Kulturë
Përparim Hysi: Dashuria dimrin e kthen në behar
E diele, 21.12.2025, 01:27 PM
Dashuria dimrin e kthen në behar
(cikël
me poezi 4-vargjesh)
Nga
Përparim Hysi
1. Dashuria dimrin e
kthen në behar
Ah,
sa e bekuar qe ajo ditë dimri
Kur
bashkë shkëmbyem puthjen e parë!
Si
ta gjej prapë atë"llojdimri"
Kur
dimrin na e ktheu në behar?
2.Tutje-t'hu
Tutje-t'hu.sikur
ke punë
Po
me sy pse sheh nga unë?
Tutje-t'hu,
po dëng me sy
Sa
s'po plasin sytë e mi.
3.Mos m'u afro!
Mos
m'u afro kaq afër, se më zë "korenti"
Bëjmë"lidhje
të shkurtër, "biem në mass"
Nëmë një të puthur, se nuk bëhet kiameti
Se
ndryshe, moj mike, do plas.
4. Mosha e tretë
Dhe
tani, në moshë të tretë
Ti
seç ruan një zjarr të fshehtë
Zjarr
të fshehtë, shihet në sy
Djeg
më shumë prushi nën hi.
5. Bie shi
Bie
shi përjashta dhe mbeta brenda
Mezalla
se dilet jashtë
Por
ja te kalon ballëergjenda
Dhe
shiu "pushoi" në çast.
6. Të tëra
Të
tëra i pashë dhe fare nuk u "nginja"
Më
zuri "etja", më dhe gjinë ta "pija"
Më
hipi fuqia dhe u bëra "dragua"
Pas"pirjes",
dua "ngrënie"(e kam pa shaka)
7. Çfarë kërkoj?
Në
prehërin tënd vura kokën(eh, ç'jastëk! Ç'jastëk!)
Poshtë
prehërit ndjeva të"ngrohtën dhe kërkoj "jarallëk"
Se
zuri më erdh "oreksi", sikur një dreq erdh e më trazoi
Aq
shumë më pushtoi nepsi, po poshtë prehërit, çfarë kërkoj?!!!
8. Pse?
Pse
më fut mua në"telashe"?
Moj kurrize e barkjashte?
Pse
kujton se jam prej guri?
Nuk
ka vdekur tek unë, burri.
9. Zonja me tatuazh
Kurrizin
"dac" dhe gjoksin jashtë
Mu
në mes kurrizit goxha tatuazh
NJë
figurë simbol, mbi të një shigjetë
A
s'më thuaj, moj zonjë, a ka faj kush"vret"?!!!
10. Vdekje e gjatë dhe
vdekje e shkurtër
Më
së fundi, e zbulova:paska dhe vdekje të gjatë
Veç
ata që s'dashurojnë, këtë vdekje paskan
fat
Seç
lexova në një libër(qe e mbushur me
proverba)
Rri
i qetë, o kokëthinjur! Ty s'do të zgjatë
fare vdekja.
Tiranë, 19 dhjetor 2025









