E premte, 28.11.2025, 10:39 PM (GMT)

Mendime

Fahri Dahri: Ç’farë kuptohet me nocionin komb?

E premte, 28.11.2025, 06:58 PM


Ç'FARË KUPTOHET ME NOCIONIN KOMB?

Nga Fahri Dahri

a)- "Xëngë xëngë miza del kollofotiza".

Kjo metaforë është përdorur nga thesprotët/çamët, për të treguar se duke folur shumë për të zgjatur një sherr, apo për të "tjerrë" një thashetheme, arrihet në veprime të pa dëshiruara, armiqësore, madje deri edhe në vrasje. Pra, fjalë pas fjale plas sherri, armiqësia. Më qartë:

Nga disa veprime në dukje të vogla sot, lindin rreziqe të mëdha shoqërore nesër.

Për të ndalur këto raste, përvoja popullore gjeti metafora e mësipërme.

E nisa kështu këtë shkrim për të goditur fenomenin shoqëror të shfaqur dukshëm në dekadat e fundit, të cilat karakterizohen nga një zhvillim i tepruar grindjesh, mashtrimesh, ngritje zëri të zhurmshëm pa asnjë efekt pozitiv, shpifjesh,  etj.

Këto, çorba të kavurdisura së pari nga politika, kanë ndikuar rëndshëm në mbarëvajtjen tonë gjithëpërfshirëse. Fenomeni ka sjellë pa përgjegjshmëri, pa ndëshkueshmëri edhe kur denigrohen figura të shquara si dhe identiteti ynë kombëtar.

Në këndvështrimin tim, nëse nuk vendosen sa më shpejt pengoret, rrezikohemi të hyjmë në etapat (periudha kohe) "hergjele", (të harlisura) të zhvillimit shoqëror.

Jetojmë në këto etapa prandaj zgjodha metaforën e mësipërme.

b)- Fenomen tjetër i rrallë dhe i veçantë, po thuaj dymijë vjeçar që vepron ndaj kombit shqiptar është pa ndalshmëria armiqësore e të tjerëve për të na asimiluar, për të na zhdukur.

Të gjithë rrimë e rrimë e vetpyesim: Vallë pse? Nuk e di nëse është vetëm thënie e popullit tonë, por për përgjigjen e pyetjes duket është e saktë vetëm për ne: "Pema me kokrra gjuhet me gurë".

Mijëvjeçarët, emërtim i bërë nga njerëzimi, ecin në vazhdimësinë e Universit, bashkë me 'ta ecën dhe  njerëzimi. Tek i pari njerëzimi nuk arrin ta ndjekë, as ta kuptojë ndryshimin; por ndryshimet në zhvillimin dhe ecurinë e njerëzimit, për epokat e kaluara na njeh  historia, arkeologjia, gojëdhënat dhe nga aktualitetet përkatëse.

U zgjatëm pak, për të thënë që në këto periudha të gjata kohe, kombi shqiptar është sulmuar nga të gjitha anët me synim asgjësimin e tij.

Ndalem në disa të veçanta që kemi për të vërtetuar qenien tonë si "Pemë me kokrra që na gjuajnë me gurë".

c)- Gjuha është shprehja e parë e kombit. Nuk është nevoja për tu zgjatur pasi është e njohur veçoria e gjuhës tonë si protogjuhë dhe unike (është vetëm një).

ç)- Gjaku. Lidhja e gjakut. Tek etnia shqiptare ekziston një lidhje e fortë e gjakut dhe lidhja farefisnore. Organizimi etnik shoqëror tek ne, ka baza të forta tek vazhdimësia e gjakut dhe e fiseve. Dukshëm është njohur organizimi fisnor gjatë Mesjetës. Ndër datat më të rëndësishme të historisë së etnisë tonë, është "Besëlidhja e Lezhës"; ose "Lidhja Shqiptare e Lezhës"; "Kuvendi i Lezhës", apo "Liga e Princërve Shqiptarë". Kjo lidhje ka të bëjë me Kuvendim e Princërve Shqiptarë të viteve 1444, me nismën e Gjergj Kastriotit. Besëlidhja e Lezhës është mbledhur më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë. Organizatorë të kuvendit ishin: prijësi i Principatës së Kastriotëve Gjergj Kastrioti dhe princat më me influencë të disa krahinave. Princërit që morën pjesë ishin: princi i krahinës midis Krujës dhe Durrësit; princi i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë; princi i krahinës midis Krujës dhe Lezhës; princat e  principatës që shtrihej nga Drini në Kosovë gjer në kufi të Serbisë; princi i Danjës; princi i Malësive të Shoshit e i Shalës; princi i Zadrimës; princi i Malit të Zi, etj.

Besëlidhja mbarëshqiptare ishte bërë mbi parimet e gjuhës, zakoneve dhe traditave tona të veçanta. Në vazhdimësi atë organizim e gjejmë në Lidhjen e Prizrenit, ku lindi përcaktimi i kombit mbi bazën e fiseve. Në atë lidhje u konsolidua ndërgjegja jonë kombëtare. Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve ku, nga popullsia e territori mbizotëronin shqiptarët. U themelua zyrtarisht më 10 qershor 1878 në ish qendrën e vilajetit të Kosovës. Qëllimi i Kuvendit del qartë nga fjalimi i Abdyl Frashërit: "Qëllimi i Kuvendit është që t'ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t'i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë".

d)- Trashëgimia që kanë lënë amanet të parët tanë, ka qenë dhe vazhdon të jetë: "Mbajtja e lidhjeve të gjakut dhe lidhja fisnore, kush prish apo tenton ti prishë këto lidhje, mbi 'ta të bjerë mallkimi i rëndë".

Megjithatë tek njeriu, në tërësinë e tij, për fat të keq zënë vënd, krahas arësyes edhe pasionet. Po ç'farë janë pasionet? Ndjenjë e fuqishme, e thellë dhe e qëndrueshme, që shfaqet me vrull dhe që përcakton sjelljen e veprimtarinë e njeriut; me efekt të fuqishëm.

"Nuk janë të pakta rastet kur njeriu pranon pasionin absurd, në këtë rast absurditeti është një pasion nga më të dhembshmit". Na thotë mëmçuria e të urtëve tanë. Periudha të gjata kohe, njëra pas tjetrës ecin gjithmonë përpara. Kjo është ligjësi e natyrës. Ndërsa ndryshe është me njerëzit, ku seicili veç e veç e nis nga e para jetën e tij. Edhe kjo është ligjësi e natyrës. Të dyja janë  ligjësi të natyrës, atëhere ku qëndron problemi? Tek njerëzit që duhet të arrijnë ta kuptojnë këtë fakt të ligjësisë natyrore.

d)- Një tjetër mënçuri nga të parët na kujton: "Mos vraponi për të gjetur gurë, sigurohuni të mos humbim diamantët që i kemi". Dhe vërtet ne kemi plot diamante që jo të gjithë i kanë, dhe kjo është një nga shkaqet që të tjerët na gjuajnë me "gurë"!.

Në këto situata kërkohet të jemi të ndërgjegjdhëm e të përgjegjshëm se:

Nuk mund të mbrojmë dhe të ruajmë vendin e të parëve tanë, nëse nuk kultivojmë ndjenjën e dashurisë për çdo pjesë të truallit të Shqipërisë etnike".

Për të realizuar ruajtjen dhe mbrojtjen e trojeve tona, lind nevoja të njihemi me disa përkufizime, apo përcatime të nocionit "komb".

Personalisht mendoj se nocioni komb është rezultat i fazave sasiore dhe cilësore të zhvillimit demografik të njerëzimit me fillesë çifti, familja, fisi, etnia, të cilat ne shqiptarëve na çojnë tek kombi, të pa shkëputur  nga "lidhja e gjakut".

Dihet se për termin "komb" ka plot përkufizime dhe të gjitha, sipas këndvështrimeve të autorëve të ndryshmë dhe të shumtë, janë të drejta pasi mbështeten në vullnetin e tyre. Trajtimi për këtë temë nuk bëhet për kundërvënie të askujt, gjithashtu nuk ndalem në përcaktimet e shumta që i bëhen kombit. Këtë emërtim do e trajtoj duke u bazuar në fjalën e dialektit tim krahinor, "komb". Kjo fjalë edhe sipas fjalorit shqip-shqip do të thotë: nyjë; pengesë si nyjë në të folur: iu bë një komb në grykë nuk mund të fliste dot. Në litar bëjmë një nyje (komb) që, sipas rastit shërben si forcë për të kryer një proçes pune. Nga një proçes pune që kërkohet forca dhe që zgjidhet me komb (nyje) edhe shkalla e zhvillimit njerëzor kërkon një emërtim të ri, mbi atë të fisit për tu forcuar më tepër, për këtë shërben kombi, i cili lind si efekt i shtimit sasior e cilësor i fiseve. Gjithmonë në lidhje biologjike. Në konceptimin e përgjithshëm me "komb" kuptojmë banorët; me "Atdhe- Mëmëdhe" kuptohet hapësira territoriale; ndërsa emërtimi "shtet" është organizëm shtetëror a shoqëror, që i njohim si institucionet legjitime.

Por në realitetin tërësor idea e kombit është tepër e ndërlikuar, mbasi veprojnë këndvështrime të ndryshme që lidhen me interesa etnike, racore, fetare etj. Në glob ka kombe të ndryshme, të tillë si: shumëgjuhësh, me disa besime fetare si: SHBA, Gjermania, Shqipëria. Komb që banorët jetojnë në shumë shtete, siç jemi ne, shqiptarët. Pavarësisht nga të gjitha këto, përkufizimet për kombin grupohen në dy:

a)-Kombi është krijesë artificiale kulturore e jo zhvillim natyral i bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike.

b)-Shqiptarët e vërtetë  e kanë kombin me zhvillim natyral të bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike.

Në këto dy grupime përkufizimesh të kombit lindin kontradiktat antagoniste të cilat krijojnë armiqësi dhe konflikte të vazhdueshme. Nëse vëzhgohen me kujdes dallimi mes tyre është tek të bazuarit jo me prejardhje biologjike dhe me prejardhje biologjike. Që do të thotë se shumica nuk kanë prejardhje biologjike që të bazohen. Si rrjedhojë krijojnë arësyetime dhe justifikime artificiale që të formojnë komb, janë agresivë dhe nxisin luftëra. Konkluzion që është i vërtetuar në shekuj. Ndërsa pakica, që kombin e përcakton nga prejardhja biologjike, është krejtësisht e kundërta me jo biologjikët. Në këtë grup përfshihet kombi shqiptar i cili është paqësor, nuk ka sulmuar,  as ka pushtuar asnjë territor të të tjerëve, është tolerant, respekton të drejtat universale të Njeriut, të Pronës. Por fatkeqësisht ndodhet i vetëm si komb mbi baza të prejardhjes biologjike. Veçori e rrallë që krijon ambicje, zili negative të të tjerëve që në vazhdimësi na "gjuajnë me gurë"!.

Nga sa u trajtua shkurtimisht, përkufizimi i saktë dhe i plotë që i përgjigjet shkallës së zhvillimit shoqëror të njerëzimit, është përkufizimi sipas përcaktimit që i bëhet nga populli shqiptar, i cili e shikon kombin të lidhur me zhvillimin natyral të bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike.

e)- Sa sipër  duhet ruajtur përkufizimi shqiptar për kombin nga çdo agresion i brëndshëm dhe i jashtëm, mbasi është natyral, aspak i sajuar!.

Në përfundim "Kombi", për të qenë i përmasave botërore, kërkohet të ketë unifikim shkencor. Një vlerësim i tillë i shërben vendosjes së paqes dhe ndalon agresorët profanë në fushën e kombeve.

E vërteta e nocionit komb, sipas  përcaktimit shqiptar që e lidh me zhvillimin natyral të bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike, lind të drejtën për të qenë i mbrojtur nga UNESCO.

Fahri Dahri. Tiranë,

më 28/Nëntor/2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx