Kulturë
Bedri Tahiri: Libër për UÇK-në dhe NATO-n që e çliruan Kosovën
E merkure, 17.12.2025, 06:56 PM

Libër i ri: Në vlugun e madh të punëve në këtë fundvit, Lena, nxori në dritë librin e Skënder Kapitit, veteran i UÇK-së dhe sekretar i mobilizimit të luftëtarëve vullnetarë në hotel “DRENICA” në Durrës, me titull “PA UÇK-në dhe NATO-n NUK DO TË KISHIM SHTETIN E KOSOVËS”.
Librin e redaktova me vullnet dhe dhashë këtë
vlerësim:
LIBËR PËR UÇK-në DHE
NATO-n QË E ÇLIRUAN KOSOVËN
Nga
Bedri TAHIRI
Që kur vajta për herë të parë në Durrës, fill
pas çlirimit të Kosovës, më priu një fat i mbarë që u njoha me njërën prej
familjeve më atdhetare dhe intelektuale të këtij qyteti të lashtë, me
Kapitët. Ama, Skënderi, veçohet prej të
gjithëve. I urtë, serioz, i heshtur,
fjalëpaktë, i tërhequr, i matur, i thellë në mendime, i arsyeshëm. Një botë e
tërë e pazbuluar. Sa më shumë që rrija me të, në debate, në promovime librash,
në manifestime, në akademi përkujtimore, shkencore e letrare, aq më shumë e
kuptoja talentin e tij prej mendimtari guximtar, tolerant, i gatshëm
për t’u përballur me sfidat e jetës hileqare.
Skënder S. Kapiti nga Durrësi, i formësuar me
trashëgimi, me bindje dhe me edukatë të thellë kombëtare, kundër ideologjisë së
gënjeshtrave dhe të pavërtetave, kundër shëmtive të atdheut e të kombit, autor
i veprave “Triumfi i kombit”, “Njeriu
filozof, etik e politik”, “Moralokracia”, “Pesë letra drejtuar kombit”, ”SHBA DHE REFORMA E DREJTËSISË NË
SHQIPËRI-VETINGU”. etj., këto ditë të mjegulluara politike gjithandej
trojeve shqiptare, na e erdhi edhe me një libër mjaft interesant e me porosi të
qarta “PA UÇK-në dhe NATO-n NUK DO TË KISHIM
SHTETIN E KOSOVËS”.
Autori
Sk?nder S. Kapiti, me një guxim të paparë intelektual u kundërvihet
dukurive negative të shoqërisë sonë, e cila,
herë- herë, sikur e humb toruan dhe, gati pavetëdijshëm, bie në situate
të palakmueshme, duke rënë pre e orekseve të sëmura të prijësve të vet…
Kombi ynë ka
mbijetuar, sepse ?sht? nj? komb vital, i fort? dhe dinamik, megjith?se i lodhur
dhe i përçarë ai ka triumfuar mbi sfidat dhe v?shtir?sit? e m?dha, sepse n?
rrethana vendimtare i kan? dal? n? krye atdhetar? largpam?s q? kan? kontribuar
me gjithçka kan? pasur p?r popullin dhe atdheun e tyre.
Në këtë vazhdë doli
në skenë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e prirë nga sypatremburi e
altruisti Adem Jashari, i cili, me gjithë familjen e ngushtë e familjarët e
gjer u shndërrua në Flakadan të pashuar lirie e frymëzues për gjithë shqiptarët
deri sa erdhi Dita e Bardhë- Liria!
Lufta e UÇK-s është
vlera më e madhe kombëtare si një lufte heroike, burrërore, çlirimtare e
patriotike e cila ndryshoi dhe e ktheu historinë dhe kohën në favor të
shqiptarëve. Pa UÇK-në Kosova edhe sot do të ishte nën sundimin e kolonizatorit
serb.
Edhe sot e n?
vazhdimësi k?rkohet q? element?t patriot? t? kontribuojn? sa t? munden q? t?
mos e l?n? q? populli t? bjer pre e gabimeve dhe mashtrimeve dhe t? t? k?qijava
politike e korruptive e atyre q? kontrobandojn? me interesat e kombit dhe t?
atdheut p?r p?rfitime pushteti e politike dhe q? t? mos bjer? pre e çoroditjes
q? vjen nga d?shp?rimi i politik?s q? nuk ka as interesin e as pasionin
patriotik.
Ky është mesazhi që
del nga libri i fundit i Skënder S. Kapitit “PA UÇK-në
dhe NATO-n NUK DO TË KISHIM SHTETIN E KOSOVËS”, andaj duhet kuptuar e
mbajtur vath në vesh nga secili që i ka dy kokrra mend në kokë.
Dhe,
autori, tekefundit, ka të drejtë morale
e kombëtare, të jap porosi, ngase vjen nga një trung i lashtë trimërie e
atdhetarie. Madje, edhe vetë, ishte pjesë e luftës, ishte sekretar i
mobilizimit dhe regjistrimit të vullnetarëve, shqiptarë e të huaj, që vinin nga
perëndimi dhe ia mësynin fronteve të luftës në Kosovë. Hotel DRENICA, me
pronarin e saj, luftëtarin sypatrembur e atdhetarin Gani Kapiti (vëllai i
autorit Skënder Kapiti), u bë qendra kryesore e këtyre organizimeve luftarake.
Në këto procese ishin edhe vëllezërit tjerë të tyre, Sylejmani, Fatmiri
(lokalin “Kapit”) e Naimi (lokalin “Kosova”, lokalet e të cilëve si dhe vetë
shtëpitë e familjarët e tyre, ishin vënë në shërbim të Kosovës (mos harroni,
Kapitët janë kosovarë, që kanë përbiruar për vesh gjilpëre).
Dhe, edhe
unë, personalisht, duke u njohur mirë e mirë me punën e tyre të
pakursyer në shërbim të Kosovës e të çështjes kombëtare, veçan të
formacionit më të suksesshëm ushtarak në
gjithë historinë tonë- UÇK-së, në fund
të librit tim për këtë familje atdhetare, pata ber një kërkesë, pas të cilës
qëndroj përherë derisa të realizohet: Hotel
„DRENICA“ i Durrësit të shpallet SHTËPI MUZE!
Në kapitullin
e fundit të librit “Të këqijat më të mëdha Shqipërisë dhe Kosovës po
u vijnë nga politikanët dhe korrupsioni i tyre”, autori me plot të
drejtë shpërthen kundër politikanëve e korrupsionit që i ka kapluar ata, të
cilët, si në Shqipëri, si në Kosovës, po e ngufasin demokracinë...
Në të përfunduar, pa e zgjatur më shumë, ngase edhe ashtu libri kuptohet e përjetohet vetëm duke u lexuar, këto mbresa leximi po i përmbylli me uratën: shkrimtari Skënder S. Kapiti e pastë shëndetin e na dhuroftë edhe të tjerë libra të tillë, për të na këndellur si shoqëri që kemi marrë tatëpjetën!










