E premte, 05.12.2025, 10:56 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Parti politike shqiptare me brekët nëpër këmbë

E premte, 05.12.2025, 06:59 PM


PARTI POLITIKE SHQIPTARE

ME BREKËT NËPËR KËMBË

NGA KALOSH ÇELIKU

Popull, i dalldisur, dhe arratisur këmbekrye pas partive politike, ende me brekët nëpër këmbë ish jugosllave?! Pushtuesve shekullor të Turqisë dhe hajdutëve shekullor jugosllav. Edhe, Sot Neokoministë shqiptar me “Din e Iman”, dhe xhami me dy e katër minare në Katund e Qytet: “Ne, e duam “Babën”?! Nuk e duam Sot Nënën, që na lindi në grazhdin e Lopës Larme?!

Përderisa Dje, kishim spiunë, hajdutë në çdo lagje. Sot, nuk kemi spiunë. Po, hajdutë?! Vetëm “patriotë kuqezi”. E, mua si shkrimtar shqiptar, më ka marr malli për spiunë! Hajdutë kuqezi, ish jugosllav! Jo, për “patriotët kuqezi” të “vëllazërim-bashkimit” shqiptar edhe në Ditën e Sotshme, kur populli shqiptar është ende në rrezik për Ditën Nësërme!

Shkaku, se: Sot, i kemi vetëm “patriotët kuqezi”, dhe nuk kemi spiunë?! Falë. Zotit, që këta spiunë na i dha Zoti edhe në Ditën e Sotshme me kësulë të bardhë në kokë si ptariotë shqiptar tek partitë politike shqiptare. Kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë. Jo, se nuk i kemi me thasë arnë përmbi arnë qorrsokaqeve të Partive Politike Shqiptare, edhe Sotekësajdite, por spiunët e djeshëm në “demokraci”, u bënë të gjithë “patriotë kuqezi”. Dhe, u strukën te partitë “demokratike” politike shqiptare, duke e rrëmbyer me këmbë e duar pushtetin. Dhe, postet partiake e pasuritë marramendëse personale, familjare, klanore dhe partiake të popullit shqiptar. Merreni me mend, edhe në Diëtn e Sotshme Shqiptare, veshur kuqezi. Epabesueshme?!

E, unë moti kohë i kam fshikulluar me shkrime publicistike letrare dhe libra këto “patriot shqiptar. Përmes shkrimeve të mia publicistike – satirike, dhe libra në systemin e rrezikshëm komunist jugosllav. Edhe, Sot: Neojugosllav, aq më tepër i rrezikshëm në Ditën e Sotshme. Edhe, këtë “demokratik” Neokomunist në “demokraci” me emëra dhe mbiemra: në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup me brekë ende nëpër këmbë, si parti politike shqiptare. Përmëkeq, edhe me nëjzetë firma i denoncuar në polici kunder meje si shkrimtar shqiptar, “armik” i shtetit “përbashkët” ish jugosllav. Unë nuk jam kundër shtetit të “përbashkët” ish jugosllav. Por, shteti jugosllav i “vëllazërim-bashkimit”, është kundër meje ende si shktimtar shqiptar. Fatkeqësisht, edhe partitë politike të “vëllazërim-bashkimit” Neokomunist. E pabesueshme asaj kohe, në prag të “demokëracisë” (1992), se unë: jam i dërguar nga Kosova: Çështjen Shqiptare ta zgjidhë me luftë?! Spiunimi i sistemit komunist jugosllav e arriti kilminacionin. Edhe, se: Unë jam ai “kryesori terroristi”. E pabeasueshme?! Qesha, dhe iu përgjigja inspktorit policor që më mori në “bisedë informative”. Unë, dua të jem ai “kryesori terrorist”, por fatkeqsisht nuk jam ai “terrorist” Sotpërsot.

E, sa i përket Ditës Nesërme ku ta di Unë, nuk e di as vetë si shkrimtar shqiptar, autor i librit elegji e me çifteli, humor dhe barcoleta. Satira paralajmëruese për Ditën e Nesërme te libri: “Trumbetat e Tellallit” (1992). Satira, të cilat më përcollën në “Liri”. Dhe, mua si autor edhe në polici në “bisedë informative”. I them inspektorit policor: Nuk ka asgjë kundër shoqërisë dhe njerëzimit, shtetit të “përbashkët” ish jugosllav, me përjashtim të fshikullimit të partive politike shqiptare në pozitë dhe opozitë, duke i fshikulluar përmes humorit dhe satirës gabimet dhe dobësitë e tyre partiake për Ditën e Nesërme.

E dimë, mu përgjigjë inspektori policor. Është thikë me dy teha. Ne, dimë edhe më shumë sesa ti di si shkrimtar. E, di ti ku e ke të regjistruar djalin e vogël, në cilën Shkollë? Jo, iu përgjigja. Nuk e di, e ka regjistruar gruaja. E sheh pra, se ne i dimë edhe miqtë dhe armiqtë e tu pas shpine. Po, e di, iu përgjigja. Partitë politike, bashkëpunojnë me ne si polici e shtetit, mu përgjigjë inspektori i policisë. Ne, i kemi njerëzit tanë edhe nëpër ato parti politike. Edhe, këtë e di, iu përgjigja. Vetëmse, mua mos më thirrni më për kësi budallakish në “biseda informative” me njëzetë firma shqiptare! E, a do t’i shohësh kush janë ato me emra dhe mbiemra? Jo, iu përgjigja. I di edhe vetë.

E, populli thotë: ujku qimen e ndërron, por jo edhe hujin. Prandaj, edhe sot ende kemi spiunë me thasë, por të veshur me lëkurën e dhelprës dinake. Jo, dhe të Ujkut delengrënës, duke i përdredhur bythët pas qëngjave. E kanë ndërruar qimen, por jo edhe hujin. Ende, e hanë qëngjin te lumi, gjoja se ai ia tyrbullon ujin?! Edhe pse, që qëngji pi ujë nën Urë, e Ujku mbi rrjedhën e Lumit?! Dhe, na i hanë Delet dhe qëngjat me shekuj, si mishngrënës historik brez pas brezi.

E, qëngji kur i përgjigjet, se: unë, nuk ta turbulloj ujin nën Urë, por ti ma turbullon ujin mbi rrjedhën e Lumit malor. Ujku i përgjigjet: ti jo, por babai yt vitin e kaluar ma ka turbulluar ujin te lumi. Dhe, e hanë qëngjin e butë lara-lara te Lumi.

Përçudi, e mbajtën fjalën: deri më sot, nuk më thirri më askush në “bisedë informative”. Shkaku, Lapsit me Dy tyta mes librave.

Ditën e Sotshme përpiqeni ta lani me pizi “patriotike” mutin me shurrë. Muti, nuk lahet me shurrë. Vlerësime trusakate si “kritikë” dhe “studjuesë” letrar në prehërin e partive politike në pushtet. E kënaqët arsimin dhe kulturën shqiptare deri Sot, me: mësuesë, tituj shkencorë dhe profesorë universitar e poste partiake, pasuri personale, familjare dhe klanore.

Manifesimeve historike shqiptare të Rilindasëve Shqiptar, dhe jo juve si Parti Politike Shqiptare para kamerave televizive. Mos, e them edhe para fushatave parazgjedhore në Shqipëri, Republiken e Kosovës dhe Maqedoninë e Veriut.

Tashti, merreni me një fushatë të paparë parazgjdhore me përçarje për pushtet. I keni përveshur mëngët në një manifestim kulturor në Prishtinë dhe Tiranë. Edhe, në Shkup, të merreni edhe me vlerësimin e “Letërsisë Shqipe në Maqedoninë e Veriut”?! Ngatërroheni me zgjidhjen e politikës shqiptare në Mqedoninë e Veriut?! Edhe, të Kosovës?! Krahë për krahu si Don Kishotë e Sanço Panço shqiptar mbi gomar. Nëse, i kemi dy Shtete Shqiptar: Kosovën dhe Shqipërinë. Shtetin e tretë, Maqedoninë e Veriut në prag, nuk do të thotë se i kemi tri letërsi shqiptare, por vetëm një Letërsi Shqipe. Një popull shqiptar në Ballkan.

Pavetëdije, se: Letërsia Shqipe është një Letërsi, që krijohet në Shqipëri, Republikën e Kosovës, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Diasporë. Nuk ka Letërsi Shqipe të Shqipërisë, Republikës të Kosovës, as të Maqedonisë Veriut. Letërsi Shqipe, që me shekuj nuk arriti dot ta ndajë me kufinj politik as sistemi komunist jugosllav. E shi Sot, në “demokraci”, përpiqet ta ndajë Neokomunizmi jugosllav me argatët e tyre besnik në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”?! Sot, arrijnë ta copëtojnë me politikë “madhore” disa kalorës të arratisur me alamet tituj shkencor të Policisë Letrare qafëpërqafe me Dylqinenë e “Bit – Pazarit” të Shkupit për pushtet argati, poste partiake dhe pasuri personale, familjare, dhe partiake?!

Sot, i kemi Dy-tri “baba” të kombit shqiptar në politikën e partive shqiptare. E, një Shqipëri. Vetëm, se: Sotpërsot na mungon Nëna Shqiptare, brez pas brezi me vite e shekuj për Liri, dhe Shtet Shqiptar.

Parti Politike shqiptare me brekët nëpër këmbë…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx