| E marte, 13.01.2026, 06:18 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Fluturimi
mbi akull
Dikur,
dimri vinte si mysafir fisnik,
Tani
vjen me shi, borë e akull arktik.
Në
vend bisedash, me këngë e valle,
Odat
tona kthehen në zyra elektorale.
Tani?
Oh, tani dimri ka tjetër virtyt,
Njerëzit
ikin si lejlekët për në Egjipt.
Unë
ngrihem në mëngjes, shoh me sy:
-
Ku shkojnë mysafirët me shpejtësi?”
Ky
vit solli shi, vërshime dhe acar siberik,
Vendet
moçalike u bënë patinazh artistik.
Qytetarët
fluturojnë mbi akullin e ngrirë,
E
politikanët thonë se do të bëhet mirë!
Ah,
dimër i dashur, ti nuk je si më parë,
Vjen
ashtu i sertë, si politikanët në garë.
Ngase
i paparashikuar dhe paksa me zor,
Por,
ne të presim me shpresë dhe humor.
(Karikatura marrë nga
interneti)