Kulturë
Përparim Hysi: Shtëpi, e ëmbla shtëpi!
E shtune, 10.01.2026, 03:49 PM
Shtëpi,
e ëmbla shtëpi!
(poemth)
Nga
Përparim Hysi
1.
Shtëpi,
e ëmbla shtëpi,a nuk thashë që do kthehem një ditë?
SE,së
shpejti,jam aty,ndaj hap derën dil më prit!
Në
ika dikur,të braktisa,nuk e bëra atë për vakancë
Sado
rrugë të gjatë nisa, malli më ndoqi pas.
2.
As
që doja të ikja,ti vet e pe: a nuk qeshë
unë hundë e buzë?
Si
qiell sterrë plot re,gojëmbyllur si të kisha rënë në pus!
Po ZOTI ma lexoi dëshirën(rrebeshe atë ditë
dërgoi)
E
bëri të qajë natyrën dhe mua as më flitej me gojë.
3.
A
kini parë të vdekur të gjallë (i vdekuri qeshë unë atë ditë)
E
kujtoj atë ditë e ma"shpallë"(atë ditë më qenë mbytur gjemitë)
Sosa
në AMERIKË dhe u çudita(nëntori këtu qenka behar)
Gjiri
i PERËNDISË është FLORIDA( por me mendje unë jam në MBROSTAR)
4.
Dëgjoja
që këndonte blibli(pas pak xërr-xërr një gjinkallë)
Po
këtu as u njohka dimri(jo,po kot nuk thonë se ky vend është përrallë)
Njerëzit
dalin me të shkurtëra (me të shkurtëra shtyj karrocën e mbesës)
Po
pse me"gropa" më ngjan rruga apo
pse jam mbytur debulesës?
5.
Jo.
Është malli që nuk më lë ,si shpata e
DEMOKLEUT mbi kokë
Një
lemëz griq-griq më zë (në grykë më bëhet një"komb"
Më
shpie djali të shoh çudira (në ORLANDO apo në BUSH_GARDEN)
Ku
ka ferra për iriqa... nuk ka dhe mendja
ujem
6.
Ujem
se mendja arratiset (tutje dhe çan oqeanin)
E
di mirë ku bitiset (në SHQIPËRI ku dua të jap xhanin)
Erdha
këtu për fare pak (erdhëm sa të rritim
mbesën)
Por
mbetëm këtu gjatë (sikur së prapi e lexoj "lincensën")
7.
E
freskët mbeti mbresa e mallit ( e gjallë.e prekshme çdo ditë)
E
dini pse rritet vëllimi i oqeanit ( nga ne të ardhurit me mërzitë)
Mërzia
njëherë nuk m'u hoq,sado që AMERIKA është bekimi i ZOTIT
Shpirti
im si mbi prush u poq ( mos u çuditni
nëse një burri i bie loti)
8.
Kam
hyrë si doku në ujë dhe koka m'u mbulua me thinja
Çdo
ditë nga mendja rrëmujë ( me mendje çdo ditë jam nga SHQIPËRIA)
Kam
shtëpinë atje në një pallat,në MBROSTAR-URA
në FIER
Atje
jo vetëm "rihem",po zë "hedh shtat" dhe "mjerë kush
përpara më del"?
9.
Atje
marr fuqi si ANTEU,sa prek me këmbë
SHQIPËRINË time
Dhe
djalli të dalë nga dheu,unë e bëj copë e thërrime
Pa
lëre kur mbrrij në MBROSTAR-URA (më ikën
mërzia tak-fap)
Këtu
nuk kam një,po "dhjetë lëkura" dhe rihem e nuk jam më plak.
10.
Pa
ngjitem me vrap në kodër (në kodër ullinj e vila)
Dhe
zë bërtas si i vogël:- Këtu do më kini përdita!
Tani
po.Jam i plotë dhe asnjë gjë nuk më mungon
Takoj
plot miq e shokë ( mërgimtar,ku je? Më dëgjon?)
11.
Nuk
ka si vendi yt (aty ku të ka rënë koka)
Mërgimtar!NGa
mërgimi ik(Shqipëria është më e bukur se gjithë bota)
Shënim: jam larguar nga
SHQIPËRIA më 9 nëntor 2000(shpresoja mos ma jepini vizën,por ma dhanë).Tërë
natën qielli ra për tokë dhe xhadja u mbulua nga dhera,sikur i bënin jehonë
mërzitjes sime. Vajta për pak në FLORIDA për të rritur çupën e djalit dhe mbeta
atje për 12-vjet. Ditën që ika shkrova poezinë"Portën e emigrimit e
mbylla" dhe arin e botës të më falin,nuk bëj këmbë më kund.
Po
e dërgoj këtë poezi si apel për gjithë të ikurit nga vendi.
Tiranë,9 janar 2026









