bashkimit”, ish komunistë me një torbë taxhi përqafe… Qeveri… Ministri... Kabinete...

- E tashti, pse nuk vazhdojnë të koten ende nëpër ato biruca politike partiake?!

- Liria - Nuse, e ndërroi rrugën… Partive tona politike u doli bytha lakuriq për mejdani. Tata e Madhe i përcjellë nëpër Çarshi me këngë, valle dhe dajre. U këndon me çifteli këngë patriotike në Lëmë… Koçinë me krushka, ua ka bërë gati për ta përcjellur Nusen matanë maleve…

Xha Habibi, u pri para krushqëve për në Katund me shkopin e dushkut me gunga, majë të cilit e valon flamurin kuqezi para koçisë: “Haj-haaaj, kasolla me kashtë! Sot, një javë, nja pesa gjashtë”!...

- Dhe, burrat e mejdanit: Turr, te Partia e Re “Demokratike” me “besë”, në pushtet. E shajnë Komandantin e maleve, që deri dje i duartrokisnin shuplakë për poste partiake. Pasuri personale, familjare dhe klanore. I këndonin përsëgjalli këngë me çifteli. Nateditë, ia fërkonin herdhet me dorë, edhe Sot: Tu pri maleve Shqiptare me borë…

- Hi-hii-hiii… Edhe kjo nuk është risi. Trusakatët, nuk shohin më larg se para këmbëve të tyre topalle-sakate… Aqmëpak, në Lëmë.  Matanë porte. Bythekrye, në legenin përtej Hoxhës “Allahut… E, ku më në Breg-Lumi, nën Hijen e Lisit midis Livadhit, rrëzë “Çuke”.

- Megjithatë, o burrë: Sot, duhet pasur sy Shqiponje për të parë Natën, përtej dritareve, në Lëmë. Matanë, Portës Madhe me dërrasa lisi: Ditën e Nesërme… Edhe, nga qielli Lepurin ta zënë me qerre nën dëllinja te “Guri i Hysenit” mbi Katund…

- Burrat e mejdanit me rëndësi është që e shohin torbën me taxhi përqafe... Nuk u intereson Lepuri, që pushteti e zë edhe me qerre…

- Luftë kanë bërë gjithë jetën si argatë në Qeverinë partiake të “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllave për një torbë taxhi përqafe. Luftë. Gjakun e kanë derdhë deri në gju përrua maleve…

- Përsëri, deri më Sot: Asgjë. Liria na doli kurvë... Natë për natë i ndërron burrat.

- Kurvë na doli, se: Partitë tona “demokratike” - shqiptare, ishin vetë kurva. Xhadi. I zgjidhnin brekët e kanapit çdo katër vite para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare për pushtet. Pillnin kopila dhe, të Nesërmen: na i lenin lyrekët pas dere të Shtëpisë Babait me shul dru lisi…

- Dhe, gjatë këtyre viteve për në Liri: ne, si shqiptarë, i zgjidhnim dhe i lidhnim brekët… Patriotë të vonuar kemi qenë në Histori. Rrospia meshkuj me brekët mbi pantollona… Nuk pajtohem, edhe me disa burra trusakatë - “analistë politik” partiak. Ne, kemi bërë luftë me shekuj në Histori. Maleve, kemi derdhë gjakun rrëke për Liri… Atdhe… Edhe, Mëmëdhe…

Plumb, m’u përgjigjë Tata e Madhe me një shkop dushku në dorë, dhe flamurin kuqezi nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit Historik…

- E di, edhe këtë luftë “patriotike”, ngriti zërin Tata e Madhe: Burra, të tjerë ishin ato të maleve, e tjerë burra jeni ju Sot, të fushave në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit” me një torbë taxhi përqafe. Trima pas lufte, me brekët nëpër këmbë në Qeveri… Ministri… Kabinete… Asgjë, nuk kam kundër jush si politikanë, vazhdoni, punën “patriotike” rrugëve të “Bit-Pazrit”, në Shkup!

- Çka doni të thuani me këtë, Zoti Shkrimtar?! Matanë tavolinës, ndërhyri Tata e Madhe me një shkop dushku, dhe në majë tij flamrin kuqezi.

- Unë, them., se: Ju, të fushave jeni kurva… Kurvë, nuk është ajo që shkon burrë më burrë… Por, kurvë është ajo, që shkon parti më parti politike.

Patriotë të vonuar me brekë mbi pantollona…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx