| E premte, 05.12.2025, 06:59 PM |
PARTI POLITIKE SHQIPTARE
ME BREKËT NËPËR KËMBË
NGA
KALOSH ÇELIKU
Popull, i dalldisur, dhe arratisur këmbekrye pas partive
politike, ende me brekët nëpër këmbë ish jugosllave?! Pushtuesve
shekullor të Turqisë dhe hajdutëve shekullor jugosllav. Edhe, Sot Neokoministë shqiptar me “Din e Iman”, dhe xhami me dy e katër minare në Katund e Qytet: “Ne, e
duam “Babën”?! Nuk e duam Sot Nënën,
që na lindi në grazhdin e Lopës Larme?!
Përderisa
Dje, kishim spiunë, hajdutë në çdo lagje. Sot, nuk kemi spiunë.
Po, hajdutë?! Vetëm
“patriotë kuqezi”. E, mua si shkrimtar
shqiptar, më ka marr malli për spiunë! Hajdutë kuqezi, ish
jugosllav! Jo, për “patriotët kuqezi” të “vëllazërim-bashkimit” shqiptar
edhe në Ditën e Sotshme, kur
populli shqiptar është ende në rrezik për Ditën Nësërme!
Shkaku, se: Sot, i kemi vetëm
“patriotët kuqezi”, dhe nuk kemi spiunë?! Falë. Zotit, që këta spiunë na i dha Zoti edhe në Ditën e Sotshme me kësulë të
bardhë në kokë si ptariotë shqiptar tek partitë politike shqiptare. Kësulën e bardhë të Bajram Currit në
kokë. Jo, se nuk i kemi me thasë arnë përmbi arnë qorrsokaqeve
të Partive Politike Shqiptare, edhe Sotekësajdite,
por spiunët e djeshëm në
“demokraci”, u bënë të gjithë “patriotë kuqezi”. Dhe, u strukën
te partitë “demokratike” politike shqiptare, duke e rrëmbyer me këmbë e duar pushtetin. Dhe,
postet partiake e pasuritë marramendëse
personale, familjare, klanore dhe partiake të
popullit shqiptar. Merreni me mend, edhe në Diëtn e Sotshme Shqiptare, veshur kuqezi. Epabesueshme?!
E, unë
moti kohë i kam fshikulluar me shkrime
publicistike letrare dhe libra këto “patriot” shqiptar. Përmes shkrimeve të mia publicistike – satirike, dhe libra në systemin e rrezikshëm komunist jugosllav.
Edhe, Sot: Neojugosllav, aq më tepër i rrezikshëm në Ditën e Sotshme. Edhe, këtë “demokratik”
Neokomunist në “demokraci” me emëra dhe mbiemra: në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup me brekë ende nëpër këmbë, si parti politike shqiptare. Përmëkeq, edhe me nëjzetë firma i denoncuar në polici kunder meje si
shkrimtar shqiptar, “armik” i shtetit “përbashkët” ish jugosllav. Unë nuk jam kundër shtetit të “përbashkët” ish jugosllav.
Por, shteti jugosllav i “vëllazërim-bashkimit”, është kundër meje ende si shktimtar shqiptar. Fatkeqësisht, edhe partitë politike të “vëllazërim-bashkimit” Neokomunist. E pabesueshme asaj kohe,
në prag të “demokëracisë” (1992), se unë: jam i dërguar nga
Kosova: Çështjen Shqiptare
ta zgjidhë me luftë?!
Spiunimi i sistemit komunist jugosllav e arriti kilminacionin. Edhe, se: Unë jam ai “kryesori terroristi”. E pabeasueshme?! Qesha, dhe
iu përgjigja inspktorit policor që më mori në “bisedë informative”. Unë, dua të jem ai “kryesori terrorist”, por
fatkeqsisht nuk jam ai “terrorist” Sotpërsot.
E, sa i përket Ditës Nesërme ku ta di Unë, nuk e di as vetë si shkrimtar shqiptar, autor i librit
elegji e me çifteli, humor dhe barcoleta. Satira paralajmëruese për Ditën e Nesërme
te libri: “Trumbetat e Tellallit” (1992). Satira, të cilat më përcollën në “Liri”. Dhe, mua si autor edhe në
polici në “bisedë informative”. I them
inspektorit policor: Nuk ka asgjë kundër shoqërisë dhe njerëzimit, shtetit të “përbashkët” ish
jugosllav, me përjashtim të fshikullimit të partive politike shqiptare në
pozitë dhe opozitë, duke i fshikulluar përmes humorit dhe satirës gabimet dhe dobësitë e tyre
partiake për Ditën
e Nesërme.
E dimë, mu përgjigjë inspektori policor. Është
thikë me dy teha. Ne, dimë edhe më shumë sesa ti di si shkrimtar. E, di ti ku e ke të regjistruar djalin e vogël, në
cilën Shkollë? Jo, iu përgjigja. Nuk e di, e ka
regjistruar gruaja. E sheh pra, se ne i dimë edhe miqtë dhe armiqtë e tu pas
shpine. Po, e di, iu përgjigja. Partitë politike, bashkëpunojnë me ne si polici e
shtetit, mu përgjigjë inspektori i policisë. Ne, i
kemi njerëzit tanë edhe nëpër ato parti politike. Edhe, këtë e di, iu përgjigja. Vetëmse, mua mos më thirrni më për kësi budallakish në “biseda informative”
me njëzetë firma shqiptare! E, a do t’i shohësh kush janë ato me emra dhe mbiemra?
Jo, iu përgjigja. I di edhe vetë.
E, populli thotë: ujku qimen e
ndërron, por jo edhe hujin. Prandaj, edhe sot ende kemi spiunë me thasë, por të veshur me lëkurën e dhelprës dinake. Jo, dhe të Ujkut delengrënës, duke i përdredhur bythët pas qëngjave. E kanë ndërruar qimen, por jo
edhe hujin. Ende, e hanë qëngjin te lumi, gjoja se ai ia tyrbullon ujin?! Edhe pse, që qëngji pi ujë nën Urë, e Ujku mbi rrjedhën e Lumit?! Dhe, na i hanë Delet dhe qëngjat me shekuj, si
mishngrënës historik brez pas brezi.
E, qëngji
kur i përgjigjet, se: unë, nuk ta turbulloj ujin nën
Urë, por ti ma turbullon ujin mbi rrjedhën e Lumit malor.
Ujku i përgjigjet: ti jo, por babai yt vitin e
kaluar ma ka turbulluar ujin te lumi. Dhe, e hanë
qëngjin e butë lara-lara te Lumi.
Përçudi, e mbajtën fjalën: deri më
sot, nuk më thirri më
askush në “bisedë
informative”. Shkaku, Lapsit me Dy tyta mes librave.
Ditën e Sotshme përpiqeni ta lani me
pizi “patriotike” mutin me shurrë. Muti, nuk lahet me
shurrë. Vlerësime trusakate si “kritikë” dhe “studjuesë” letrar në prehërin e partive politike në pushtet. E
kënaqët arsimin dhe kulturën shqiptare deri Sot, me: mësuesë, tituj shkencorë dhe profesorë
universitar e poste partiake, pasuri personale, familjare dhe klanore.
Manifesimeve historike shqiptare të Rilindasëve Shqiptar, dhe jo
juve si Parti Politike Shqiptare para kamerave televizive. Mos, e them edhe
para fushatave parazgjedhore në Shqipëri, Republiken e Kosovës
dhe Maqedoninë e Veriut.
Tashti, merreni me një fushatë të paparë parazgjdhore me përçarje për pushtet. I keni përveshur mëngët në një manifestim
kulturor në Prishtinë dhe Tiranë. Edhe, në Shkup, të merreni edhe me vlerësimin e “Letërsisë Shqipe
në Maqedoninë e Veriut”?! Ngatërroheni me zgjidhjen e
politikës shqiptare në
Mqedoninë e Veriut?! Edhe, të Kosovës?! Krahë për krahu si Don Kishotë e Sanço Panço shqiptar mbi gomar. Nëse, i kemi dy Shtete Shqiptar: Kosovën
dhe Shqipërinë. Shtetin e tretë, Maqedoninë e Veriut në prag, nuk do të thotë
se i kemi tri letërsi shqiptare, por vetëm një Letërsi Shqipe. Një popull shqiptar në Ballkan.
Pavetëdije, se: Letërsia Shqipe
është një Letërsi, që krijohet në Shqipëri, Republikën
e Kosovës, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Diasporë. Nuk ka Letërsi Shqipe
të Shqipërisë, Republikës
të Kosovës, as të Maqedonisë Veriut. Letërsi Shqipe, që me
shekuj nuk arriti dot ta ndajë me kufinj politik as sistemi komunist jugosllav.
E shi Sot, në “demokraci”, përpiqet ta ndajë Neokomunizmi jugosllav me argatët
e tyre besnik në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”?! Sot, arrijnë ta copëtojnë me politikë “madhore” disa kalorës të arratisur me alamet tituj
shkencor të Policisë Letrare qafëpërqafe me Dylqinenë e “Bit – Pazarit” të Shkupit për
pushtet argati, poste partiake dhe pasuri personale, familjare, dhe partiake?!
Sot, i kemi Dy-tri “baba” të kombit shqiptar në politikën e partive shqiptare.
E, një Shqipëri. Vetëm, se: Sotpërsot
na mungon Nëna Shqiptare, brez pas brezi me vite e
shekuj për Liri, dhe Shtet Shqiptar.