E hene, 24.11.2025, 10:44 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kaloshi Çeliku: Zagarët e grazhdit të “kalit Shemës”

E hene, 24.11.2025, 06:57 PM


ZAGARËT E GRAZHDIT

TË “KALIT SHEMËS”

NGA KALOSH ÇELIKU

Viçat e palëpi, që Dje na i polli në grazhd Lopa e Larme me “Kalin e Shemës”, Sot nuk i do as vetë Lopa e Larme me kërpesh kanapi lidhur nyje përqafe. Taxhi me krunde në grazhd të Qeverisë “vëllazërim – bashkimit” me të katra pas posteve partiake dhe pasurisë. Fatkeqësisht, përderisa kanë qenë në pushtet dhe opozitë, shumë pak kanë bërë për arsimin dhe kulturën shqiptare. Përmëkeq, i kanë nëpërkëmbë me vite edhe nën nivelin e ish sistemit komunist jugosllav. Papritmas, viçat e palëpi u ringjallën në zagarë të “Hyqymetit” me një torbë taxhi përqafe.  Dhe, një asht i hudhur nga dritarja e partive politike në rrugë.

Pjellat e Lopës Larme, zagarët pa fije turpi Sot: fotografohen para kamerave televizive si “patriotë” me “Babën” e Republikës të Kosovës dhe zagarët e tij përmbrapa, edhe gjatë festave historike të Nëntorit Madh Shqiptar: 22 Nëntorit, Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dhe 28 Nëntorit të Pavarësisë Shqipërisë. Edhe, na janë ulur këmbëkryq në Sofrën e burrave të Shqipërisë Historike. Këmbën përmbi këmbë, ende me muaj pa Qeveri të Republikës Kosovës, përpiqen ta “shpëtojnë” Maqedoninë e Veriut. Dhe, ende pa Shtet Shqiptar me Lirinë dhe Robërinë me vite e brekë të grisura arnë përmbi arnë nëpër këmbë. Krekosen para kamerave televizive si pula kur këndon si gjel, se: si parti politike e “bashkuan” popullin shqiptar?! Larg, veprave Historike të atyre burrave mejdani, Rilindasëve shqiptarë.

Arsimit dhe kulturës shqiptare të burgosur me vite dhe shekuj, që nga Perandoria Osmane, “Serbisë Madhe”, Jugosllavisë komuniste. Institucioneve dhe kabineteve qeveritare të partive politike “vëllazërim-bashkimit”. Vepra Historike, të cilat herët Rilindasët Shqiptar i krijuan me tru dhe pasuri personale përtej Ditës Nesërme. Sot, këto politikanë të arratisur dhe dalldisur i “bashkojnë” me parti politike të përçara, poste partiake dhe hajdutëri. Themelet e një Shteti dhe shoqërie. Që, janë arsimi dhe kultura.

E, këto politikanë “demokratë” të sotshëm shqiptar me brekët e grisura nëpër këmbë, ende përpiqen ta mbajnë veten gjallë me poste partiake dhe pasuri personale, familjare, klanore dhe partiake në pushtet e opozitë edhe në Ditën e Sotshme?! Viça të palëpi (zagarë), që mesdite na i polli Lopa e Larme.

Dhe, Sot: nuk i do as vetë si viça të palëpi në grazhdin e “Kalit Shemës”...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx