E marte, 13.01.2026, 11:42 PM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Fluturimi mbi akull

E marte, 13.01.2026, 06:18 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Fluturimi mbi akull

Dikur, dimri vinte si mysafir fisnik,

Tani vjen me shi, borë e akull arktik.

Në vend bisedash, me këngë e valle,

Odat tona kthehen në zyra elektorale.

Tani? Oh, tani dimri ka tjetër virtyt,

Njerëzit ikin si lejlekët për në Egjipt.

Unë ngrihem në mëngjes, shoh me sy:

- Ku shkojnë mysafirët me shpejtësi?”

Ky vit solli shi, vërshime dhe acar siberik,

Vendet moçalike u bënë patinazh artistik.

Qytetarët fluturojnë mbi akullin e ngrirë,

E politikanët thonë se do të bëhet mirë!

Ah, dimër i dashur, ti nuk je si më parë,

Vjen ashtu i sertë, si politikanët në garë.

Ngase i paparashikuar dhe paksa me zor,

Por, ne të presim me shpresë dhe humor.

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx