Mendime
Florim Zeqa: Albini, lis i gjatë në mesin e shkurreve politike!
E merkure, 14.01.2026, 06:52 PM
Albini, lis i gjatë në mesin e shkurreve politike!
Shkruan:
Florim Zeqa
Fitore absolute e një partie apo një
lideri partiak konsiderohet ajo fitore me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në
zgjedhje. Edhe pse me dalje nën 50 % të qytetarëve në zgjedhje, në krahasim me
rezultatin e partive të tjera, fitorja e LVV-së është e lartë dhe historike!
Fitore e madhe e Albin Kurtit, por jo
absolute!
Fillimisht dëshirojë që ta urojë
LVV-në dhe simpatizantët e saj për fitoren bindëse në zgjedhjet e 28 dhjetorit
2025, në veçanti e urojë dhe përgëzojë liderin e këtij subjekti politik për
aftësinë e tërheqjes së elektoratit kosovarë!
Mirëpo,
të paktën deri më tani nuk e kam dëgjuar Albin Kurtin duke e falenderuar
elektoratin e LDK-së, i cili është më meritori për fitoren e madhe të tij në
zgjedhje.
Vetëm
injorantët politikë dhe kundërshtarë fanatik nuk arrijnë dot ta urojnë dhe
përgëzojnë Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit!
Fajtorë
nuk është Albin Kurti për fitoren e madhe, sikurse që nuk është fajtorë as
elektorati që e votoi, por fajtorë janë liderët e partive opozitare të cilët
nuk arritën ta mbajnë elektoratin e tyre.
Kur
e kemi fjalën tek rrëshqitja e elektoratit, pa dyshim më e dëmtuara është
LDK-ja, e cila i dhuroi Albin Kurtit hiq më pak se gjysmën e totalit të votave
të fituara!
Për
dallim nga LDK, dy partitë e tjera opozitare, PDK dhe AAK arritën deri diku ta
menaxhojnë elektoratin e tyre, duke e mbajtur afër vetes si në kohë të mira
ashtu edhe në kohë të vështira!
Megjithatë,
meritat për fitoren bindëse të LVV-së i takojnë vetëm Albin Kurtit dhe askujt
tjetër, për shkak se me mjeshtri e shfrytëzoj paaftësinë dhe vogëlsinë e
liderëve opozitarë, të cilët më shumë u ngjanin shkurreve përreth një lisi të
gjatë sesa liderëve partiakë!
Pa
reformimin e thellë të partive opozitare dhe pa ngjizjen e një alternative të
re politike, Albin Kurti së paku edhe për një dekadë do të jetë i pa konkurencë
në skenën politike!
Nëse Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së
e mbështet kandidaturën time për të marrë timonin e partisë, e garantoj
elektoratin kosovarë, që LVV-në do ta dërgojë në opozitë, kurse 'lisin e gjatë'
pas katër viteve do ta kthejë në nivelin e liderëve tjerë partiakë.
Florim Zeqa, 13.01.2026









