E shtune, 24.01.2026, 11:43 PM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit e shekullit VII

E shtune, 24.01.2026, 03:53 PM


Kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit e shekullit VII

Shkruan: Fahri Xharra

Dy shtetet shqiptare, me politikën e tyre dhe akademitë e tyre heshtake, po na imponojnë harresën e lashtësisë sonë.

Populli që e mohon lashtësinë e tij, e shkurton kohëzgjatjen e jetës në të ardhmen e pasigurt.

Duke kërkuar në “historinë” e popullit pa histori, serbëve, që lindën në gjysmën e parë të shekullit XIX (1830), e gjeta këtë kishë në afërsi të Pazarit të Ri (Sanxhakut, dikur shqiptar), në vendin e quajtur Ras.

Një kishë historike që të bën krenar me jetëgjatësinë e saj. E ndërtuar në shekullin V p.e.s. nga të parët tanë dhe në shekullin VII e kthyer në kishë katolike, po ashtu nga ne; dhe në shekullin XII e kthyer në kishë ortodokse nga Shtjefën Nemanja; dhe pas vitit 1912 në pronësi të kombit artificial – shtetit serb.

Edhe diçka:

Gjatë hulumtimeve të vitit 1956, në rrethin e saj, në thellësi vetëm 2 metra, është gjetur tumulusi princor i shekullit V p.e.s., ku kishte enë të argjendta, stoli ari me teknikë filigrani dhe kokërrzimi, si dhe sasi të konsiderueshme të kokërrzave të qelibari.

Të gjitha janë në Muzeun e Beogradit, të ruajtura si “trashëgimi e lashtësisë serbe”.

Mjerë ne!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx