E enjte, 18.12.2025, 11:28 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Bipolarizimi pa profilizim i dëmshëm për shtetin!

E merkure, 17.12.2025, 06:57 PM


Bipolarizimi pa profilizim i dëmshëm për shtetin!

Shkruan: Florim Zeqa

Viteve të fundit është folur pak, por nuk është bërë asgjë rreth profilizimit të partive politike. Po t'i shikosh programet e të gjitha partive politike, vërehet qartë sa të përafërta janë me njëra-tjetrën partitë tona politike. Të gjitha thirren në demokraci, mirëqenje qytetare, respektim të ligjit e kushtetutshmërisë, por asnjëra prej tyre nuk respektojnë kode e ligje!

Kur mungon e djathta dhe e majta, lulëzon mishmashi politik

Veprimet e partive politike (pozitë dhe opozitë) e tregojnë më së miri orientimin e tyre politik!

Përderisa partia më përvojen më të gjatë në skenën politike vendore-LDK-ja e ka humbur tërësisht busullën orientuese, duke rrëshqitur nga shtrati i saj demokratik, partive politike të themeluara pas luftës, jo vetëm që u mungon demokracia e brendshme, shprehja e lirë dhe mendimi ndryshe nga lideri, u mungon profilizimi i qartë dhe meritokracia si një element bazik i demokracisë!

Kështu pra, edhe në Kosovë si në çdo vend tjetër demokratik duhet të krijohen dy blloqe të forta politike, që do të krijonin një konkurencë të mirëfilltë demokratike dhe me ofertë serioze për elektoratin kosovar.

Me profilizimin e partive politike, jo vetëm që do të qartësoheshin gjërat, kjo do të ndikonte në rritjen e interesimit të elektoratit për dalje në zgjedhje.

Thellësisht jam i bindur, sikur popullata të ishte treguar më e syqelë përgjatë këtyre viteve të pas-pavarësisë, me ndëshkimin e së keqës përmes votës së lirë, me siguri, sot do ta kishim një situatë krejt më ndryshe në Kosovë.

Sot do t'i kishim dy eferta serioze politike e jo dy blloqe inatçore politike të barrikaduara kundër njëra-tjetrës!

Mirëpo në vend të kësaj ndodhi heshtja e popullatës nga pritja e "mrekullisë nga qielli".

Sa më parë ta çlirojmë Kosovën nga përbindëshat politik, aq më e afërt do të jetë dita e ndryshimeve pozitive në vendin tonë!

Zgjatja e jetës kësaj klase politike do të thotë vdekje e ardhmërisë së shumë gjeneratave në Kosovë.

Sikur të ndodhte më kohë profilizimi i partive tona politike, në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 do t'i kishim përballë njëra tjetrës të djathtën dhe të majtën e jo të djathtën kundër të djathtës dhe të majtën kundër të majtës!

Në dy blloqet aktuale janë bërë bashkë e majta dhe e djathta dhe anasjelltas!

Janë bërë bashkë e mira dhe e keqja, e kuqja dhe e kaltra, socialistët dhe demokratët, komunistët dhe demokristianët!

Këtë shkrim po e përfundoj me një thënje të Albert Einstein; "Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që bëjnë gjëra të këqija, por për shkak të njerëzve që i shohin ata dhe nuk bëjnë asgjë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Rexhep Ferizi: Demonstratat e ’68-ës, lëkundën themelet e Jugosllavisë hibride Petrit Dibrani: Nacionalist - nacionalizmi Bajram Kabashi: Agron Muçaku kërkon sërish që të anulohet çmimi “Guximi intelektual 2024’’ Kalosh Çeliku: Politikanë që ua dimë babën, por jo edhe nënën Vladimir Shyti: Festat e fundëvitit, shkëlqim i rremë Enver Robelli: Njëra nga metodat më perverse të islamistëve... Nue Oroshi: Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Dardani dhe roli i mërgatës shqiptare Albert Zholi: Dr. Vladimir Mici - Shteti duhet të mbajë përgjegjësi për strukturat që menaxhojnë PPP-t Jusuf Buxhovi: Nga shqiptarizmi iluminist tek fetarizmi mesjetar! Zija Lika: Shuarja e identitetit kombëtar, dëmi më i madh që mund t’i shkaktohet vendit Don Fran Sopi: Krishti që jeton në ne dhe qëndresa heroike e popullit tonë shqiptar Florim Zeqa: Edhe Bokshiq është brenda hartës gjeografike të Klinës! Asllan Dibrani – Luani: Terrori i Ibër-Lepencit dhe Rrëzimi i Maskës Serbe Idriz Zeqiraj: Nëndega e LDK-së në Bavarinë e Epërme kërkon shtesë të vend-votimeve Kalosh Çeliku: Gëzuar Vitin e Ri 2026 Florim Zeqa: Sërish jashtë listës për deputet! Asllan Dibrani – Luani: Dezinformimi si instrument destabilizimi Gjon Keka: Zëri i Lëvizjes kombëtare të Deçanit ka filluar të dëgjohet edhe në Europë dhe ShBA Vladimir Shyti: Banditi, që u bë kapitalist UGSH: Denoncojmë stigmatizimet dhe gjuhën agresive të disa mediave online ndaj kolegëve nga Kosova dhe Shqipëria

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx