Kulturë
Blerim Rrecaj: Vend i fjalëve
E diele, 21.12.2025, 12:53 PM
Blerim Rrecaj
Ka-h-je
Me
shumë fjalë e pak veprim
Nga
udhëkryqi në rrethrrotullim
Dhe
anasjelltas
Vend i fjalëve
Pa
fjalë
(Heshtja
flet ose
sillet
vërdallë)
Pak
fjalë
(Diç
sa për të thënë ose
vështirë
me u përmbajt)
Shumë
fjalë
(Ku
mbërritëm ose
punë
të lëna mënjëanë)
Tepër
fjalë
(Që
endën e përenden nëpër
tërë
fshatin global)
Pa
hesap fjalë
(Marrëzitë
vazhdojnë
të
ngjiten nëpër shkallë)
Paralajmërimi
E
dinte që jam i lirë
E
më tha një shok një ditë
Se
është mirë
Të
takohem me dikë
S'di
a ishte ditë e hënë
A
ndofta dhe e shtune
Po
e di mirë bëhej fjalë
Për
të zënë unë
Një
vend pune
Po
i thashë shokut
Ta
paralajmëroj atë mik
Se
kjo çështje e nisur
Mbart
me vete dhe rrezik
Se
nëpër shumë vende pune
Ku
kam hyrë
Në
fillim më është dukur verë
Pastaj
dimër i vështirë
Edhe
unë punëdhënësve
U
jam dukur herë-herë
Një
ditë si qengj i urtë
E
si rebel që bën poterë
Sidoqoftë
Nëpër
gjithë këto vende
Ku
kam zbarkuar
Diku
më larguan
Diku
vetë jam larguar
S'dihet
se kush kujt
Ia
ka bërë me hile
As
kush kujt në fund
Ia
ka lënë "kile"
Dhe
pas kësaj
Mjegull
e madhe mbeti
S'dihet
ç'faktorë ndikuan
Mospërshtatja
a sinqeriteti
Qëndrova
diku më shkurt
E
diku më gjatë
Nuk
erdhi deri aty puna
Sa
të shiheshim në gjykatë
Dhe
pastaj objekte punishte e zyra
Një
nga një dy nga dy
Disa
kanë marrë teposhtëzën
Disa
janë mbyllur me dry'
Kështu
i thashë shokut
Gjatë
bisedës në telefon
Ofshamë
e qeshëm
Thamë
jeta vazhdon









