E diele, 21.12.2025, 11:21 PM (GMT)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Si në format e edukimit

E diele, 21.12.2025, 01:32 PM


Shyqyri Fejzo

Si në format e edukimit

I kini mend a nuk i kini mend

Me TV,portale ju turrët kuvendimit

Brenda kokës nuk ka më vend

U mbush me format e edukimit

Na jepni shpresë, s'gënjeni nobare

Veç na e shisni shkumbën për ajkë

Si  dikur për politikën proletare

Gënjeshtra nga mëngjesi në darkë

Vendin me "reforma" rrafshuat

Çudi,në protesta s'po u vjen njeri

Tek ju që familjen shkatërruat

Ëndërroni të rrëzoni dhe qeveri

Në TV e portale llapitni, jepini

Tu ktheni mendjen njerzve të gënjyer

Nuk ju kap lopata fare ujë tani

Kur vetë në korrupsion jeni të zhyer.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx